Protestat masive në Jordani, kryeministri detyrohet të japë dorëheqjen

Dita

Kryeministri i Jordanisë, Hani Mulki ka dhënë dorëheqjen pas katër ditëve me protesta masive kundër rritjes së taksave dhe masave ekstreme ekonomike.

Mulki nuk ka pranuar fillimisht të rrëzonte ligjin, duke thënë se i takon parlamentit të vendosë ta miratojë apo jo uljen e taksave, por ky refuzim ka provokuar akoma dhe më shumë zemërim tek turmat.

Duke e parë ndërhyrjen si të domosdoshme, mbreti i Jordanisë ka thirrur kryeministrin në pallat dhe i ka kërkuar atij që të japë dorëheqjen.

Mësohet se mbreti Abdullah i ka kërkuar njërit prej ministrave që të formojë qeverinë e re, ndërsa ende nuk është e qartë se cili do të jetë fati i ligjit të kundërshtuar nga publiku.

Analistët thonë se me largimin e Mulki-t ka shumë mundësi që ligji i rritjes së taksave të rrëzohet.

Ky ligj parashikonte rritjen e taksave mbi të ardhurat personale dhe çmimet, me justifikimin se paratë duhen për të shlyer borxhin e madh të vendit.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *