Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shkupi rikthehet në normalitet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Shkupi rikthehet në normalitet
Bote

Shkupi rikthehet në normalitet

anazapta
Published March 3, 2013
Share
SHARE

Në Shkup mbrëmë ka mbretëruar qetësia dhe situata i është kthyer normalitetit pas protestave dhe incidenteve të djeshme. Agjencia e lajmeve INA raporton se nëpër rrugët e kryeqytetit nuk ka pasur lëvizje të shumta të qytetarëve, ndërsa në rrugët kryesore ka vazhduar prania e shtuar policore. Qytetarët shprehen të revoltuar nga sjellja e djeshme e policisë  dhe shtimi i forcave të saj, duke nxitur provokim për protestën dhe protestuesit që kishin nisur protestën e qetë. “Ne dolëm në protestë të qetë për të shprehur revoltën tonë, mirëpo tentimi i policisë për të izoluar protestën ka nxitur reagimet dhe tensionet në mesin e turmave protestuese. Derisa të premten kur protestuan maqedonasit dhe huliganët rrahnin shqiptarë, policia nuk ishte askund, në protestën e mbajtur nga ne kishte dalë tërë MPB dhe njësitet e saj”, thonë një grup protestuesish. Qytetarët druajnë se sërish mund të provokohen incidente dhe se ndihet një pasiguri pas situatës së krijuar dje. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pritet që sot të japë hollësi lidhur me protestën e djeshme të të rinjve shqiptarë, kundër dhunës së huliganëve maqedonas. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ivo Kotevski, dje pasdite deklaroi se janë ndaluar personat e parë të përfshirë në incidentet e dhunshme dhe se në mesin e tyre janë ndaluar edhe organizatorët e dyshimtë të protestës. Gjatë protestave janë regjistruar demolime dhe  dëmtime të makinave policore, makinave private, dëmtimi i dyqaneve si dhe djegia e një autobusi urban. Manifestimi i djeshëm u organizua në shenjë proteste kundër dhunës së huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve në protestën e së premtes që ishte organizuar nga shoqata civile maqedonase kundër emërimit të ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, për shkak të së kaluarës së tij si ish-komandant i UÇK-së. Protestat e fundit kanë rritur tensionet politike, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësime lidhur me situatën e krijuar. / INA

anazapta March 3, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Korcari1 says:
    March 3, 2013 at 5:45 am

    Keta jane shqiptare qe pas nje incidenti ngrihen dhe ja ler..nenen races sllave kurse te ne mje malok spiun serb ben te 99tat dhe si hyn gjemb ne kembe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?