Protestat në Bjellorusi / Lukashenko kërkon ndërhyrjen e Putin, Kremlini e refuzon

J L

“Sipas kërkesës sime Rusia do të furnizojë me asistencë totale për të garantuar sigurinë e Bjellorusisë”.

Kështu ka komunikuar agjencia e lajmeve bjelloruse Belta, pasi presidenti i këtij vendi Aleksandr Lukashenko dhe lideri i Kremlinit Vladimir Putin kanë zhvilluar një telefonatë mbi protestat që po zhvillohen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

Por në komunikatën e Kremlinit nuk ka asnjë shprehje mbi një ndërhyrje ruse.

Në të theksohet vetëm se dy liderët kanë shprehur “sigurinë që të gjitha problemet do të zgjidhen shumë shpejt” dhe se biseda është zhvilluar me nismën e Lukashenkos.

Belta më pak ka ndryshuar tekstin, duke shtyar se ndërhyrja ruse do të vijëe “nëse ka kërcënime ushtarake të huaja”.

Sipas Franak Viacorka, analist në Minsk, anëtar i Atlantic Council: “Lukashenko po luan me bllofin. Nga kanalet e prolpagandës, po përhap idenë e një kërcënimi të ndërhyrjes ruse nëse opozita do të marrë pushtetin.

Në këtë model, Lukashenko do të duket si shpëtuesi e garantuesi i status quo-së”. Presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko, në pushtet prej 26 vjetëve, mori një mandat për të gjashtën herë në zgjedhjet e 9 gushtit.

Por njerëzit kanë zbritur në sheshe për të kontestuar zgjedhjet dhe denoncuar manipulime, duke pretenduar se realisht ka fituar kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaja, e cila ka kërkuar azil të përkohshëm në Lituani.

Të shtunën, mijëra persone kanë dalë në shesh me flamuj, duke shpalosur flamuj, ndezur qirinj dhe vendosur lule ranë stacionit të metrosë Pushinskaja, ku të hënën u vra një nga protestuesit, Aleksandr Taraikovskij.

Sipas policisë, viktima humbi jetën pasi i ka shpërthyer në dorë një bombë që po hidhte ndaj policëve, por videoja e shpërndarë nga Euradio tregon qartë se personi ishte i paarmatosur, duke konfirmuar tezën e mbështetur nga shumë persona dhe gruaja e viktimës.

Gjithashtu dje është mbajtur një protestë përpara televizionit shtetëror, ku shumë nëpunës kanë dhënë dorëheqjen, duke theksuar  se “nuk duan të gënjejnë më”.

Por në vend kanë mbërritur menjëherë zëdhënësi i Lukashenkos dhe forcat speciale. Sot është parashikuar një “marshim për lirinë”, në qendër të qytetit, ndërsa një manifestim proqeveritar është parashikuar për në mesditë.

Megjithatë, ka sinjale se punonjës të administratës janë shtrënguar të marrim pjesë në mitingun pro qeverisë, ndryshe do t’i heqin nga puna. Në ditët e para të protestave, rreth 6.700 persona janë arrestuar.

Disa janë liruar në mbrëmjen e së enjtes dhe kanë rrëfyer për tortura. Amnesty International ka ndërhyrë menjëherë duke dënuar torturat.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *