Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Në një kohë të largët, një gjeneral i lavdishëm, që e njihte shpirtin njerëzor, ndoshta më mirë se askush tjetër, që kishte kaluar përmes skamjes për të sunduar një perandori të tërë, që rrëmbente nga duart e papës kurorën perandorake për ta vendosur vetë mbi kokën e tij, Napoleoni, do të thoshte se :
“Nuk kam frikë nga një milion ushtarë, por nga një milion ushtarë të uritur”.
Nëse dikush nuk e beson se njerëzit , natyrisht jo të gjithë, janë të uritur, atëherë ai nuk e meriton të qeverisë, edhe sikur të ketë fituar një vit më parë gjithë votat e botës.
Sikur edhe një e qindta e banorëve të këtij vendi të ishte në pragun e urisë, kambanat duhet të binin dhe, në fakt kanë rënë. Mbi gjithçka tjetër, ata po bien për ju, zoti kryeministër!
Thuajse një vit më parë ju jeni ri votuar për të qenë shefi i qeverisë. Me të drejtë apo pa drejtësisht, kjo është diçka që nuk ka lidhje me atë se çfarë ndodh sot. Personalisht besoj se duhet të vazhdonit të qeverisnit, aq më tepër kur, përballë jush kishit një figurinë politike, pa asnjë vlerë dhe dobi, të cilin, edhe të vetët po shpejtojnë ta heqin.
Për herë të parë një figurë politike besohet në mandatin e tij të tretë, por , jo për të fjetur, e as për të ngritur duart në një kohë të vështirë, si është kjo e tashmja. Jeni besuar për të drejtuar këtë vend, si i thonë, “ në të mirë e në të keq”, për të bërë një shtet ndryshe, që mund të përballojë një ditë të vështirë.
Çfarë ndodhi?
Oligarkët, edhe një herë, e rrëzuan shtetin. E përmbysën në fare pak ditë. Si të ishte një kështjellë prej letre , apo, mjerisht, një fantazmë shtetërore, e cila, ndërtuar mbi rërën e fjalëve, rrëzohet në frymën e parë. Një tufë njerëzish pa asnjë ndjenjë njerëzore, kur ende lufta nuk kishte nisur në Ukrainë, fërkonin duart dhe prisnin nisjen e plumbave, për të rritur çmimet e karburanteve, edhe pse gjithçka kishte qenë në depot e tyre.
Ku ishit ju, kryeministri ynë? Nuk e dinit se çmimi i naftës po shkonte drejt 2.5 eurove, si askund në Evropë, nuk e dini ende se një litër vaj gjelle kushton gati 3 euro, dhe jo rastësisht çmimet po i konvertoj në euro, që të keni më të lehtë krahasimin me vendet që duan t’i ngjajmë….
Një tufë horash të pasur, që kanë në duart e tyre karburantet, megjithëse keni folur kaq shumë për monopolet, e pa asnjë dobi, sapo i u erdhi rasti i dhimbjes, ju treguan ju, e bashkë me ju edhe ne, çka ne e dinim, se shteti është më tepër i tyre, se sa i yni, se ata mund të përmbysin çfarë të duan, nëse shteti u lë hapësirë.
Çfarë do të kishte ndodhur nëse njerëzit nuk do të kishin protestuar? Një mendje e cikatur mund të bëjë thirrje që, të mos venë njerëzit me makinë të blejnë cigare, ashtu si një tjetër që kërkoi akademinë e blegtorëve; ndërkohë që tenderët e mëdhenj i marrin të afërmit e kabinetit tuaj…e çfarë do të kishte ndodhur nëse njerëzit do të kishin ulur kokat, të pranonin nënshtrimin e tyre nga tufa e horave dhe të prisnin se çfarë do të bëjë shteti.
Një shtet, që në dy ditë, e sheh se të brendshmet i kanë rënë në këmbë, nuk mund të bëjë asgjë, nëse njerëzit nuk i tregojnë të vërtetën. Një zonjë ministre që e sheh popullin nga luksi i mjetit të saj, që tash sa dekada noton në luks, ajo nuk ka mësuar asgjë e as nuk do të mësojë. Ajo, as halë peshku nuk është në grykën e oktopodëve të oligarkisë financiare, e, mjerisht, edhe asaj politike.
Pak ditë më parë isha në dyqanin e bukës të lagjes sime. Në radhë, para meje, ishte një çift i moshuar, të rënë në fytyrë, heka – keq, që shihnin me habi çmimin e bukës, i cili dy ditë më parë kishte qenë 30 lekë, një ditë më pas ishte bërë 40 lekë e tash ishte 50 lekë. Një bukë e vogël, e bardhë, dreqi e di nëse me miell serb apo ukrainas a rus.
Burrë pyeti ngadalë nëse kishin bukë nga e djeshmja. Nuk kishte. Po nga e pardjeshmja, nguli këmbë ai. Bën edhe ajo – tha ai, e ngrohim pak. Nuk kishte përsëri.
Një klient tjetër, ndoshta dhe i njihte, se lagjja jonë është e vjetër dhe pallatet e mëdha ende nuk kanë arritur, i tha të merrnin çfarë të donin, paguante ai, por burri i plakur para kohe mohoi.
Nuk është letërsi kjo, është dhimbje. Nga zyrat ministrore nuk ndjehet kjo, por në rrugët e qyteteve është tepër e pranishme.
Pyetja është e qartë: çfarë do të bëjë qeveria?
Një ditë dolën njerëzit në rrugë dhe oligarkët naftë sjellës e naftë shitës ulën çmimet me 40 apo 60 lekë. Po qeveria ku ishte? Vërtet ka ndonjë funksionar të lartë që ende nuk e di se shteti është rregullator i tregut dhe jo si ajo që gjithë “ dituri” shpërvjel mëngët dhe thotë se qeveria nuk ndërhyn në çmimet e tregut.
Nga vjen ajo? Po sikur, kjo oligarki, që na qenka jashtë kontrollit të shtetit , të vendosë çmimin e naftës mbi çdo tavan tjetër, çfarë do të bëjë qeveria?
Problemi thelbësor është në përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e qeverisë. Është thelbësore që, në çdo çast, qeveria dhe shefi i saj të jenë të përgjegjshëm dhe jo “garibë” të pushtetit, se nga këto të fundit kishim mjaft, edhe kur dukej si liberal, edhe kur të vriste, edhe kur zihej me bllok në duar.
Vërtet kryeministri ynë është i gjatë dhe nuk “ i fut” duart dot në xhepat e të tjerëve, por, këto “ të tjerët, janë “ të shkurtër” dhe, po të duan ata e po të mos shikojë kryeministri i gjatë, i futin vetë në xhepat e tij. Në mos te ai, te shefat rreth e rrotull tij, se, po të mos kishin qenë kaq të sigurte se qeveria hesht ,kur ata vjedhin, nuk do të kishim këtë gjendje.
Një qeveri e përgjegjshme ndjen çastin kur dhimbja do të kthehet në revoltë dhe nuk bëhet masha e oligarkisë për të nxjerrë gështenjat nga zjarri.
Jo të gjithë ata që kanë dalë në rrugë dhe protestojnë janë njerëz të frustuar apo “derra” të kënaqur. Jo të gjithë ata kanë BMW x 5 apo dalin në rrugë se nuk e duan qeverinë.
Që opozita, edhe kur përbetohet se, nuk ka futur duart në protestë, nuk do e shfrytëzonte këtë rast, atëherë do të ishte budallaqe, dhe, duhet thënë se, opozitën e kemi të shpartalluar, por dorën e protestave e njeh mirë dhe është aty.
Ajo, opozita, është aty kur rrugët bllokohen dhe do të kërkojë bllokimin e gjithë rrugëve të këtij vendi, pasi ende është në mentalitetin e dhunës si forcë dhe ardhjes në pushtet përmes së keqes.
Kjo ka qenë dhe do të jetë, edhe për shumë kohë, puna e saj. Ndaj është opozitë dhe , si duket, do të ngelë aty edhe në shumë kohë të tjera.
Por, ndryshe nga ajo, qeveria ka shikim tjetër e duhet ta ketë. Është e lehtë të denatyrosh protestën përmes cinizmit pushtetar, apo, edhe më tej, ta shpërfillësh atë. Fakti i zerimit të taksës mbi pagat deri në 40 mijë dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri në 50 mijë lekë, nga muaji prill, tregoi se qeveria e di se protesta, si mjet i ligjshëm, mund të sjellë pasoja të tjera dhe, nëse nuk e bëri me hir, që në ditën e parë të luftës, e bëri me pahir nga protestat, që nesër mund ta detyrojnë të bëjë lëshime të tjera, qoftë edhe të përkohshme, të cilat janë bërë të domosdoshme.
Paketa e rezistencës sociale, emër i bukur, kërkon ndërhyrjet më të thekura të qeverisë, pasi efektet e krizës ndërkombëtare sapo kanë filluar dhe do të ndjehen më shumë në të ardhmen.
Ne vërtet kemi një opozitë që, si askush në botë proteston për gjithçka, për turpin e Zotit – thotë shefi ynë i qeverisë, por duhet të kemi edhe një qeveri të pyesë, përse tani, në këtë periudhë, ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera, njerëzit protestojnë? Vërtet është vetëm faji i tyre?
Vërtet në vende të tjera oligarkët kanë kaq fuqi madhore që, befas, pa asnjë ndalesë, të rritin çmimet si të duan, disa herë brenda ditës, gjithnjë në rritje, deri sa në pak çaste ato bëhen dy a trefish më të larta?
Qeveria e përgjegjshme e di se kambanat bien në radhë të parë për të, për kabinetin ministror, ku mendohet se janë njerëz të aftë, me zemër, llogaritës të mirë të halleve të njerëzve.
Nëse nuk ndodh kështu, atëherë kambanat do të vazhdojnë të bien e të bien deri kur zemërimi të kthehet në revoltë dhe revoltat dihet çfarë sjellin!
*****
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shkruan per Qeveri te pergjegjshme,
qe nga veshet te degjoje Kemban,
Por…per qeverine Rama e ke llafin?
mos o Bedro, mos u bej kaq mjeran
Se kjo qeveri e Rames jo sot, a vjet,
por po ben 9 vite qe po mba pushtet,
dhe vetem lavderohet se ka sjell begati,
kur rinia mbare po e le kete SHQIPERI,
Nuk ka veshe Gamori, as sy jo te shikoj,
ai pra timonier Edi Rama, katrani me boj,
varferine kudo qe rendon mbi shqiptare sot
kemi nga qeveri e Rames – thuaje goje plot!
VJEDHJE , GRABITJE ZYRASH , PLAÇKITJE tè SHTETIT , KORRUPSION KORRUPSION dhe vetém KORRUPSION pèr 32 VJET RRESHT , O Bedri Islami !!!
Ti ke qenè Avokati mè i madh bashkè me mua qè e kam VOTUAR NJÈ HERÈ nè 2013 , O Bedri Djali , por a e shikon si doli edhe ky MAVRI me BOJÈ , qè thoshte UNÉ do bèj SHTET , O Bedri !!!!
E bèri ‘SHTETIN’ prej KALLAPAÇKE dge prej KOMERSATE ky KATRAN i ZI HAJDUT , O Bedri Islami !!!
I mbushi Ministritè me MANIKINA , ÇUPULINA , me HAJDUTÈ té MALLKUAR dhe GRABITQARÈ té URRYER dhe i ktheu ZYRAT e SHTETIT né KAPANONE , BURDELLO ORGJISH dhe GRABITQARÈSH , O Bedri !!!
Sali ZEZA tè paktèn d njifte i mdh dhe i vogél si KRIMINEL dhe HAJDUT , kurse ky èshtè SUPER I SOSTIFIKUAR , SUPER i KAMUFLUAR dhe KRYE HAJDUT DINAK , O Bedri Islami !!
KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI me MILIONA dhe MILARDA €URO , O Bedri , JO “Korrupsioni” me 10 mijè lekèsha tè vjetèr tè INFERMIRÈVE nèpèr SPITALE , O Bedri !!!
Po ZHDUKEN PA GJURMÈ nga 100 MILION €URO çdo MUAJ , O Bedri , dhe ky Kryeministèr na hedh HI SYVE duke thènè qè UNÈ “NUK JAM HAJDUT” !!!!
BESOJE po tè duash ti Bedri qè ky MALUKAT NUK èshtè HAJDUT !!!!
VJEDHJE , GRABITJE ZYRASH , PLAÇKITJE tè SHTETIT , KORRUPSION KORRUPSION dhe vetém KORRUPSION pèr 32 VJET RRESHT , O Bedri Islami !!!
Ti ke qenè Avokati mè i madh bashkè me mua qè e kam VOTUAR NJÈ HERÈ nè 2013 , O Bedri Djali , por a e shikon si doli edhe ky MAVRI me BOJÈ , qè thoshte UNÉ do bèj SHTET , O Bedri !!!!
E bèri ‘SHTETIN’ prej KALLAPAÇKE dhe prej KOMERSATE ky KATRAN i ZI HAJDUT , O Bedri Islami !!!
I mbushi Ministritè me MANIKINA , ÇUPULINA , me HAJDUTÈ té MALLKUAR dhe GRABITQARÈ té URRYER dhe i ktheu ZYRAT e SHTETIT né KAPANONE , BURDELLO ORGJISH dhe GRABITQARÈSH , O Bedri !!!
Sali ZEZA tè paktèn e njifte i madh dhe i vogél si KRIMINEL dhe HAJDUT , kurse ky èshtè SUPER I SOSTIFIKUAR , SUPER i KAMUFLUAR dhe KRYE HAJDUT DINAK , O Bedri Islami !!
KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI me MILIONA dhe MILARDA €URO , O Bedri , JO “Korrupsioni” me 10 mijè lekèsha tè vjetèr tè INFERMIRÈVE nèpèr SPITALE , O Bedri !!!
Po ZHDUKEN PA GJURMÈ nga 100 MILION €URO çdo MUAJ , O Bedri , dhe ky Kryeministèr na hedh HI SYVE duke thènè qè UNÈ “NUK JAM HAJDUT” !!!!
BESOJE po tè duash ti Bedri qè ky MALUKAT NUK èshtè HAJDUT !!!!
Jam socialist,kam votuar dhe do votoj per PS,por Edi Rama eshte jo vetem nje KALE TROJE ne PS, por edhe ne gjithe Shqiperine!
E morem vesh se Sali Berishen e vuri UDB-ja ne pushtet dhe si i tille ai i vuri flaken Shqiperise,i percau shqiptaret,grabiti dhe shkaterroi te gjitha pasurite kombetare,ndersa akoma nuk kam kuptuar se kush e perzgjodhi Edi Ramen,qe besuam kur e votuam qe ne fillim se do ishte shpetimtari yne,por deri me sot na doli ARMIK I DEMOKRACISE DHE SHTETIT LIGJOR!
Edi Rama e ka vertetuar ne te gjitha rastet se e PERBUZ POPULLIN SHQIPTAR,vecanerisht ka urrejtje per te varferit!
Ai eshte njeriu me i pa pershtatshem per te qene politikan,pale me kryeminister!
Rama eshte DIKTATOR me plot kuptimin e fjales,ndaj antaresia e PS-se qe e mban ne parti ka luajtur rolin e dikurshem te Asamblese Tradhetare naziste te M.Frasherit,qe hesht ne cdo gje qe ben si,mjafton qe te perfitojne nje vend pune ne administrate!
Shkurt:Rama eshte sot njeriu me i rrezikshem per fatet e popullit shqiptar,ndaj eshte detyre e antaresise se PS qe te ngrihet ne kembe dhe ta shporrin kete gjarper helmues nga partia dhe qeveria da nuk eshte vone!
Rama ka fituar urrejtjen e shumices se shqiptareve,por fakti qe ai fiton ne zgjedhje nuk eshte merite e tij,por e atyre qe nuk votojne!
Eshte kjo arsyeja pse Rama kurre nuk ka dashur t’u krijoje mundesine shtetasve shqiptare jashte vendit te votojne ne zgjedhjet e pergjitheshme nga vendbanimet e tyre atje,sepse e di qe votat e tyre nuk i ble dot,se ata nuk kane nevoje per vende pune ne administraten e tij te korruptuar,por votojne per funksionimin e demokracise dhe shtetit ligjor ketu!
Rama eshte fatkeqesia e shqiptareve sot!
Ndersa ata qe lehin per Berishen do benin mire qe lehjet e tyre t’ia drejtojne Rames,se edhte Rama ai qe e mban Berishen jashte burgut!
Keshille per DITA-n:
Eshte shkrimi i dyte pas Tarifes dje,qe po tregoni se mund te ndikoni per demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi!
Hiqni dore nga censurimet politike si deri me sot!
Qe ka vrejtje per Edi Ramen jam plotsishte dakorte.
Pore qe ka faj perse ikun shqiptaret ketu e keni Gabim.
Shqiptaret i ka perzen nga shqiperia Sali Ram Berisha ku edhe per 100 vjte shqiptaret do te emigrojne .
Sali Berisha shkatrroi mijra vepra qe la sistemi i kaluar .
E keto vepra i shkatrruan qarqet antishqiptare bashke me monopolet me Sali Berishen koburje e tyre ne dore te tyre.
Kete e beri Berisha qe shqiperia te mos behet me kurre.
Per ti “lindure” evropianit djali dhe vaza 20 vjecare Berisha me argatet e tije keputi punen si burim jetese. E si munde te qendrojen ne shqiperi shqiptaret kur burimi i punes eshte keputur.
Prandaj ase EDI Rama dhe ase nje tjeter qe do te vij pas tije ato vepra qe kishim nuk do ti ndertoi me.
Prandaj kritikoni per c`fare te doni Edi Ramen , pore vetem per largimin e shqiptarve mos e kritikoni se ai nuk ka asnje faj.
Kete sote e mot kerkojani Berishes se ky eshte arkitekti i keputejes se burimit te punes ne shqiperi.
Ja pre ky qe Amerika e mshpalli nen Grato ndersa shqiptaret i kundervihen edhe Amerikes ne vend qe kete kriminel ta rrasin ne Burge dhe ta konfiskojn e sekujstrojen deri ne funde.
Po c`paske pesuar keshtu o Bedri? Te kam komentuar para disa ditesh dhe ju kam shkruar juve dhe sojit tuaj, Tarifes, Pageses, Islamit e Sulltan Muratit qe mos i hyni detit me kembe ne keto kohe dhe na dilni me proamerikane se vete amerikanet se dhe bari i Rruges se Elbasanit do te mbaroje dhe kur te flet stomaku, truri ka dale skarco dhe pastaj dihet se c`ndodh me njeriun e uritur, po me cilin flisje dhe komentoje.
Sharjet dhe fyerjet dilnin si gojet e ndyra pa kursim.
Po mire. a nuk jemi ne ate NATO-n e famshme qe “po na mbron dhe po na shumon” (si te ajo shprehja e filmit “I Treti, para toges se pushkatimit)?
Por jo, do te dilte Gjatoshi yne dhe bashke me Oltrat dhe Spiropalrat dhe do te ngrinin jo nje dore, por dy duar ne OKB, keshillin NATO-s a ku ta di une, per luftera dhe embargo kunder Rusise, kur e dine shume mire qe shtete si Albanistani dhe breket i kane borxh dhe me PPT.
Sa per politike sociale as qe mund te behej fjale. Perse nuk del ky “lypsari” yne i famshem neper bote per te lypur buke misri a gruri neper bote sic doli per vaksinat?
Shtete si Shqiperia dhe sinor-shtetet e cubave ballkanike bien qe ne krizen e pare, por merr me vete dhe njerez qe duan vetem te jetojne ne paqe dhe ndershmeri nen kete Diell, por ata c`taskirat kane.
Ja shihni Gjermanine si po tkurret nen embargo qe e vune vete, me nje qeveri qesharakesh, duke marre po perseri gazin rus dhe naften ruse nepermjet kanaleve te tjera, por nga ana tjeter si dhe vaji dhe buka kane rritje cmimesh, por qeverite ne Gjermani, Austri etj, etj pavaresisht idiotizmave ne politikat e tyre po mundohen te ulin kostot e jeteses per popullin qe kane shkuar ne qiell.
Putini i ka ne rregull punet: Grure dhe drithe ka sa te duash, nafte dhe gaz per popullin gjithashtu, flori bleu dhe mblodhi nga tere bota, popullin e mobilizon dhe e motivon ne cdo kohe se jane mesuar nen embargo, fillon dhe luftera, po shqiptaret nga te shkojne?
Te jep NATO buke, apo USA po te sjell ndonje vaporr me ndonje kg tershere?
Lufta do te zgjase, kriza gjithashtu dhe pa ndonje konfrontim atomik kjo pune keq dhe me keq do te shkoje, por te pakten soji juaj dhe kjo qeveri zullumqare me Gjetoshin ne krye te kuptoje njehere se nuk luhet me buken e popullit per hir te Kimetes dhe Ziafetes te rruges se Elbasanit.
Ishin Veliaj dhe Mazniku qe do te na vinin emrin rruges “Free Ukraina” para hundes se Ambasades Ruse se ai Veliaj do ti jepte derrmen Putinit me ate emer rruge!!!!
Hapni dhe ne Kucove ate aeroportin per NATO-n se dhe ndonje rakete i mungon tashme Kucoves!
Shkofshi ne esfel
Vellezer shqiptare, keni 30 vjet qe u besoni premtimeve te kesaj junte jeniceresh te Ramiz Alise.
Une jam i bindur se vendi yne nuk ka shpetim dhe pa hequr kete bande grabitqare (edhe injorante) tek ne nuk do ndryshoje asgje edhe per 30 vjet te tjera. Sa kohe akoma do te vazhdojme me iluzione? Akoma duhet t’i leme te na genjejne?
Lejini militantizmat idiote te partive dhe kuptoni se tere kjo kaste (Fatos, Ilir, Sali, Lul dhe Edi) , tere keto “parti” jane ne UNITET ABSOLUT dhe aspak e percare sic mundohen te paraqiten. Ata kane 30 vjet qe mbrojne njeri-tjetrin per te grabitur duke shkaterruar shtetin dhe popullin.
Nuk na mjaftuan 30 vjet per ta kuptuar lojen e ndyre?
E nisa shkrimin dhe e lashe ,diku sa hasa ne fjaline “nje tufe oligarkesh rrezuan shtetin” …..eshte tmerr kur e di se ku do me dal autori pa autoritet.
Bedri Islami ….Edi Rama ka fituar zgjedhjet pikerisht me kete “tufe oligarkesh” .Dhe ti qe ja fut “si kau pelës” !!
Je shume kot….mos u lodh duke bo sikur mbeshtet popullin .
Dje lexova Fatos Gradecin qe botonte “letren e hapur” per Edvin Hoxhen….po si ben te gjitha perpjekjet robi te duket qesharak e palaço .
Bedriu eshte me origjinal se Fatosi por te dy i bashkon “qeni i Pavllovit” .
D.m.th….qija nonen ketij populli o Edo ,por te pakten po na qin nje nga rradhet tona !!
Shqiptaret duhet te durojne se ne Ukraine po luhet fati i Evropes ,Shqiperise e Kosoves .
Por duhet te durojme luften por jo palaçot !!!
Pirdhni te shfryheni. Ketu bota eshte ne lufte, keta vazhdojne ti bien legenit. Po bertisni per cmimet, por nqs vazhdon gjendja keshtu ne bote nuk do te kete fare nafte e shume gjera te tjera.
Asnje fjale per veprimtarin e agjentures serbo-ruse ne Shqiperi dhe kreun e saj Doktor Mortjen!?
Vellezer shqiptare, keni 30 vjet qe u besoni premtimeve te kesaj junte jeniceresh te Ramiz Alise.
Une jam i bindur se vendi yne nuk ka shpetim dhe pa hequr kete bande grabitqare (edhe injorante) tek ne nuk do ndryshoje asgje edhe per 30 vjet te tjera. Sa kohe akoma do te vazhdojme me iluzione? Akoma duhet t’i leme te na genjejne?
Lejini militantizmat idiote te partive dhe kuptoni se tere kjo kaste (Fatos, Ilir, Sali, Lul dhe Edi) , tere keto “parti” jane ne UNITET ABSOLUT dhe aspak e percare sic mundohen te paraqiten. Ata kane 30 vjet qe mbrojne njeri-tjetrin per te grabitur duke shkaterruar shtetin dhe popullin.
Nuk na mjaftuan 30 vjet per ta kuptuar lojen e ndyre?
Pirdh pirdh o piro.Enver te ndrittr shpirti aty ku je.Vetem ti I kullundrisje mire pirdhot me shiko.
Rama, mesa duket, i njeh mirë parallijtë e mëdhenj, e di cilët janë oligarkët, po ndofta nuk e di që ata në shpirt janë olimutër. Ose e di dhe është me ta. Bedriu ke të drejtë kur pyet se pse kryeministri nuk i merr masat antikrizë më përoara, po i merr pas protestave. Nga ana tjetër kryeministri i parimit se çmimet i vendos tregu, me këtë nuk e ka shprehur drejtpërdrejtë me fjalë po tërthorazi po që oligarkët mund të abuzojnë me çmimet sa të duan dhe blerësit të bëjnë ç’të duan. Po, blerësit mund të mos i blejnë gjërat jo të domosdoshme për ekzisntencën, po të tjerat janë detyruar, nëse duan të marrin frymë. Edhe për këto do t’i lërë qytetarët në dorë të olimutëve kryeministri?
O claus mos ta ka borxh ndonje vend i botes te te mbroje te te ushqeje etj etj dhe ti te rrish ne kafe a te besh sikur po proteston sipas stilit berishjan? Kush ta ka borxh ty dhe paraziteve si ty t’ju mbajne me taksat e popujve te tyre dhe ju te beni trafiqe droga, Turp t’ju vije me gjith neo filo ruset e me gjithe Tarife e Bedri
Me se fundi ,per rritjen e cmimeve pati nje shkundje popullore.Kjo tregoj se popullit i ka vajtur thika ne kocke.Aty nuk protestojne vetem ata me X-5 por mbare populli.A u ndodh e papergatitur qeveria me rritjen e cmimeve?Jo!Para muajsh k/ministri yne deklaroj per nje krize energjitike,qe per mendimin tim nuk u morr seriozisht.Me gjithe shenjat e dukshme njerezit nuk folen e nuk protestuan.Qeveria nuk morri masa dhe lejoi qe situata te perkeqesohet.Pse ky reagim tani? A eshte kjo pakete “rezistence”?Natyrishtqe cdo pakete per zbutjen e varferise(urise) eshte e mire.Po pas tre muajve a mendon qeveria se gjendja do te normalizohet?Ne praktike cmimet e ngritura nuk pesojne me ulje.Shume mire per ndihmen e personave qe e kane pensionin deri ne gjysmen e rroges minimale, po te tjeret a i kane te ardhurat per perballimin e situates?A ka qeveria studim per jeten dhe te ardhurat e shtresave ne nevoj?Ne mendimin tim personal,vendi ecen per inerci,presim qe te na vine para nga jashte (remitancat e refugjateve) pa e ditur se si u del atyre jeta kur shtrenjtesia eshte kudo.Protestat sado me numer te kufizuar ,bene nje shkundje dhe faleminderit atyre qe dolen.Pa qare femija,nena nuk e ushqen.
Shkrim i shkelqyer, prej qytetari te ndershem.
Ca nga keta qe komentojne ne Dita nuk dine as vete cfare duan, zhurmaxhinj idiote, faji i redaksise qe u hap rruge budallenjve
redaktor ! Keta zhurmaxhinj idiote duan te kursejne jetet e femijve tuaj ,te niper e mbesa qe te rriten e te jetojne si njerez ne europe dhe jo te zgjatin doren per buke tek serbi.Rama i u ul me gjunje serbit per grure do me thene per buke.E shikon sa poshte ke rene si komb?Keta “budallenj” jane shqiperia nga e cila ka frike shtresa e re e pasur ,sepse e dine qe e vune pasurine nga djersa e gjaku i popullit shqiptar.
Sa te kete parazite si ty qe I bie legenit se nuk ke byth me punu shqiperia doren zgjatur do e mbaje.
Aron ! te ka zene paniku.Dukesh i frikesuar sikur ka ardhur fundi i botes.Nga siria,Iraku kane nje jete te tere me kete gjendje dhe nuk ka ardhur fundi i botes.Me sa duket Rama te ka hedhur ndonje kocke qe ben HAM-HAM per ate.Mos u bej budalla .Kryeministrat vene e ikin se ate pune ka politika,por shiko edhe xhepin tend ,familjen tende ne rradhe te pare.Per cdo kryeminister qe do te vije keshtu do te besh,HAM-HAM?
Kambanat po bien për të gjithë Ata që nuk din çështë LUFTA.Dhe që nuk shkruajnë se çfar masa duhet të marrim por kërkojnë qiqra në hell.
-Gjithë medjet e Saliut 99 % përveç DITËS DHE TEMËS janë hedhur në sulmë të paparë kundër E.Ramës në këtë situatë të nderë,Kur E.Rama është Nr.2 i botës në KS të OKB për masat që duhen marrë për situatën në Ukrainë,ballkan,Europë e Botë.Padi Ato të mundëshmet në Shqipëri i mori.
-Protestat i organizon SaliSërbi dhe LikeFloriri(Sërbit+Rusit që ka 2 punoniës Sërb në Presidencë) të cilët shfrytëzojnë rastin për të marrë pushtetin pasi me votë nuk do e marrin asnjëherë sa të jet Sb në PD.
-Qeveria të marr masa për një sulmë të mundëshëm nga Rusi tek ne dhe të ndalen protestat nga Studentët që duanë të zhgarraviten bulevardeve me AIFON në vënd që ti shtrohen studimeve për të dalë në jetë.
-Protestat e Saliut po çuditin botën..dhe po bëhen shqetsin nd/kombëtar.Pasi Putin kërkon të nxjerri vëndet e NATO jashtë loje.Kush nuk e kupton këtë lshtë pro Putinit.
-FLM DITA
Po ç’të bë z.Rama more z.Bedri?! Ai thotë që fajin e kanë privatizimet korruptive, kocensionet, e bërë para se ai të merrte pushtetin! Ai s’e komandon dot “drejtësinë” se padrejtësia është e pavarur fare..Edhe z.Meta u vetëshpall President pa lejen e z.Rama dhe të socialistëve të butë, të moderuar, që marrin vesh nga dynjaja, jo si baballarët dhe mamallarët e tyre ish-komunistë. Dinë edhe english language madje. Ne kemi hallin sa i pasur do jetë Zaho kur të rritet.. Ai vetë u mor me lungomaret, me fasadat e pallateve, se ne të tjerët nuk merrnim vesh nga këto punë…Ai kishte qenë në Francë ca kohë, si Enveri një herë e një kohë, e “e merrte vesh nga qytetërimi, madje shkoi dhe në plazhe nudo ku i ekspozoi popullit rroçkën e tij”. Po pse ore z.Bedri, nuk e kupton ti akoma që fajet për pushtetet autarkike, diktatorët, mbretërit e faraonët, në çdo vend nuk e kanë ata ore jo! Fajet i kanë popujt që i duartrokasin, ngrenë në qiell, iu bëjnë buste e statuja që në të gjallë diktatorëve, qoftë dhe atyre me “petk” liberal” dhe gjoja demokratik, dhe pastaj ata i përdorin bijtë e popullit si “mish për top”. Si në rastin e Putinit p.sh. “Po pse ka faj populli?”, mund të pyesësh ti gjasme i revoltuar se je me popullin. Edhe unë me popullin jam o z.Bedri, por populli duhet të gjejë dhe vendoste dhe vendosë mekanizma kontrollues ndaj këtyre sorrollopëve si Zogut, Enveri, Ramizi, Berisha apo Rama..
Ka për ta bërë populli ndonjëherë këtë gjë? Dmth., që të jetë ai sovrani i vërtetë i vetvetes? “Leshin e Currit!”. Shpresoj që “Leshi i Currit” mos ketë lidhje me heroin e popullit Bajram Curri.
Pastaj populli gënjehet me ca lulka me ca zbukurime për krishtlindje e ditën e verës që bashkia bën rreth e rrotul qendrës e kaq! Mbulon trungjet e pishave të bulevardit “dëshmorët e kombit” me ca lecka rozë me pika të bardha e rroftë Erion Velia me 21 këshilltarët e tij bashkiakë! Po pate ca para bli edhe ndonjë “vrimë” në gratacielat e Kastratit e co. Nr e cel për pororosi “vrimash” e ke në grataciela në lecka të gjera sa tri kate.
Po pra, edhe ne habitemi si bën protesta ky popull kështu për rritje çmimesh në kohë lufte në Ukrainë! Ne edhe “bar hamë e nuk bëjmë protesta” le pastaj protesta për kar burante. Imagjino (larg qoftë) sikur lufta në Ukrainë të zgjatë 20 vjet, duhet të mos ketë asnjë miting, asnjë protestë ndaj qeverisë se nuk i prish punë Ramës or jo, por mërzitet NATO. Ne duhet të kënaqemi vetëm me faktin që Rama është me Ukrainën, dhe del në foto dhe i hedh dorën në qafë kryeministrit të Francës, Anglisë, Merkelit, e ca futbollistëve apo aktorëve të Hollywood-it, dhe ndonëse ata e shohin me habi në fotografi, atij nuk i hyn në punë habia e tyre, po çasti, dmth fotografia që do ekspozojë në rrjetet sociale me ta.
Medi Belortaja
E ke vënë re ti se sa merren me postin e Armand Dukës së Federatës së Futbollit njerëzia përfshirë edhe mediat mediatike, dhe koorupsionin apo manipulimet e supozuara apo të faktuara në atë Federatë? Se aty luhet para e madhe prandaj..Po pse nuk merren ca jo vetëm me çmimet e produkteve që konsumon populli çdo ditë, me ato organizmat apo shoqatat “fantazmë” që duhet të kontrollojnë cilësinë e tyre! Mora dje nja dy kg domate me 220 lek kg, që m’u dukën të bukura kështu të kuqe nga jashtë por gur, nuk priteshin as me hanxhar kasapi mes për mes. Se mirë që blemë produkte ushqimore nëpër supermarkete, apo tregje të ndryshme pa parë data skadencash e pa marrë fatura, por të paktën edhe kur marrim ndonjë gjë fast-food-i ta dimë që nuk kanë brenda edhe pak mut për t’i shtuar “shijen”..Pavarësisht se ne populli i hamë me qejf përsëri, dhe imagjinojmë sikur në sandwich-et apo byreçkat, nuk ka edhe pak mut, por majonez. Apo nuk kanë “plasur” edhe llojet e biskotave gjithfarlloj në supermarkete apo markete, me data skadence si ta duash ti por nuk është çudi që produkti që konsumon të jetë që nga Lufta e Parë Botërore, pasi ka shijen e dheut sapo i përtyp nja dy-tri herë. Sa për vajin mos e pyet, sikur detet dhe oqeanet të ishin fusha me lule dielli, nuk do kishte kaq shumë vaj, e në çfarë shishesh plastike i do? I do të vogla, të mesme, të mëdha? Kemi sa të duash! Po paçe do ti? Paçe sa të duash! E di që mund të hash edhe paçe me mish gomarri të ngordhur, se qentë i ruajnë shoqatat për ruajtjen e qenve, madje bëhen edhe protesta për ruajtjen e jetës së qenve, edhe kur nuk i kafshojnë qentë njerëzit. Kur protesta për mbrojtjen e maceve, dhe sidomos minjve nuk bëhen, por nuk është çudi që të krijohen OJQ edhe për mbrojtjen e jetës së minjve, akrepave dhe gjarpërinjve, pasi prishen ekuilibrat e faunës, dhe jepen fonde edhe për to.
Kembana me e fundit bie nga ‘Reuters’ qe njofton se Jahti luksoz mbi 600 Mld USD i Roman Abramovich mberrin ne ujrat shqiptare!
Me ftese nga Foltorja e Saliut apo nga Open Ballkan, kjo mbetet per tu sqaruar nga autoritetet shqiptare.
Ky popull është vërtet “i çuditshëm”!!! “Pakica” e popullit kuptohet,se shumica është me Ramën. Por bën edhe protesta paqësore për rritjen e çmimit të karburantit!!!
Si ore nuk u ngrit ky popull ndaj Zogut kur vrau Avni Rustemin e Bajram Currin, apo kur ia fali kurorën mbretnore fashistëve dhe braktisi vendin e tij duke marrë me vete ca dallkaukë zogistë e sidomos ca tonelata floriri, por mërzitet se Zogu ka një statujë të tij, qoftë edhe “Trëndafili i bardhë hungarez” i tij?!
Si ore mërzitet ky popull kur brohoriste dhe ekzaltohej kur dëgjonte për 50 vjet nga altoparlantët vendimet makabre të gjyqeve të montuara të Enver Ponc Pilatit ndaj njerëzve të pafajshëm ?!
Si ore mërzitet ky popull nga qeverisja e të “gjithëditurit” Edvin Rama, që po ta vini re, i pret thonjtë më thellë se normalisht, meqë shkërdhatokrati i velur me luks e para Fatos Nano, u tall dikur me popullin duke thënë se e mori Edi Ramën kur erdhi nga Franca me thonj të paprerë, dhe e bëri kryekar bashkie të Tr, dhe ai e mahniti jo vetëm Tiranën por mbarë popullin shqiptar me restaurimin e godinave të bashkisë, edhe me mënyrën europiane se si mund të vendoseshin dritkat tek fasadat, dmth., jo vetëm nga lart poshtë por edhe nga poshtë lart.
Le pastaj që edhe gruaja e tij e tanishme, pra znj.Linda Basha Rama dukej shumë e emocionuar dhe patetike, në këto kohë protestash anti-rritje-çmimesh, sepse vetë zonja e parë e Ukrainës, pra zonja Zelenski l, kishte postuar në rrjetet sociale letrën e zonjës Linda Basha Rama: “..që ne jemi me ju zonja Zelenski deri në fund”…Po kush është “fundi” që koncepton zonja Rama në mbështetjen e saj ndaj zonjës Zelenski? Ajo që kuptohet, dmth., që të fitojmë ca pikë edhe nga Ukraina, punë e madhe se populli shqiptar është “me brekë nëpër këmbë” për nga çështja e mbrojtjes, se neve edhe pa “brekë në bythë” të jemi, na mbron NATO.
Larg qoftë mos mendojmë se në ndonjë rast lufte që mund të përfshijë edhe vendin tonë, të parët që do ia mbathin me çantat plot janë udhëheqësit tonë të “lavdishëm”, si ka ndodhur rëndom. Por ama do kemi mes nesh legjendat, dëshmorët dhe heronjtë, dmth., varret, varrezat dhe bustet e tyre që na frymëzojnë dhe do na frymëzojnë përjetësisht, madje do iu këndojmë dhe këngë brez pas brezi.
“E bukura” është kur ky z.Rama edhe na kërcënon me indirekt duke thënë që “po të ishte kohë tjetër, ju që rebeloheni apo protestoni ndaj pushtetit apo qeverisë do hanit plumbin”, nënkupto “që unë ju fal e nuk ju jap plumbin se jam i qut, liberal e tolerant se di të pozoj edhe karjashtë në plazhe nudo jo o popull konservator, injorant e tabumadh, e dëgjova dhe njëherë nga ai këtë në emisionet gjysëm-tragjikomike të Blendi Fevziut.
Tani jo se nuk i jemi mosmirnjohës z.Rama që na fal e “nuk na jep plumbin ballit” si në kohë të tjera dhe nga të tjerët, por habitemi se si i shkon në mendje kaq gjë, dhe se si ai edhe mund ta bënte këtë po të donte, por nuk e bën se është më i zgjuar se të tjerët, aq më tepër që di edhe anglisht e frëngjisht, italisht po se po, kurse për punë ekonomie, financash e menaxhimi lungomaresh e incentivash, e mëson e shoqja e tij aktuale, ekonomiste dhe financieee e përkryer.
E rëndësishme është që popujt në çdo vend të botës qofshin, pasi i krijojnë dhe ngrenë vetë pushtetet autoritare dhe diktatorët e llojeve dhe ngjyrave, i rrëzojnë, sado të ndryshme të jenë për nga “ngjyrat” (sociologët-psikologët-populistë thonë se popujt dhe njerëzit gjithfarëlloj i krijojnë diktatorët, sado mizorë qofshin, mbretërit, perandorët dhe satrapët, pasi ata njerëzit vetë shohin të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe dëshirat e tyre të nën-ndërgjegjes; pra më thjesht shembulli, nëse Enveri u bë ai që u bë, ishte faktori se tek figura e tij, njerëzit panë atë që ata donin të ishin gjithsecili).
Fajin në fund e kanë diktatorët, ata duhet të ndëshkohen dhe ndëshkohen dhe jo ata që ndërtuan dhe i bënë të tillë. Ata “e dredhin”.
Sa per dijeni nje tufe militiantesh po protestojne, gjysma te semur mendor , lere cfare tregon tv e mjetet e propagandes anti-qeveritare. Ju te beni qorr e shurdh me pahir..ka tre dite qe as 200 veta nuk mblidhen e live tv 12 ore sikur po behet nami.E vuuu shkrimet sikur po vdesin njerzit urie . Ca protesta popullore flisni? Keto jane te mireorganizuara e me nje qellim te caktuar..koha do e tregoj ku fle lepuri.