Protestë pa leje kundër Ramës, procedohet bashkë me djalin deputeti i PD

Leda Hysa

 

Deputeti i PD në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi dhe djali i tij janë proceduar nga policia pas protestës së djeshme kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Peshkopi.

Xhunkshi ishte në krye të një turme njerëzish, mbështetës të opozitës të cilët u përplasën me policinë në qendër të qytetit.

Krahas Xhukshit janë proceduar dhe 24 persona të tjerë, të identifikuar si simpatizantë të Partisë Demokratike.

Ata akuzohen për tubim të paligjshëm dhe kundërshtim të urdhrit të policisë.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Me duket se po vihet perseri ne funksion neni 55 i kohes se diktatures. Merite per kete ka dhe Prokurorja e Pergjithshme e perkohshme Laja e Keshillit.

  • Erdogani yne ka alergji nga protestat. Ore po sa keq eshte katandisur qy megallomani qe do vetem brohoritje te shtirura e servilizem.

  • Te zbatohet ligji per protestat paqesore ne RSH! Qeni duhet ta marre vesh se shtepia ka zot.
    Anarshia dhe trazirat jane ne natyren e llapaqenve, ne natyren e idioteve, mburraveceve dhe te atyre qe nuk kane respekt per ligjin.
    Demokracia kerkon zbatim ligji dhe jo ligj ne leter.

  • Cilido ka te drejte te protestoje dhe te shprehe lirshem mendimin apo opinionin e tij. Por kur ti qellon me veze kryeministrin e vendit, gjej vend ku te futesh.Kushdo qofsh. Se e kapercen te drejten tende. Dhe atehere ke te besh me ligjin. Ti ke te drejte te protestosh dhe policia duhet te te lejoje te protestosh, por ti nuk ke te drejte te çash gardhin e policise apo te sulmosh bashkine etj etj. Ndryshe kemi te bejme me rebelim dhe jo demokraci. Dhe atehere dora e shtetit duhet te ndjehet fort.

  • ha ha ha …Sa te ndyre jane keta te PD ..mor amani… po Sala me Luleshken vrau 4 veta ne trotuar dhe tha do vrisja 400 sepse protestuan para Kryeministrise…. Ptu race e keqe!

  • Sipas jush qe jeni nga ata qe hane ne kurriz te popullit vetem per te komentuar ne favor te qeverise protestuesit duhet ti marrin leje Rames per te protestuar kunder Rames,ose Berishes per te protestuar kunder Berishes. Mendoj se eshte gabim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *