Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Festën e rinisë të lëvizjes së 8 dhjetorit, L. Basha, S. Berisha dhe PD-ja e kthejnë në festë zjarri me akte dhune. Ju kujtohet ajo protesta e parë e studentëve shqiptarë me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”? Por PD-ja e ktheu këtë festë në akte dhune dhe në protestë: pa ide të qarta, por me qëllime të errëta! Me zjarr dhe flakë, me goditje, me dëmtime e shkatërrime, me thyerje, djegie, kundër ndërtesave qeveritare dhe Kryeministrisë në veçanti, kundër një bunkeri si objekt kulture. Por të gjitha këto dëmtime kanë një faturë të gjerë negative për popullin, ku mbizotëron dhuna dhe fyerja ndaj ligjit e forcave të rendit. Po ashtu këto shkatërrime kanë një vlerë monetare e financiare, dhe nga kjo nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit asnjeri, qoftë edhe L. Basha.
