Protestën nuk po e shpërfill Rama por qytetari

Ornela

Artan Xh. Duka Prof. As. Dr.

Boll vodhët, apo boll… vollët!

E nisur për çështje të ndjeshme sociale që prekin shumicën në vënd, protesta e këtyre ditëve po e humbet vrullin e saj. Dhe kjo, ose sepse qytetarët nuk po tregojnë angazhimin e emancipimin e pritshëm demokratik, ose, vetë protesta po humbet identitetin qytetar dhe braktisja e saj është në vetvete qytetari!

Protestat e mirëfillta qytetare nuk para çajnë kollaj në një shoqëri të polarizuar politikisht dhe për fat të keq, disi indiferente ndaj problemeve të tjetrit si pasojë e mbijetesës në tranzicion. Rëndom paragjykohen, injorohen apo dhe nënvlerësohen duke mos mbushur dot sheshe e mbyllur shpejt.

Politika e përfoluar e tranzicionit, në mos i ka dekurajuar, ka tentuar gjithmonë t’i përdorë ato. Prania në sheshe e militantëve dhe kokave partiake mund të elektrizojë dhe japi një hov grumbullimit e protestës në shesh por në kurriz të integritetit e identitetin qytetar të saj.

Urojmë që këtë fat të mos e ketë edhe protesta ekonomike e ditëve të fundit. Ndonse momenti i zgjedhur stonon në kontekstin e luftës në Ukrainë, sa kohë ajo nis e mbaron qytetare, respekton faktet dhe palën përballë, bëhet zëdhënëse e shqetësimit të ligjshëm qytetar duke ngritur “stekën” e veprimit demokratik, ajo mbetet e mirëpritur, bile e vonuar në kohë.

Ndryshe, nëse tjetërsohet nga politika e paskrupullt dhe degradon me tam-tame në hava “Boll vodhe?!”, nuk habit kënd kur përgjigja vjen… “Boll volle!”

Protesta nuk matet me “hijen e mëngjezit”

Sfidë për protestën e sotme mbetet mbajtja larg e politikës së kulisave. Një protestë qytetare mirëkuptohet edhe në kontekst lufte por e papranueshme dhe amorale do ishte instrumentalizimi partiak i saj.

Zgjedhjet e 6 marsit kanë krijuar një moment dalldie në atë fragment të opozitës që po vuan prej muajsh sindromën e të padëshirueshmit nga aleati i madh. Kjo lloj opozite, në mos nxitëse, është e interesuar për çdo ngjarje që nxjerr turma në shesh. Nuk ka më asgjë për të humbur dhe tensionimi e dalja e situatës politike e ekonomike nga kontrolli është habitat normal për të.

Ndaj dhe jo e gjithë prania në shesh është domosdoshmërisht mbështetje për kauzën qytetare. Drejtuesit e protestës nuk bën të maten me “hijen e mëngjezit” kur hedhin sytë nga turma ku jo rrallë zhurmën më të madhe e bëjnë militantët që janë aty për tjetër gjë. Ajo që vlen është kauza, qoftë dhe i vetëm në shesh!

“Armiku i armikut tim, është miku im” (njëlloj si retorika e djeshme e “alencës së qelbësirave”), nuk ka lidhje me qytetarinë në shesh dhe organizatorët, kur thërrasin një protestë qytetare, duhet t’i dalin për zot asaj. Në mos t’i mos i ishin futur fare asaj pune sepse qytetari nuk i ka asnjë borxh bedelave, naivëve apo militantëve në podiume që tensionojnë ditën e tij, inkurajojnë politikën e kulisave e rrënojnë besimin tek protesta qytetare si institucion. Do të ishte shërbimi më i keq ndaj demokracisë dhe protesta të këtij lloji vetëm qytetare nuk janë.

I ftuat në protestë… dilini për zot asaj!

Organizatorët kanë përgjegjësi qytetare kur thërrasin njerëzit në shesh. Protesta qytetare ka nevojë për strategji në fjalë, veprim e organizim për të ruajtur integritetin e saj. Vetëm kështu ajo ngjall besim tek publiku për t’iu bashkuar më pas asaj pa dallim partiak.

Organizatorët e protestës duhet që të mos lejojnë dhe nëse ndodh, duhet të distancohen nga çdo përpjekje që tenton futjen e frymës së protestës në ullukun e interesave të politikës së kulisave apo provokon tensione sociale në vënd.

Me këtë protestë organizatorët kanë marrë një barrë të madhe përsipër në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe babëzitjes së opozitës problematike për t’a përdorur atë. Nuk duhet të lejojnë që kjo protestë të marrë emër të keq në kushtet kur bota vuan pasojat e luftës, as të jetë mashë për të nxjerrë “gështenja” nga zjarri për të damkosurit në demokraci, as të bëjnë të paditurin, larg qoftë bedelin apo t’ia lënë zhvillimet rastësisë.

Karakteri qytetar duhet ruajtur me fanatizëm, në thirrje dhe veprim duke shmangur apo veçuar çdo thirrje dhe sjellje militantësh partiak. Deviza e saj mbipartiake duhet të shmangë çdo paragjykim ndryshe stonon kur, ndërsa ironizohen së toku në postera Rama qeveritar dhe Basha opozitar(!), protagonistët e qeverisjeve dramatike të tranzicionit (që direkt apo indirekt mbështesin protestën) nuk i përmënd kush! Nëse u vodh, vëndi nuk u vodh në vetëm 5 apo 10 vite por në tre dekada me rradhë.

Sensi i masës në protestë e vijimi i kauzës me mjete politike

Një protestë qytetare dallon në thirrje e veprim. Ajo distancohet nga sokëllimat, retorikat boshe e çoroditëse, etiketimet e akuzat në hava (për të cilat ka rrugë ligjore), thirrjet intimiduese, vulgariteti, mbyllja e derës, gjuha ultimative me ngjyrime partiake, bllokimet e shesheve apo rrugëve në kurriz të normalitetit të qytetarit në punën e tij, karshillëku ndaj policisë dhe detyrës së saj për të mbajtur rregullin publik etj.

Një protestë e tillë nuk sforcohet për të shtuar rradhët e saj sepse qytetari vjen vetvetiu, nuk ka orar çelje-mbyllje apo grafik javor që lodh e zvenit frymën e protestës por lë gjurmë me simbolikën e saj, sadopak e shtrirë në vënd dhe kohë.

Dhe nëse politika e qeveria nuk reagon apo shpërfill kërkesat racionale të protestës, rradha nuk është ajo e radikalizimit jashtësistemit por përpjekja brënda tij, qoftë duke u marrë me politikë aktive (krijimin e një partie të re ose praninë e ndikimin në politikat e partive ekzistuese), apo ndjekjen e problemeve në rrugë gjyqësore.

Shpresa për mirë nuk vjen duke nxirë!

Ultimatumi nuk shkon në demokraci; vota prandaj është. Ndaj dhe futja e hundëve nga politika e kulisave, fjala e fundit e thënë e para në sheshe dhe “telenovelizimi” i protestës vetëm dëmton entuziazmin qytetar dhe ironikisht, imunizon më tej pandëshkueshmërinë dhe arrogancën e politikës së djeshme të kulisave që rigjen terren për riciklim.

Akuzat për vjedhje e abuzime nuk mund të lëshohen pa teklif në eter. Hamëndjet e kuturisjet vënd e pavënd, nëpërkëmbin të drejtën e kujtdo për respekt, dinjitet e integritet njerëzor (sa kohë gjykata nuk vendos ndryshe).

Kush akuzon për vjedhje pa nisur akuzë në gjykatë, vjedh vetë si të drejtën e fjalës së lirë ashtu dhe të drejtën e kujtdo për të jetuar e punuar pa u intimiduar e “linçuar” kuturu verbalisht.

Shpresa për më mirë nuk vjen duke nxirë dhe karikuar turma në delir. Kur ka fakte, demokracia ofron dhe protokollin politik-mediatik-juridik për të denoncuar e dënuar abuzimin me lirinë e saj. Ndryshe, anarkia e populizmi vetëm pjell apo riciklon autoritarizëm pa fre.

Protestë qytetare për pasojat por edhe për shkaqet madhore të abuzimit 30 vjeçar

Protesta qytetare me të drejtë duhet të ngrejë shqetësimin e përditshëm ekonomik e social të qytetarëve por nuk duhet të ndalet aty dhe vetë politika nuk duhet të jetë tabu. Ka plot probleme të bartura këto 30 vjet ku dy prej tyre janë dhe themelet e shtetformimit dhe përgjegjshmërisë në politikë e qeveri.

Zgjidhja e lëmshit të pronës, që deri më sot ka shkuar jo tek i zoti por tek më i zoti (për t’a zënë e më pas legalizuar atë!) dhe rikthimi i ligjit zgjedhor mazhoritar (qoftë dhe me dy raunde) “vot-për-kok” që njëlloj si zgjedhja e kryebashkiakëve, rikthen meritokracinë në politikë, respekton vullnetin e votuesit dhe fut ndrojën tek deputetit ndaj zonës së tij.

Qytetari nuk ka pse të tororiset në sheshe kur e ndjen se vota vlen. Me protestë ndërrohet sistemi, jo pushteti që bëhet me votë. Ndërkohë që drejtësia nuk ka pse pret katër vjet dhe një protestë qytetare me kauzë reale duhet mbyllur tek dera e gjykatës e jo tjetërkund.

Protesta nuk është punë numrash në shesh. Një njeri i vetëm me kauzë reale flet më shumë se mijra në delir partiak. Dhe është çështje kohe derisa të tjerë t’i bashkohen atij. Por sot sheshi po mbetet bosh jo për mungesë qytetarie. Retorikat boshe pafund, akuzat në hava në shpërfillje të fakteve, futja e hundëve nga politika etj, janë gjëja e fundit që qytetari pret nga një protestë e thirrur në emër të tij. Qytetaria e mbush ose e lë sheshin bosh. Ndaj dhe boshatisja e sheshit ndonjëherë është në vetvete qytetari. I bie…, më mirë sheshi bosh se shejtani brënda!

13 mars 2022

Share This Article
9 Comments
  • kur te hyn thika ne kocke nuk behen protesta me orar si me qene dyqan, del ne shesh e ngulesh aty por tek ne tranzicioni e padrejtesia ka vrare solidaritetin dhe ben palle politika, edhe ata qe dalin ne shesh I nxjerr me bilbil partia, te dyja krahet, kujtoni grevat primitive te urise se PS dhe tani hordhite e PD, qytetaria gati eshte por protestat thirren tamam por I merr peng politika

  • Rama nuk i ka bere gje protestes,por e ka “pushkatuar”demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiper,ndaj njerezit nuk kane besim se ky vend mund te behet dhe pas kesaj do shihni se do ikin per dite e nate me mijra neper bote!

  • Ku ka protesta ne Shqiperi keto 31 vjet?
    Fundi pse te kete protesta kur populli eshte i lumtur se nuk i mungon asgje?
    A nuk deklaroi Rama ne Itali kur u beri thirrje investitoreve italiane “Hajdeni ne Shqiperi se nuk ka sindikata qe bejne greva e protesta”?
    A nuk i deklaroi gazetes “La Stampa” se “Ne Shqiperi edhe reformat me ANTIPOPULLORE konsiderohen si POPULLORE”?
    A nuk e vertetojne keto deklarata se ketu kemi demokraci dhe shtet ligjor,sepse keto i ka ndihmuar KORRUPSIONI,droga dhe prostitucioni?

  • Z.Artan profesor leshi c’fare je nuk e kupton qe protesta me e madhe e shqiptareve eshte kerkesa per viza jashte shqiperise?Besoj qe di te numerosh ,te pakten deri ne 1000 kerkesat per vize te largohen nga shqiperia per 6 muaj?Ti nuk je intektual shqiptar por nje kone qe i hedhin nje kocke dhe kenaqet.Ha parate qe te jep populli dhe mos ha mut te mbrosh hadutet.

  • Qytetari nuk ka pse torositet ne sheshe kur e ndjen se vota vlen – thote me plot te drejte Tan Xhaxho Duka….
    Po ku ishe ti Tan Xhaxho Duka kur mbare bota shikonte ne TV protestat qe e dogjen Parisin per pak rritje cmimi karburantesh? A nuk ka besim francezi atje ne Francen iluministe tek vota? Po gjetke ku protestohet fuqishem e perplasen me polici per masat anti-Covid kudo ne Peredimim e demokracise kulluar, as ato nuk besojne tek vota?
    O Tan Xhaxho Duka, ji i sinqerte e bjeri drejte : Nuk dua asnje proteste kunder qeverise Rama!
    Keshtu te pakten nuk ke nevoje ta mbash Shejtanin brenda ne bark.

  • Historia boterore ka treguar,shpesh here,qe vetem kur eshte ngritur cmimi i bukes,protestat kane permbysur qeverite.(ne thoshim,qe Perendimi,ha pak buke,por vetem gjermani,reth 3000lloj bukesh,dhe eshte e vertete, e kam pare ne nje dokumetar shkencor perndimor)
    Dhe se pari,qe te gatuhet nje proteste per se mbari,duhet qe mielli,apo mileti ne kete rast,te jete miell,as i skaduar dhe as krunde,pra te kemi se pari nje milet trim dhe me dinjitet,qe ti shkoje deri ne fund fitimit te se drejtes egzistenciale te neperkembur .
    Dhe fatkeqesia e vertetuar keto tre dekada,eshte se ne kemi shume qenie njerzore neper qytete,por shume pak qytetare dhe ata te strukur diku,kur ndjejne dhe shikojne c behet perreth.
    Se dyti,protesta e mire motivuar duhet nje opozite per se mbari,qe ta drejtoje.
    Dhe turpi dhe krimi historik,qe vazhdon ne kete katrahure vend,se opozite vazhdon te quhet,banda qe udhehiqet,nga maloke injorante te eger dhe oriental,qe ka mbledhur rruges,nje mase falange hileqare te pa afte dhe te korruptuar,shpifes te ndyre dhe te paskrupullt,karakurva ´´familjare´´dhe kurvare te te gjitha llojeve.Eshte precipitati i gjirizit arnautas.
    Se treti,ne prani,te nje ´´opozite´´jo zero,por e gjithe negative,diku nga kjo turma jone me se amorfe,dalin djem apo vajza te guximeshem dhe te arsimuar(ky vatani jone e ka provuar,qe nga gjirizi gjthandej,kane lulezuar dhe trandafila,pa cka se lulezimin shumica e kane pasur jashte tij).
    Mirpo nuk mjafton deshira dhe guximi,por duhet dhe nje organizim,si njerez dhe si program,mbasi duket si kaotike,dhe gjithe kjo energji pozitive se fundi del e vjedhur nga qeveria.
    Nuk mund te mos ndjesh neveri per veten si qytetar apatik,kur guxon dhe hedh syte mbi ish pionerin katundar te enverit,me targen Balla,qe eshte bere byth e koke nga dhjamet e shumte,kur peshtyn ndyre mbi zorre te zbrazta,si sulltani i vet,me sllogane te bllokut te dikurshem,produkti i te cilit dhe jane.
    Se katerti,keto vajza dhe djemosha te guximshem,mendoj qe ne kerkesat e tyre,duhet te mprehin lapsin,per kerkesat,mbasi tingellojne si te pergjitheshme,ne shifra te medha dhe te pa daltuara, dhe te ndeshen me ministret-biba,qe ndonje mund te jete dhe e zonja,por kerbaci i dirigjentit sulltanor,,i detyron te cicerijne gjithmone avazin e tij,te bunkerit te Surrelit.

  • O njerez pse lodheni kot , pika me e dobet e kti populli esht se perveç Rames berishes lulit dhe metes dhe hajdutve qe i ndjekin nga pas ne nuk kemi alternativ tjeter me dinjitoze , se nese do kishim ju siguroj qe Ed Rama do ishte shum me shum ne pozit pune , por ne po hoqem kte na vjen saliu luli iliri me PDn dhe LSIn qe kan djegur dhe rrenuar tre her kte vend me keq se pushtusi me i keq , Rama kte e di dhe esht shum i qet , kte qetsi ja jep mungesa alternatives tjeter , pra ne jemi te detyruar ti kerkojm qeveris qe kemi te vihet ne pozita pune te na plotesoj kerkesat tona , jo dalim aty dhe therrasim rama ik , e kush do vij saliu luli iliri kta jan mbeshtetsit e antishqiptarve kriminelve dhe hajdutve na kan masakruar 30 vjet , pra ne me qytetari duhet te bejm thirrje o shtet kemi ardhur qe te na plotesosh kushtet , te shporren politikanet e te gjitha ngjyrave nga kjo protest te na len ne hallexhinjt ne hallin ton , ne shtetit qe kemi mbeshtetur i kerkojm llogari pik, kjo do ishte protest qytetare , jo del lloj lloj alabaku qe fut saliu e iliri aty dhe tregojn se kryeministri na ka qen ne burg lloj lloj vemjesh qe nuk vin ne protest se kan hall por kan nevoj te kthehet saliu ne pushtet dhe ktu degjeneron protesta qytetare me thirrjet Rama ik sali hajde dhe ne shesh nuk ngelet njeri dhe ju o popull , fukarej do ngeleni per gjithmon .

  • Nuk jemi akoma nje shtet democratik edhe pse flasim shume per te..
    Njerezit akoma kane frike se dalja ne proteste do ti demtoje ne nje menyre apo ne nje tjeter..
    Administrata te gjeje vend e te futet nese guzon ta beje…
    Te rinjte I arrestojne, I zhantazhojne..
    Jo me large se dje me tregoi dikush se nje mik I tij kishte dale ne proteste qe diten e 1 dhe te nesermen ne biznesin e tij kishin zbarkuar tatimet ..
    Ka akoma fuksa civil qe vijne verdalle dhe bejne cte mundin.
    Une qe e kam jetuar monizmin me duket sikur jemi kthyer perseri atje..
    Nje parti shtet dhe nje lider qe me sebepin e tepsise I fyen dhe tallet me shtetasit e vet.. Turp I madh e mjere ne ku kemi arritur..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *