Protestuesit kanë vendosur 16 trupa civilësh të vrarë para selisë së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore.
Duke vendosur përpara selisë këta trupa të vrarë të martën, në përleshjet midis forcave të OKB-së dhe grupeve të armatosura në një lagje të kryeqytetit Bangui, protestuesit kanë kërkuar që t’i jepet fund dhunës.
Misioni i OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore nuk e ka komentuar ende protestën. Trupat e saj kanë nisur një operacion të dielën, për të çarmatosur një milici në lagjen PK5, e cila është vetshpallur myslimane dhe pretendon se mbron banorët.
Republika e Afrikës Qendrore është zhytur në trazira që nga viti 2013, kur rebelët myslimanë nga grupi “Seleka” kanë marrë pushtetin në vendin me shumicë të krishterë.
Një grup i milicive, kryesisht e krishterë duket se është ngritur për t’iu kundërvënë “Seleka-s”, shkruan rel.
Qeveria e re, e zgjedhur në vitin 2016, cilësohet si një qeveri e dështuar, e cila nuk ka mundur dot t’i sigurojë paqen Republikës së Afrikës Qendrore.
s.a/dita
