Protestat e dhunshme në Barcelonë, thirrje për ulje të tensioneve

Leda Hysa

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Barcelona nuk e meriton këtë”. Kështu ka deklaruar ditën e sotme udhëheqësi i Barcelonës, Ada Colau, duke bërë thirrje për qetësi dhe ndërprerje të protestave të dhunshme nga separatistët katalonas.

Ai tha se protesta e së premtes ka qenë më e rënda në ditët e fundit, ku për shkak të tensioneve, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestuesit janë të zemëruar nga vendimi i Gjykatës Supreme që dënoi me burg nëntë liderë separatistë.

Separatistët radikalë janë përplasur me policinë që nga e hëna në disa qytete. Autoritetet deklarojnë se më shumë se 400 persona janë lënduar, shumë nga ta zyrtarë policorë, derisa janë arrestuar 150 persona.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *