Ministri i Financave në Bullgari, Simeon Djankov, ka dhënë sot dorëheqjen pas demonstratave masive të ditëve të fundit kundër politikave shtrënguese të qeverisë.
Mijëra bullgarë protestuan të dielën për çmimin e larë të energjisë elektrike dhe të ardhurat e ulëta, duke fajësuar qeverinë për masat shtrënguese që e kanë lënë vendin me standardet më të ulëta të jetesës ndër vendet e BE-së. Ata kërkuan gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Boyko Borisov.
Bullgaria iu bashkua vendeve të BE-së në vitin 2007, duke pritur përmirësim të standardeve të jetesës pas këtij momenti. Megjithatë, ajo mbetet vendi më i varfër në eurozonë, me të ardhura mesatare mujore mbi 500 dollarë.
