Protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë: Lironi të ndaluarit

Ornela

Protesta e thirrur nga partitë opozitare, PD dhe LSI, këtë të enjte, duket se e ka “përfunduar” misionin e saj përpara Kuvendit të Shqipërisë, aty ku pati jo rrallëherë edhe përplasje dhe konfrontime me forcat e rendit, që ishin të shumtë në numër për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e punimeve të Parlamentit.

Pikërisht për shkak të përplasjeve me disa efektivë, disa prej protestuesve përfunduan të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, vend tek i cili u zhvendos protesta pak pas mesditës.

Ish-deputetë demokratë dhe protestues militantë që i ndoqën nga pas, kërkuan me çdo kusht lirimin e të shoqëruarve. Ata u shprehën se nuk do të lëviznin prej andej pa liruar çdo protestues të opozitës.

E ndërsa kordoni policor i mban larg Drejtorisë protestuesit, deputetët kanë mundur të hyjnë brenda dhe negociojnë me policët lirimin e të shoqëruarve.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Si mund te lejohet qe cdo pis, apo kelysh kurve qe organizon protesta te kundraligjeshme, te dhuneshme, destabilitet, lejohet te futet brenda Drejtorise se Policise se Tiranes.
    Eshte rast i mire per t’u vene edhe ketyre njerzve pa asnje imunitet PRANGAT.

    • Keta nuk jane me deputet. Turp per policine qe dorezohet para huliganeve. A jeni ne vete. Me kete veprim ju i jepni me shume zemerc protestuesve. Kjo nuk eshte policia qe duam.

  • Policia e shtetit duhet te kryej detyren ne baze teligjeve ne fuqi Qe nga marrja e lejes.vendi ku do te zhvillohet.koha sa do te zgjasi.etjPolicia e shtetit kete detyre e ka me kushtetute dhe nuk ka asnje ligj qe e kape.Shkopin e gomes perse e keni ne paimet tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *