Parlamenti rrethohet nga tubuesit, protestuesit hedhin tymuese

Leda Hysa

Ka nisur para parlamentit protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe kundër projektligjit që e lejon këtë akt.

Ata kërkojnë mbrojtjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Veç artistëve, të pranishëm janë edhe qytetarë e anëtarë të shoqërisë civile. Kjo protestë ka edhe mbështetjen e opozitës.

Tubimi ka nisur me këndimin e himnit kombëtar.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta “mbroteatrin”.

Ndërkohë, rruga para parlamentit është bllokuar nga protestuesit.

“Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë, një popull pas histori nuk ka mbrojtje nga arti. Jemi këtu që të ngrihemi mbi mashtrimet e qeveritarëve tanë. Jemi këtu për t’i dhënë në kuptim jetës së çdo shqiptari”, tha Bujar Asqeriu.

“Nëse ky ligj kalon, do të protestojmë më shumë para teatrit, asgjë nuk është e mbyllur asgjë nuk është e prerë. Unë them se  do të mbizotërojë qytetaria në atë sallë sot mbi politikën dhe paratë.”, është shprehur Alert Çeloaliaj.

Ndërkohë, Partia Demokratike mblodhi grupin parlamentar, për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë në lidhje me seancën e sotme plenare dhe çështjen e shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar në selinë e PD-së, deputetët e opozitës kanë mbërritur tashmë në seancën plenare.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Babalokrate te mjere mbroheni teatrin siç mbrojtet parkun e lodrave!
    Urra!Rrofte e shemtuara dhe e rrenuara stalla e teatrit!PartiDebilash babalokratik!

  • ne krye te protestes shpellaret e Mziut te Kamzes, naziskinet e Gabelit Belind kerrici, dhe sharebajgat e haremit veror te Jales te drejtuara nga shorja Floida kerpaci, dhe nga e majta ne te djathte ne organizim eshte Strazua me patllake dhe gangsteri Muli,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *