Protesta të reja në Hong Kong kundër ligjit për ekstradimet

Leda Hysa

Mijëra njerëz dolën nëpër rrugë në mesin e nxehtësisë për të protestuar kundër një projektligji të diskutueshëm që do të lejonte ekstradimin e shtetasve të Hong Kongut të dyshuar për krime në Kinën kontinentale.

Demonstruesit e veshur me të zeza mbanin patrulla, ku shkruhej – “Hetime të Pavarura për Sundimin e Ligjit”, ndërsa policia u tregua e ashpër duke përdorur gazin lotsjellës për të shtypur protestën.

Gjatë dy muajve të fundit, miliona vetë janë mbledhur kundër udhëheqëses së Hong Kongut, Carrie Lam. Këto janë trazirat më të rënda sociale për ish-koloninë britanike që nga koha kur u kthye nën kontrollin e Kinës 22 vite më parë.

Carrie Lam ka kërkuar falje për trazirat e shkaktuara nga ligji i ekstradimit dhe e anuloi atë.

Tashmë demonstratat janë shndërruar në protesta me kërkesa më të gjera për reforma demokratike dhe një hetim ndaj ankesave të protestuesve për sjellje brutale të policisë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *