Protestat në Hong Kong, “Global Times”: Në fundjavë shtetrrethim

J L

Hong Kongu i bllokuar për shkak të protestave, do duhet të suportojë në fundjavë edhe gjendjen e shtetrrethimit, teksa Policia ka deklaruar se studentët protestues janë vetëm një hap larg terrorizmit.

Të hënën një konferencë për shtyp, shefja e Ekzekutivit, Carrie Lam i quajti demonstruesit “armiq të popullit”.

Gjatë përplasjeve të djeshme me policinë, kur kjo e fundit hyri me forcë brenda kampusit universitar, dy studentë po luftojnë me vdekjen për shkak të plagëve të marra.

Këtë mëngjes, në profilin e saj në Twitter, gazeta ‘Global Times’, zëri i propagandës nacionaliste në Pekin zbuloi se ekzekutivi i Hong Kongut do të vendosë në fundjavë gjendjen e shtetrrethimit.

Në shumë prej rrugëve kryesore të qytetit, studentët po ndërtojnë barrikada dhe po përgatitin bomba Molotov si dhe armë të tjera artizanale.

Pekini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe që të mos përfshihen në punët e brendshme të Hong Kongut dhe se ata duhet të heqin dorë nga takimet e fshehta që bëjnë me përfaqësues të ndryshëm në të gjithë Hong Kongun dhe Makao.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • keni parasysh, nje b. yth m..ut kinez, alla “çai kan shi” para tankut, te mao ce dunit, udheheqes i nje miliard e gjysem kinezeve !? sa here e shoshe, me vjen idea, t’a shoh te shtypyr si krimb . . po çkeni more pisa anti qeveritar, qe protestoni ? a jeni me te zote, se udheheqja e kines, qe drejton gati çerekun e njerezimit me sukses ?? po te ishit ne shqiperi ju, çfare do benit ?!? me gjithate, do t’ju jepja te drejte, po te kerkonit ballancim pagash . eshte kriminale ë, qe ne nje vend komunist, nje drejtor paguhet, sa gjithe punonjesit e tjere te …ndermarjes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *