Katër prej protestuesve të djeshëm në Kombinat do të ndiqen në gjendje të lirë. Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për shtetasit: Luan Koprencka, Osman Nebiu, Adriatik Hatija dhe Armand Pashternjaku, të cilët akuzohen se kanë marrë pjesë në grumbullim të paligjshëm, duke protestuar për mungesën e energjisë elektrike në qendër Kombinat.
Një grup qytetarësh protestuan dje në Kombinat për mungesën e energjisë elektrike, duke bllokuar segmentin Qendër-Kombinat. Qytetarët u konfrontuan me forca të policisë, gjatë protestes për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në këtë zonë. Zona e cila është nga më të rregulltat në pagesat e energjisë mbushi dje ditën e pestë pa energji elektrike. CEZ Shpendarje ka njoftuar publikun se mungesa e energjisë ka ardhur si pasojë e lidhjeve të paligjshme, të cilat ngarkojnë rrjetin, por banorët këmbëngulin se paguajnë rregullisht faturat.