PROTESTA/Balla: Ligji të veprojë për të gjithë ata që dhunojnë pronat publike

Saimir Lleshi

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke reaguar për protestën e opozitës, kërkoi që dhunuesit të identifikohen dhe të dalin përpara ligjit.

Ai thotë se ligji duhet të godasë me forcë gjithkënd që dhunon pronën publike.

Reagimi:

“Për ata që ndoshta e kishin harruar, sot ripanë fytyrën e vërtete të një partie qe krimin e ka program të partisë, dhunën e kanë statut, liderin dhe kryeliderin hajdut.

Dhuna dhe dhunuesit te fotografohen dhe te identifikohen të gjithë. Ligji të godasë me forcë. Policia dhe prokuroria te bëjnë detyrën në kushtet shkatërrimit të pronës publike.

Faturën e dëmeve nuk duhet ta paguaje buxheti i shqiptareve, faturën ta paguajë frymëzuesi dhe kryefrymëzuesi i dhunës.

PD të dëmshpërblejë dëmet. Lulzim Basha dhe Sali Berisha na rikonfirmuan sot se dekriminalizimi duhet të fillojë pikërisht me këta dy.

Protesta e sotme ishte protesta e atyre qe rrisnin kanabisin ne Lazarat, ishte protesta e atyre qe vidhnin energjinë elektrike, ishte protesta e atyre qe nuk paguajnë taksat, ishte protesta e ish-ministrave te korruptuar, për të cilët drejtësia ende po vonon.

Protesta e sotme kishte shume fytyra njerëzish në kërkim nga drejtësia. Ja pse duhet reforma ne drejtësi. Që krimi te mos ngrejë më dorë kundër shtetit. Ja pse PD nuk e pranon reformën ne drejtësi, sepse kjo parti është peng i njerëzve të inkriminuar.

Ja pse ne socialistet kemi përgjegjësinë historike ta bëjmë sa me shpejt këtë reformë. E vetmja rruge qe e shpëton këtë vend nga njerëz që vrasin kur janë në pushtet dhe shkatërrojnë kur populli i dënon të qëndrojnë në opozitë.

Dy fjale Lulzim Bashës. Zëri yt i çjerrë është njëlloj si partia e babit që të bëri kryetar. Ti Lul u dogje sot”. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Sa I mjere qe je mor Taulant,,,une pashe sot vetem impotencen tuaj shteterore,per t’i vene kufirin tek thana dhunes dhe dhunuesve te hapesirave dhe prones publike ,,,,,dhe nisa te dyshoj nese ju e meritonit vullnetin e shnejteruar te nje million shqiptareve.

  • Me humbjen e pushtetit diten e diele 23 qershor 2013 Berisha boshatisi buxhetin e shtetit.
    Kjo parti fashiste revolucionare naziste nuk u ngop kurr ne dam te vendit.Sot ato duan ta ligeshtojne dhe sa ma shume buxhetin e shtetit.Pergaditen me kohe program shgatrimi kanibalesk kesaj rradhe jo cdo gje moniste ne gjendje ZERO po cdo arritje te demokracise plurailste ne shpartallim.
    Kesaj parti fashiste i duhet pergjigjur me te njejten monelle.Ti kryej te gjitha shdamtimet me hovin rrevolucionar qe e karaterizon per zhgatrim.
    Partia Demokratike anakronike jasht kohes moderne.I ka ikur koha gjithe plejades me ne krye Berishen e Lulrrushin qe mbajn peng drejtimin e partise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *