Protesta te parlamenti, disa policë të lënduar

Edona Llukacaj

Tensionohet më tej situata tek Parlamenti, ndërsa thirrja e ministrit të brendëshëm Lleshaj nga Twitter drejtuar kryeopozitarit Lulzim Basha nuk duket se është marrë parasysh.

Policia i është përgjigjur me gaz protestuesve që kanë tentuar të hynë në oborrin e parlamentit.

Ndërkohë nga burime të pakonfirmuara, bëhet me dije se një numër protestuesish që janë përfshirë në veprime të dhunshme po shoqërohen në polici.

Nga ana tjetër policia ka njoftuar lëndimin e “një numri të konsiderueshëm punonjësish”, duke iu drejtuar me megafon kryopozitarit Basha që të ndërhyjë për qetësimin e situatës para parlamentit.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *