Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “Rrugën e Kombit”, deklaroi nga Kuvendi Kombëtar i PD, se ata do ngrihen sërish në protestë.
Ai tha se teksa vinte për në Tiranë, kishte parë se te sportelet vijonin punimet, ndërsa paralajmëroi se kuksianët do ngrihen sërish në protestë nëse qeveria nuk negocion me ata për taksën.
“Dolëm të protestojmë kundër taksës në Rrugën e kombit. E kemi pritur me padurim që të hapet ajo rrugë dhe të quhet rruga e kombit të lidhet jugu me veriun dhe Shqipëria me Kosovën.
Nuk duhet të vihet një taksë që ne s’mund ta përballojmë. Shteti ka nevojë për taksa, por shteti duhet ta dijë sesa e përballojmë ne. Protestuam dhe shkuam në shtëpi, në orën dy, tre, të natës vjen policia dhe na arreston.
Kur po vija pashë që po bëheshin pune, ne prapë do ngrihemi nëse nuk diskutojnë me ne. Prapë do ngrihemi në protestë”, tha Popa.
a.s/dita

po u ule posht ne kasaba do te paguash, falas ka vetem ne pyll, dhe ne mal ku ka shtigje dhish, kjo eshte demokracia qe deshe, vetem enver hoxha i kishte rruget falas, spitalin falas, gjykatat, falas, shkollat falas,shpite falas, driten falas, ujin falas, tani shko e ble uje ne bidon kallcuku !
Do hysh ne burg e sdo dalesh me.
Ndakort zoteria nga Kuksi ke shum te drejt po mos e kerko te drejten tende na podjumi i PDse se je i perdorur aty ,se edhe keta te ishin ne pushtet juve prap se prap do e paguanit kete rrug me shum se çdo diskutohet tani ,prandaj beje protesten tende pa ngjyra politike , ose na ben te mendojm se mer leke per propagand .
Kam qen pro protestes kundra ndaj Rames ..por jam kundra propagandes Berisha-Basha .
Tani e tutje nuk u suportoj me militant qelbesir,…je muti i kuksit.
Perdor protesten per politik te qelbesirave