Provat e Ristanit kundër Ramës, një deklaratë e SHBA-së kundër…Doshit

Bledar Lumani

Në seancën e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Lartë për padinë e kryeministrit Edi Rama kundër Arben Ristanit, Partia Demokratike ka paraqitur provat, që sipas saj, vërtetojnë përfshirjen e Ramës në veprimtari kriminale.

Janë prova vërtet të çuditshme në fakt.

Mes dosjes me provat e paraqitura sot bien në sy tre prej tyre:

Deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë, si përshendetje për përjashtimin e deputetit Tom Doshi nga grupi i PS.

Denoncimin e Tom Doshit për skenarin e vrasjes ndaj tij e Fufit, ku Rama, sipas PD edhe pse ka qenë në dijeni muaj më pare, nuk e ka kallëzuar.

Dhe së treti, dokumentin e policisë, publikuar nga ABC, për praninë e një personi të kërkuar nga policia në makinën e deputetit Mark Frroku.

Por, se çfarë lidhje kanë këto me përfshirjen e Ramës në krime, vetëm Ristani dhe PD e dinë.

Avokati i Ristanit ka përsëritur ndërkohë sërish argumentin se ai nuk mban përgjegjësi për ato që ka thënë, pasi ka folur në emër të PD-së.

Share This Article
15 Comments
  • Bravo Ristan! Keto prova prokuroria duhet qe ti hetoje urgjentisht dhe jo te merret me gjera boshe , dhe jo te meret me doshet e co. Urgjenca e ketij hetimi perkon me domosdoshmerine per te provuar se ristani flet ne emer te pd ,por jo ne emrin tim!

  • Nje denim per prishje imazhi me ane te shpifjes, ku pervec gjobes se majme, duhet futur edhe mospjesmarrja e shpifesit ne politiken zyrtare, ku perfshihet parlamenti dhe funksione te tjera qe perfaqesojne shtetin.
    Lete te jete thjesht polticar ne SHQUP.

  • RISTANI te denohet per akuzuar te reme. Ne se ka folur ne emer te PARTISE se DJALLIT , kjo e fundit duhet te paguaj gjo ben per alibi, dhe dizinformim te poblikut. O RISTANI mbaroi kariere jote o tope.

    • Ristan kadiu ka gabuar rëndë sepse nuk ka marë provat e Çiljetës kundër Ramës dhe as ato të jozit në dosjen “Rama kundër katolikëve”! E ka mbërthyer demenca mendore kadi Ristanin! Tung!

  • Po kush eshte partia qe paska te drejte te thoje cfare te doje? Partia eshte Berisha dhe mashat jane Ristanet e Paloqet….I thote partia…. u dhj… partine dhe surratet o mender deputete

  • Ky vodhi ne sy tegjith shqiptareve dhe shteti bente sehir, ky duhet arrestuar per shpifje per percarje mes shqiptareve dhe te meren masa arresti sic po behet me deputetet e majt ashtu te behet dhe per keta dy qe te mesohe n me kulturen demokratike.

  • “Por, se çfarë lidhje kanë këto me përfshirjen e Ramës në krime, vetëm Ristani dhe PD e dinë”
    z. gazetar anonim a mund te na thuash se kush ishte ai “personi nga lart” qe urdheroi policine qe te mos ndaloje Frrokun??? Thua te kete pasur dijeni si Rama, si Tahiri???

  • amon mos na e shani kryeka.in e ripjelljes se osht ne hall te modh ska mo lek edhe ato 3 mij euro qe kishte i harxhoi me hong njala edhe tani ka ngel duke nda certifikata pronesie me fitu buken e gojes………..!!!!!!!!!!!!!! (me ristanin merruni ju cakalli ketej matane po ben kerdine ju vazhdoni me gjurmet e ujkut),,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *