“Protestuesit” pa ideale

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Ata që dalin e protestojnë për dy pemë të kositura për truall ke liqeni dhe nuk dalin të protestojnë fuqishëm kundër masakrave të tilla siç janë tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 Janarit, kurrsesi nuk mund të jenë pjesë e një shoqërie të emancipuar, e cila menjëherë pas krimeve s’duhej të reshtte së dali përditë në protesta, deri sa të detyronte drejtësinë të ndëshkonte shkaktarët. Derisa të detyronte të gjunjëzoheshin dhe vetë ata, që menjëherë pas krimeve u munduan dhe po mundohen edhe sot e kësaj dite, t’i lënë në harresë krimet e bëra, me qëllim nxjerrjen nga llogaridhënia ligjore të autorëve.

Minimizimi i rëndësisë që ka për demokracinë e brishtë ndëshkimi i detyrueshëm sidomos i këtyre ngjarjeve, është shprehje e qartë e mosinteresit dhe e pabesisë kundrejt sovranit prej atyre që erdhën në pushtet pikërisht me motivin e ndëshkimit të korrupsionit dhe krimit institucional. Disa nga protestat e kohëve të fundit, përfshi këtu edhe vetë 21 janarin, kanë dëshmuar se “protestuesit” pa ideale kanë qenë thjeshtë militantë, të cilët gatishmërinë për të vërshuar rrugëve e tregojnë vetëm në rastet kur mobilizohen për qëllime interesash nga partia. Të hidhesh në protestë kundër korrupsionit të një qeveritari të piketuar dhe të mbyllësh sytë përpara vrasjes, nuk mund të jesh gjë tjetër veçse një militant apo mercenar i paguar. Për sa kohë kjo shoqëri me moral të vdekur do të vazhdojë të vihet në rresht vetëm pas mercenarëve të partisë, kjo shoqëri do të mbetet vasale e përjetshme e tyre. Këta janë dhe fatkeqësia më e madhe e të gjallëve me moral.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *