U larguan nga mësimi për të protestuar kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri, por ndëshkohen nga drejtoria e shkollës me thyerje të notës së sjelljes. Po flasim për nxënësit e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet, të cilët mëngjesi i të hënës i ka gjetur sërish duke protestuar. Kësaj radhe me motivacionin për ndëshkimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës Shkollore. Penalizim ky që për një pjesë të konsiderueshme të nxënësve mund të mbartë pasoja duke qenë se rrezikojnë dhënien e provimeve të maturës shtetërore.
Përfaqësuesit e protestës theksuan se ka pasur rreth 200 thyerje notash në sjellje, ndërsa peticionet dërguara në adresë të drejtorit të shkollës nuk janë marrë parasysh. Në shenjë proteste nxënësit kanë vendosur që të mos i kthehen mësimit, deri sa të merret një tjetër vendim, e që ka të bëjë me heqjen e vërejtjeve, si dhe ndryshimin e penaliteteve, pasi vetëm për shkak të disa mungesave u rrezikohen provimet.
“Gjatë protestës që u bë për armët kimike, të gjithë nxënësit që morën pjesë atje morën vërejtje. Kjo gjë është e padrejtë sepse ne kemi të drejtë të shprehemi dhe të kërkojmë më të mirën për të ardhmen tonë”, citon një nga nxënësit protestues. “Ne i kemi dërguar një letër për të pasur një komunikim më të mirë. Kemi dërguar disa kushte, por ai nuk e ka lexuar fare letrën dhe e ka hedhur poshtë. Ka shënuar në regjistrat tonë vërejtje, gjithashtu edhe thyerje në notë në sjellje që shumë nxënës në këtë shkollë nuk futen në provimin e maturës”, deklaroi një tjetër nxënëse protestuese.
Konkretisht, në ditën e protestës në një nga klasat e maturës në të kësaj shkolle nga 37 nxënës që ka klasë, prezent në orën e mësimit kanë qenë vetëm 9 prej tyre, pasi pjesa tjetër ishin larguar për të marrë pjesë në protestën kundër sjelljes së armëve kimike. Lidhur me shqetësimin e ngritur nga nxënësit, drejtori i shkollës Vladimir Boneci ka sqaruar se ata duhet të vijojnë ndjekjen e mësimit dhe se nuk do të kenë asnjë penalizim sa i takon hyrjes në provime. “Mbas lajmërimit që i bëmë prindërve për një thyerje të disiplinës, nxënësit të vijnë në shkollë dhe jo vetëm që nuk do të marrin masë, por nuk të t’u vihet as mungesë. Masat që kemi menduar ne, të cilat do t’i rishikojmë kanë qenë vetëm qortim edhe vërejtje”, ka shtuar drejtori Boneci.
O shqiptare te uruare ,o nxenes te shkolles se mesme,a i dini rregullat e brendeshme te shkolles se kur ishja une ne ate shkolle kishim nje rregullore qe kush nuk e zbatonte quhesh thyerje ligji.Si mund te leshe mesimin dhe mund te dalesh ne sheshe per demostrate qofte edhe si kjo e armeve kimike.Nuk jemi kunder demostrimeve por gjithmone te kuptimta dhe te organizuara dhe te miratuara nga istancat me te larta.Me çfar kuptoj une atu ne ate shkolle tani qenka keshtu : hyr kur te duashe dhe dil kur te duashe .JO JO JO te dashur nxenes shkolla duhet me pa tjeter te kete disiplin dhe te rrepte bile se ndryshje nuk quhet shkolle por diçka per tu zbavitur ose per te kaluare kohen qe nuk ka asgje te perbashket me ate qe ne kerkojme ne shekullin 21,te dashur nxenes dhe juve mesues qe jeni ne vendin e gabuare per ti dhene shoqerise ate qe shoqerija sote kerkon.
Te merren masat me te rrepta dhe ata prinder qe kundershtojne ata nuk duane ne radhe te pare femijet e tyre pale ma shqiperine dhe kombin
Shqiptari i cdo moshe qofte do e tregoje se sa dyfyteresh dhe i paprincipte eshte.Une mendoj se ata nxenes po te ishin ne shkolle private as qe do tu vinte mendja per mitingje,po shtresa e varfer eshte pjesa me e mire e mishit per top.
Per moshen qe kane gjimnazistet duhet te perqendrohen te mesimi se aty e kane te ardhmen e tyre.