Një grup prej disa dhjetra shqiptarësh të rinj protestuan përsëri sot në Shkup në shenjë revolte për dënimet drakonike të 6 shqiptarëve në procesin “Monstra”.
Për dallim nga ditët tjera prostata sot ishte me e qetë, ndërsa forca të mëdha policore me autoblindë dhe autobote kanë bllokuar bulevardin pranë Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, për të pamundësuar drejtimin e demonstruesve kah Qendra e Shkupit dhe Qeveria.
Protestuesit demonstrojnë të qetë dhe me thirrje “duam drejtësi”, kundër aktvendimit të gjykatës për rastin “Monstra”.
Njëri nga familjarët e të arrestuarve, Bedri Ajdari tha se, protestat nuk do të ndalet dhe se ato do të vazhdojnë deri sa të lirohen famijarët e tyre të pafajshëm.
“Familjarët tanë janë dënuar pa asnjë fakt. Shteti dhe gjyqësia maqedonase na i ka poshtëruar kombin dhe fenë tonë duke na quajtur terroristë. Kjo nuk durohet më. Drejtësinë do të kërkojmë edhe në instanca më të larta”, deklaroi Ajdari.
Për dallim nga Shkupi ku protestat ishin më të qeta në Tetovë ka eskaluar situata.
Rreth 2000 protestues kanë marshuar rrugëve të Tetovës duke vazhduar drejtë selisë së BDI-së në fshatin Reçisë, ku edhe janë ndaluar nga policia maqedonase me anë të bombave paralizuese dhe bombave të gazit.
Protestuesit kanë brohoritur: Poshtë Politika, Poshtë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Reporteri i agjencisë së lajmeve INA bën të ditur se nga dhuna policore janë lënduar disa protestues. Zyrtarishtë numri i të lënduarve akoma nuk dihet.
Përpos në Shkup dhe Tetovë protesta të qeta dhe me intensitet më të vogël janë zhvilluar në Strugë, Dibër dhe Gostivar.
Protestat pasojnë pas dhunës policore ndaj protestuesve shqiptar dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Shkup, që shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë. (INA)

KETO JANE VENDIME POLITIKE TE STIMULUARA NGA FSB-JA E RUSISE PER TE KONFLIKTUAR SHQIPETARET ME MAQEDONET DHE MAQEDONIA TE SHPERBEHET.
ME SHUME TE NGJARE ESHTE PIKERISHT FSB-JA RUSE QE I VRAU ATA TE SHKRETET SI MISH PER TOP PER QELLIMET E SAJA.