Sikundër ndodh me maturantët, edhe nxënësit e klasave të 9-ta janë udhëzuar tashmë me tematikat që duhet të punojnë në kushtet e shtëpisë për provimet e këtij viti. Sa i takon testit të matematikës, në materialin udhëzues të hartuar nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit janë detajuar tematikat kryesore dhe ndikimi që do të kenë secila prej tyre në testin e lirimit të kësaj lëndë.
Provimi i matematikës do të jetë i struktura me pyetje për të tria nivelet e vështirësisë, ndërkohë që kërkesat e testit do të jenë të formatit me alternativa, me përgjigje të shkurtër dhe shtjellim. Vlerësimi i testit do të jetë me 50 pikë në total.
Nëpërmjet testit të lëndës së matematikës në Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, nxënësi do të vlerësohet për realizimin e kompetencave matematikore nëpërmjet 5 tematikave kryesore që janë: numri, matja, gjeometria, algjebra dhe funksioni, statistika dhe probabiliteti. Për secilën prej tyre në vijim të shkrimit do të gjeni edhe ndikimin që do të ketë në përmbajtjen finale të testit. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar ndikimin në pikë që do të ketë secila prej këtyre tematikave, duke specifikuar edhe veprimet që duhet të kryeni për secilën temë.
Në këtë test nga nxënësi kërkohet që të:
- Përdorë radhën e veprimeve duke përfshirë kllapat dhe fuqitë.
- Kryejë veprime me fuqitë duke zbatuar vetitë.
- Përdorë në zbatime prerjen dhe bashkimin e dy bashkësive.
- Shkruajë një thyesë në formën më të thjeshtë duke thjeshtuar faktorët e përbashkët.
- Gjejë pjesën e një sasie të dhënë.
- Zgjidhë situata problemore duke përdorur përqindjen, në kontekste nga jeta familjare, veprime financiare, etj.
- Zgjidhë situata problemore duke përfshirë përpjesëtimin.
- Mbledhë, zbresë, shumëzojë dhe pjesëtojë numrat e plotë, dhjetorë dhe thyesorë.
- Njehsojë perimetrin dhe syprinën e katrorit, drejtkëndëshit, trekëndëshit, paralelogramit, trapezit;
- Njehsojë n gjatësinë e harkut dhe syprinën e sektorit qarkor.
- Të zgjidhë situata problemore me perimetrin dhe syprinën e rrethit.
- Të zgjidhë situata problemore që lidhen me vetitë e trekëndëshave, shumëkëndëshave dhe rrethit.
- Të njehsoj këndin qendror dhe këndin rrethor.
- Të identifikojë trekëndëshat kongruentë bazuar në rastet e kongruencës.
- Të njohë dhe të përdorë teoremën e Pitagorës për të zgjidhur situata problemore në trekëndëshat kënddrejtë.
- Të përdorë konceptin e eksponentit për fuqitë e numrave të plotë pozitivë.
- Formojë shprehje shkronjore.
- Reduktojë dhe shndërrojë shprehjet shkronjore me koeficiente numra të plotë.
- Të kryejë veprime me kufiza të ngjashme.
- Të shumëzojë një kufizë me një shprehje brenda kllapës.
- Të gjenerojë kufiza në një varg me një rregull të caktuar duke lidhur pozicionin e kufizës me kufizën ose kufizat me njëra –tjetrën.
- Të njohë kuptimin e koeficientit a dhe gjen koeficientin këndor të grafikut të funksionit linear y = ax + b.
- Të llogaritë mesoren, modën dhe mesataren aritmetike për të dhënat diskrete dhe të vazhdueshme;
- Të njehsojë probabilitetin teorik dhe eksperimental dhe krahason rezultatet.
p.k\Dita

