Dhjetëra autobusë kanë djegur dhe shkrumbuar krejtësisht në qytetin brazilian të Goiania, pasi demonstruesit i vunë flakën qëllimisht duke kërkuar shërbime më të mira për transport në qytet por edhe në zonat përreth.
Kompania e autobusëve “Metrobus”, e cila operon në Goiania dhe shërbimet në zonat përreth, tha se të paktën 6 autobusë janë djegur krejtësisht ndërsa 9 të tjerë janë dëmtuar rëndë nga grupe vandale, të cilët thyen gjithcka duke gjuajtur me gura të rëndë ndërsa janë shkatërruar edhe automjete të tjera.
Pasi gjuajtën me gurë, protestuesit i vunë flakën autobusëve duke shkaktuar panik dhe rrëmujë në qytet, ndërsa trafiku shkaktoi rradhë dhe bllokim të rrugëve për më shumë se 6 orë.
Edhe autobusë të formave dhe linjave të tjera, gjithashtu u dëmtuan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Autoritetet lokale dhe policia thanë se në protestë morën pjesë më shumë se 400 persona.
Policia zbriti në terren për të qetësuar situatën ndërsa oficerët e policisë në autostrada dhe rrugët kryesore u munduan të sigurojnë qetësinë e shoferëve, që pritën me orë lirimin e rrugëve.
