Pesë palestinezë janë vrarë dhe 350 të tjerë janë plagosur nga ushtria e Izraelit gjatë një proteste në vijën kufitare mes dy vendeve. Manifestimi I palestinezëve do të zgjasë disa javë.
Mijëra palestinezë marshuan nga Gaza deri në vijën kufitare me Izraelin, ngjarje e cila shënoi fillimin e protestës që zgjat 6 javë.
Zyrtarët e Palestinës thonë se 5 persona humbën jetën dhe 350 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri të ushtrisë izraelite. Më herët dhe një fermer u vra pasi u godit me raketë të lëshuar nga një tank. Shteti hebre paralajmëroi protestuesit që të mos përpiqen të thyejnë pengesat e sigurisë.
Palestinezët kanë vendosur 5 kampe në afërsi të kufirit ku do të protestojnë për Marshimin e Madh të Rikthimit. Mediet ndërkombëtare raportojnë se rreth 7 mijë persona gjenden në atë zonë.
Hamas, grupimi militant që ka shumë pushtet në Rripin e Gazës, ka akuzuar Izraelin se po përpiqet të frikësojë palestinezët duke vrarë persona të pafajshëm dhe duke bërë thirrje që të mos marrin pjesë në protestë. Duke iu drejtuar manifestuesve, lideri i Hamas nënvizoi se “nuk do të lejojë që asnjë centimetër tokë t’i merret Palestinës.
Në reagimin e saj për vrasjen dhe të shtënat me armë, autoritetet e shtetit hebre theksuan se ndërmorën masa që protesta të mos përshkallëzohet. Ndërkohë, Marshimi i Madh i Rikthimit i njohur dhe si Dita e Tokës, zhvillohet në përkujtim të vrasjes së 6 protestuesve nga ushtria izraelite lidhur me pushtimin e territorit palestinez në 1976.
l.h/ dita

Perkujtojne vrasjen e 6 protestuesve te vitit 1976 dhe , qe diten e pare , lane 5 te vrare e mbi 300 te plagosur , ndersa protesta do te vazhdoje 6 jave !? Mendoheni vete fundin .
Po ikni a te zinj ne shtepi dhe mos e kruani me Izraelin , se vetem ai nuk di te beje leshime . Ju njeh mire dhe ju trajton gjithashtu mire , siç e meritoni .
Jua morì frymen ne 67 rrini urte se mysltmant nuk jeni per lufte
Cifuteria masakron civile eshte lajmi
jo “proteste e pergjakshme”
do ti paguani te gjithe more kriminele