Protestuesit e PD sulmojnë banorin e zonës që kërkoi të mos bllokohej rruga

Leda Hysa

Nje incident ka ndodhur ne protesten e banoreve te Astirit, ku nje qytetarë eshte sulmuar nga protestuesit e PD.

Qytetari, i cili ashtu si edhe ata pak banorë të tjerë prej ditësh proteston kundër prishjes së ndërtesave që preken nga ky projekt.

Por ndryshe prej tyre ai është shprehur kundër akteve të tilla të dhunshme apo edhe bllokimit të rrugës për automjetet,. Ndërsa ka sugjeruar që banorët të zgjidhnin një përfaqësi dhe të kërkonin takim me institucionet shtetërore. “Unë them që këtu duhet të vijë një përfaqësi nga ana e shtetit.

Këtu nuk ka zgjidhje në këtë mënyrë, ne duhet të mblidhemi dhe të diskutojmë. Unë nuk dua të rrinë ato makinat atje, po dhe ne kemi hall”, tha banori. Por kjo ka sjellë një tensionim të situatës, teksa përfaqësuesit e PD-së dhe mbështetësit e tyre kanë kërkuar që ai të largohet, duke e quajtur provokator.

“Nuk ka shtet, xhaxh! Kemi 15 ditë në rrugë dhe nuk na ka ardhur asnjë njeri nga ana e shtetit. Këtu vendosim ne. Je i shitur, ik në shtëpi, ik, sa lekë të kanë dhënë! Ik, ik, ik! Nuk u ngope 50 vjet me Enverin!”, i janë drejtuar disa nga banorët e tjerë personit në fjalë.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Karat e Astirit qe kane zaptuar e vjedhur tokat e pronat e te tjere (toke e xanun) edhe pas 28 vjetesh perseri e kane me Enverin, ai i “shkreti” nuk u beri gje :
    Vetem u shkerdheu loket aty ku i kishin dhe keta i thurnin kenge me CIFTELI.

  • Ketyre u duhen marre deri me nje parate e zenies se truallit! Erdhen nga ana e anes, pa pyetur njeri, dhe si ne aren e babait nisen te ngrinin strehat, qe me vone do i kthenin ne vila, pa u hyre gjemb ne kembe. Nuk ka asnje arsye te merremi ende peng nga barbaret, se boll na mbajten si ne zinxhire per gati 30 vjet! Te zbatohet ligji, dhe te jemi te qete ne jeten tone, duke pare perpara. Rruge tjeter nuk ka!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *