Policia e Shtetit bën më dije e një polic është lënduar pas kapsollave që janë hedhur nga protestuesit e opozitës gjatë marshimit.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se efektivi i policisë është dërguar në spital për trajtim.
Ndërkohë që policia i bën thirrje protestuesve të ndalojnë goditjet provokuese.
“Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.
Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë”, thekson Policia e Shtetit.
v.l/ Dita

Ku eshte Presidenti i te gjithe shqiptareve qe viziton Sait Dollapin ne spital, qe nuk ka asgje dhe ben kot dhe nuk ka vizituar nje here policetv qe jane demtuar nga protestuesit huligane madje edhe kane humbur gishta. Por Presidenti jone e tregon hapur qe eshte me Partine e gruas se tij dhe nuk do tja dije per policine e shtetit qe i mbron edhe atijn bythen kur eshte ne vizita kombetare. Ky eshte nje palo President dhe jo ai qe duam. Meta Shporru! Je i pafytyre!