Protesta e sotme, Thaçi: Tentativë për të marrë pushtetin me dhunë

Dita

Kryeministri Isa Mustafa në një konferencë për mediat me zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, tha se ‘protesta nuk duhet të shfrytëzohet për ambicie politike’. Mustafa ftoi qytetarët të ruajnë qetësinë dhe institucionet e Kosovës të bëjnë detyrën. Ndërsa Thaçi, e quajti dhunën në rrugët e Kosovës, një përpjekje për tw marrë pushtetin me dhunë.

“Kjo është një marrje e pushtetit me dhunë, por pushteti fitohet me votë, me votën e lirë. Këtu Parlamenti është përfaqësues i popullit, ndërsa shantazhimet u rrugës nuk do të kenë sukses. Ftojmë qytetarët e Kosovës për besim në institucionet. Nuk kemi arsye pse të kemi pamje të tilla në qytetin tonë, pamje që konfronton policinë me qytetarët tanë ku të gjithë kanë si synim demokracinë. Në të njëjtën kohë, fton subjektet politike t’i shprehin shqetësimet e tyre në Parlament”, tha  Thaçi.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i bëri thirrje klasës politike dhe qytetarëve në rrugët dhe sheshet e vendit, që të ruajnë qetësinë dhe të gjejnë dialogun.

Share This Article
3 Comments
  • O KRIMINEL, NUK KA POLICI QE TE MBRON

    KE BERE KRIME GJATE LUFTES DUKE EKZEKUTUAR ME GJAKFTOHTESI KUNDERSHTARET POLITIKE.

    KE BERE KRIME NE QEVERRI DUKE VJEDHUR PARATE E NJERZVE TE THJESHTE.

    NUK KA POLIC QE TE MERR PERSIPER, E KE VENDIN NE BURG.

  • A kishin stilolapsa me helm dhe çadra me thika puçistet?Pyete pak shpellarin e viçitolit,se pothuaj patriote jeni,si veprohet ne kesisoj rastesh?
    Keni lavire dhe horra ju andej?
    Apo jeni ju horrat qe keni frike se mos ju marrin pushtetin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *