Protestuesit ‘rrethojnë’ Ministrinë e Brendshme, përforcohet kordoni policor

Ornela

Turma e protestuesve të opozitës, është zhvendosur tashmë pranë Ministrisë së Brendshme, ku po protestojnë duke kërkuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Burimet raportojnë se vetë ministri ndodhet brenda godinës së Ministrisë në këto momente, e cila është e rrethuar edhe nga një kordon i përforcuar policie.

Simpatizantët e opozitës kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të Forcave Speciale në korridorin mes Ministrisë së Brendshme dhe të Transporteve.

Policia u ka bërë thirrje që të ruajnë qetësinë dhe të mos sulmojnë efektivët, por me një rrjetë hekuri protestuesit kanë shtyrë policët. Një nga protestuesit ka mbetur i lenduar.

Protestuesit brohorasin në thirrjet ‘Xhafaj ik, Xhafaj ik’, ‘Të largohet Rama’, ‘ E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

Kujtojmë që para në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ protesta kaloi qetësisht, pasi u regjistruan vetëm disa tymuese të hedhura dhe disa shtyrje mes turmës dhe kordonit të policisë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kujtojmë që para në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ protesta kaloi qetësisht, pasi u regjistruan vetëm disa tymuese të hedhura dhe disa shtyrje mes turmës dhe kordonit të policisë.Po kur L.Basha bëri thirrje hileqare pas meje para te kalit skëndërbeut ,dhe vetë humbi ,kur turma nuk vajti aty, por ju vërsul me dhunë ministrisë brndshme .Kjo u bë me qëllim se po të ndodhte ndonjë vrasje ky do shfajsohej ,do thoshte në prokurori se nuk i qova unë atje por turma iku vetë,kur në të vërtet aty u duk hapor se në turmë ishte një grup i dhunshëm i strukturuar me Stresin etj që goditën policinë ..një grup i prekatitur për dhunë nga Luli .

    Munika K. vetëm qeshte kur huliganët goditnin forcat e policisë me mjete rrethanore ,gurë dhe mjete të tjera dhe rrjetën e hekurit e hedhën në kokë të policisë !.Jm i zhgënjyer nga mënyra se si L.Basha dhe Munika k duan të marrin pushtetin me dhunë ,të largojnë BE-në nga shqipëria dhe të sabotojnë wetingun.

  • E likja prapa perdes shtrengonte grushtat dhe ferkonte duart e mermeriste: kurajo…kurajo koklaret e mi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *