Protestat në Hong Kong ia arritën qëllimit

Edona Llukacaj

Pas rreth tetë ditësh protesta masive, ku u numëruan deri në një milion pjesëmarrës, qytetarët e Hong Kongut duket se ia dolën mbanë ta bëjnë qeverinë e tyre të hedhë një hap mbrapa.

Qeveria e Hong Kongut ka pezulluar planin e shumëdebatuar për të lejuar ekstradimet në Kinë, të paktën për momentin.  Kujtojmë, se pavarësisht protestave, që u tentuan të shtypeshin me dhunë, zyrtarët e Hong Kong-ut kishin refuzuar ta hidhnin poshtë ligjin.

Përtej ligjit që do të godiste oponentët kryesorë të Kinës, që gjejnë mbrojtje në Hong Kong, protestuesit u shprehën të shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës në vendin e tyre autonom.

Qeveria deklaroi se qëllimi kryesori këtij ligji është mbrojtja e interesave të Hong Kongut, ku përfshihet mbi të gjitha kthimi i paqes dhe rendit, por tani ajo është e detyruar ta rimendojë ligjin.

Sipas qeverisë, që pretendon se projekt-ligji u keqinterpretua, ndryshimet e propozuara për ekstradimin do të mbyllnin boshllëqet ekzistuese në ligjin aktual dhe do ta shpëtonin qytetin nga kthimi në një ‘parajsë kriminelësh’

Ashtu si Dita pati raportuar, kritikët e ligjit mbronin se ndryshimet do të ekspozonin njerëzit në Hong Kong ndaj sistemit kinez të drejtësisë, me plot të meta, dhe do të çonte në një erozion të mëtejshëm të pavarësisë gjyqësore të qytetit.

Kujtojmë se paraprakisht protesta u tentua të shtypej me dhunë. Ndërsa ndryshimi në qëndrim i qeverisë së Hong Kong-ut duket të jetë i lidhur me këshillën e SHBA-së për ta pezulluar atë.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *