Askush nuk i gëzohet faktit të hidhur që në provimin e maturës në lëndën e matematikës, maturantët kanë dalë shumë keq, disa herë më keq se vitet e kaluara.
Hedhim një sy mbi rezultatet: Nga 45 032 maturantë në provim u vlerësuan me notën 4 (katër) 10 361 prej tyre ose 23%, me notën 5 (pesë) u vlerësuan 14 779 maturantë ose 32.8%. Me notën 4 dhe 5 gjithsej 25 140, shifër kjo e barabartë me 55.8% të numrit total të maturantëve. Nga ana tjetër kanë marrë notën dhjetë me 50 pikë të plota vetëm 239 maturantë ndërsa janë vlerësuar me notën dhjetë 2 249 maturantë duke pasur parasysh rregullin që maturanti i vlerësuar me 9.5 e lart merr notën dhjetë.
Konkretisht: Nota 10.00 – 239, nota 9.9 – 351, nota 9.8 – 470, nota 9.7 – 394, nota 9.6 – 424, nota 9.5 – 371
Në shkolla të veçanta niveli shkon deri në skajet e katastrofës. Në një shkollë fshati me 23 maturantë 16 vlerësohen me notën 4 dhe 7 të tjerë me notën pesë, asnjë 6, 7, 8, 9, 10. Gjimnaze qytetesh që dalin nën 50% pasi mbi 50% e maturantëve janë vlerësuar me katër.
Ç’tregon kjo? Fakti që një numër i konsiderueshëm maturantësh janë vlerësuar me notat katër e pesë tregon së pari që toleranca në provimet e maturës ka qenë zero, ekipet e ngritura në funksion të kësaj mature kanë funksionuar perfekt, standardet e zhvillimit të provimit janë kapur bindshëm, vetë maturantët e kanë kuptuar se iku koha e kopjes si “faktor” shpëtues i maturantëve të papërgatitur. Ndërkohë dhe vlerësuesit kanë qenë në nivelet e kërkuara.
Kjo është njëra anë, ndërsa tjetra ka të bëjë me punën e dobët ndër vite me këtë lëndë e fushë mësimore.
Në provimet e maturës provohen dijet e marra ndër vite, është një test që nxjerr në pah se sa ata janë përgatitur në një duzinë vitesh (dymbëdhjetë) dhe e meritojnë apo jo diplomën e mbarimit të arsimit të mesëm të lartë.
Rezultatet e maturës në matematikë të bëjnë të vrasësh mendjen dhe të ngasësh për të gjetur se ku “fle lepuri”. Dhe kjo, krahas domosdoshmërisë së një analize të thelluar shkollë për shkollë e emër për emër, ashiqare nxjerr në pah dobësinë e mësimdhënësve të kësaj lënde, e cila rëndom është mbuluar dhe nga mësues jo specialist.
Nuk janë të pakta rastet kur matematikën e kanë dhënë mësues historie e gjeografie, gjuhe e letërsie, biologjie e kimie, deri dhe mësues me arsim të mesëm bujqësor, duke e ndarë si “plaçkë” lufte e lënë në derë të gjithkujt që ishte mësimdhënës.
Dhe jo vetëm kaq. Vetë mësuesit e matematikës, që kanë bërë një shkollë të lartë, por dhe një master, në mjaft raste kanë nivel të ulët profesional, të krahasueshëm me nivelin e një maturanti mesatar autodidakt. Natyrisht, që matematika ka mësues të përkushtuar, por ndër ta dhe mësues “që i kanë rënë në qafë zanatit”.
Sjellim për ilustrim pak rreshta nga një studim që ka bërë specialisti i mirënjohur i matematikës, Koço Josifi, mbi një paketë prej 68 testesh të rastësishme të kualifikimit të mësuesve të matematikës të arsimit 9 vjeçar për vitin 2014 për 5, 10 apo 20 vjeçarin.
Në studimin e tij z.Josifi shënon: Testi është i ndërtuar mbi bazën e rubrikave të mëposhtme:
Dokumentacioni me tri pyetje dhe me 4 pikë në total;
Program lëndor me tri pyetje dhe me 6 pikë në total;
Pedagogjia dhe metodologjia me 6 pyetje dhe me 13 pikë në total;
Komunikimi dhe etika me dy pyetje dhe me 3 pikë në total;
Drejtshkrimi me dy pyetje dhe me 4 pikë në total; dhe
Aspekti shkencor me 22 pyetje dhe me 40 pikë në total.
Nga korrigjimi dhe studimi i 68 testeve del se:
Për dokumentacionin: 22 mësues kanë marrë nga 0 deri në 2 pikë;
Për programin: 7 mësues kanë marrë nga 0 deri në 2 pikë;
Për pedagogjinë dhe metodologjinë: 27 mësues kanë marrë nga 2 deri në 6 pikë;
Për komunikimin dhe etikën: 45 mësues kanë marrë nga 0 deri 1 pikë;
Për drejtshkrimin: 44 mësues kanë marrë nga 0 deri 1 pikë;
Për anën shkencore: 28 mësues kanë marrë nga 5 deri në 19 pikë;
Në shndërrimet në një shprehje shkronjore 21 mësues kanë marrë 0 pikë nga një e mundshme, pra nuk dinë të bëjnë shndërrime në një shprehje shkronjore të thjeshtë;
Në krahasimin e thyesave, gjetjen e thyesës ndërmjet dy thyesave jo të barabarta, 17 mësues nuk janë në gjendje ta kryejnë;
Veprimet me thyesa, 13 mësues nuk dinë t’i kryejnë;
Shndërrimet me fuqi dhe krahasime, 10 mësues nuk dinë t’i kryejnë;
Veprime brenda rrënjës, 13 mësues nuk janë në gjendje t’i kryejnë;
Nuk gjejnë dot koordinatat e vektorit 8 mësues;
Gabojnë në gjetjen e sipërfaqes së trapezit 3 mësues;
Gabojnë në koordinatat e pikës në plan 32 mësues;
Tek formulat trigonometrike gabojnë 5 mësues;
Gabojnë në gjetjen e gjatësisë së harkut të rrethit dhe elementeve të tjerë 18 mësues;
Në zgjidhjen e ekuacionit thyesor në një mjedis të dhënë gabojnë rëndë 48 mësues;
Gjetjen e kufirit të vlerave të argumentit kur njeh vlerat e funksionit nuk janë në gjendje ta zgjidhin 33 mësues;
Gjetjen e thyesës kur di lidhjen midis gjymtyrëve dhe si ndryshon ajo kur ndryshon gjymtyrët nuk dinë ta përcaktojnë 24 mësues;
Gjetjen e koeficentëve të ekuacionit të fuqisë së dytë kur di rrënjët nuk e zgjidhin dot 32 mësues (formulat e Vietës);
Gabojnë në gjetjen e pikëprerjeve të parabolës me boshtet koordinativë dhe gjetjen e syprinës së trekëndëshit që përcaktojnë pikëprerjet e parabolës me boshtet 23 mësues;
Nuk gjejnë dot max dhe min kur jepet ekuacioni i parabolës 23 mësues;
Nuk gjejnë dot brinjën e trekëndëshit kënddrejtë 34 mësues;
Nuk gjejnë dot brinjën e katrorit 14 mësues;
Gabojnë në sipërfaqen dhe vëllimin e sferës 35 mësues;
Gabojnë në gjetjen e probabilitetit të ngjarjes 32 mësues.
E pra, janë mësues me të paktën 5 vjet përvojë pune, janë mësues që kanë bërë “eksperimente” me nxënësit e tyre. Kur mësuesit bëjnë gabime të tilla është herezi të besosh në nivele të larta testimi të maturantëve apo nxënësve të klasave të ndryshme. Një mësues që nuk di për vete, nuk ka se si të vlerësojë nxënësit e tij dhe, më e keqja mundet dhe të vlerësojë gabim, kur nxënësi është shprehur mirë, drejt e saktë.
Qeveria e Rilindjes filloi punë së bashku me fillimin e vitit të ri shkollor, me një numër të konsiderueshëm mësuesish me kontratë të lidhur, jo rrallë thjesht për hir të politikës së ditës, pra trashëgoi dhe një numër të konsiderueshëm mësuesish thjesht “të pafatë”.
Provimi i matematikës dhe jo vetëm, duhet të jenë brumi i analizave vjetore në shkollat përkatëse, mbi të gjitha në instancat e larta drejtuese të arsimit për të gjetur shkaqet dhe marrë masat e duhura që gjendja të ndryshojë si në shumë fusha të tjera të jetës.
Këmbana e alarmit ka rënë duke na treguar se ku e kanë katandisur arsimin.
Zëvendësministrja e arsimit dhe sportit, në një takim me specialistët me të drejtë ka dhënë porosinë që nuk duhet të merremi me të shkuarën e arsimit, por të planizojmë të ardhmen. Drejtë e ka zonja Malaj, por kjo trashëgimi nuk të lëshon dot, nuk mundesh të mos e kujtosh, rëndësi ka të mos e vajtosh e të përcaktosh rrugët, format e mjetet për të dalë nga bataku.
***
Muça: Të pathënat e provimit ku ngelën 10 mijë maturantë

Bashkim Muça është Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, ndërsa në këtë intervistë të shkurtër për gazetën DITA ai ka treguar disa nga aspektet kryesore mbi provimin e matematikës për maturën shtetërore. Pse sivjet numri i maturantëve ngelës ishte mbi 10 mijë dhe si u organizuan provimet. Çfarë tregon rezultati dhe pse i njëjti fenomen ndodh dhe në maturat e vendeve të tjera Evropiane. Ku çalon sistemi parauniversitar dhe specifikat e mësimdhënies për lëndën e Matematikës
Zoti Muça, në cilësinë e Kryeinspektorit për Arsimin, mund të na përshkruani shkurtimisht çfarë ndodhi me testin e matematikës për maturën shtetërore?
Fillimisht dua t’iu them se këtë vit, skema funksionoi. Kuptohet jetojmë në Shqipëri dhe mund të ketë dhe eksese por në pjesën dërrmuese, provimi për matematikën ka qenë mëse rigoroz. Ishte shumë e vështirë të kopjoje dhe të manipuloje sistemin. Ishte thuajse e pamundur të siguroje testin paraprakisht. Në të gjithë vendin ka pasur 212 qendra provimi të shpërndara. Këto qendra ishin në shkolla. Ne ndërtuam një strukturë ku çdo hallkë kontrollonte tjetrën. U krijua një zinxhir, ku hallka e parë ishte administratori që është mësuesi që ruan nxënësit në klasë. Më pas ishte hallka e dytë, përgjegjësi i katit. Më pas vinte dhe menaxheri i qendrës së provimit. Ky ishte personi kryesor që drejtonte mbarëvajtjen e provimit për qendrën. Për qendër, kontrollorët ishin të zgjedhur rastësor por jo të shkollës, por thjesht të lëndës. Pra ata që kontrollonin, nuk kishin asnjë lidhje të mëparshme me ata që testoheshin.
Mund të përmendni një detaj kyç të këtij viti që nuk ka ndodhur në vitin 2013?
Menaxhimi. Ishte thjesht menaxhimi dhe organizimi që u bë vetëm e vetëm me një qëllim, që teza të mos hapej dhe që të mos lejohej kopjimi në klasa. Kaq.
Si komentohet mes jush një numër kaq i lartë ngelësish në tezën e matematikës?
Shikoni, janë rreth 25 për qind të ngelur, por për lëndën e matematikës, shifrat e maturantëve ngelës nuk janë më të ulëta edhe në vendet e tjera. Matematika është një lëndë jo e lehtë. Madje të tilla kanë qenë përmasat e ngelësve dhe para viteve ’90. Në thelb menaxhimi i mirë i testimit dha rezultat duke penguar kalimin pa meritë të atyre që nuk kishin haber nga matematika. Nga ana tjetër në Shqipëri ndodh një fenomen ku mësuesit gjatë viteve të gjimnazit tolerojnë me nota shumë nxënës. Kjo u lejon atyre që të futen në provimet e maturës. Pjesëmarrja e nxënësve në provimin e maturës është ndër më të lartat në Shqipëri. Futen mbi 90 për qind e maturantëve. Disa dhe në mënyrë të pamerituar. Për shembull dikush që e meriton notën 4 në matematikë, mund të jetë vlerësuar me 5 ose me 6 nga mësuesi. Kur ka hyrë në testin e maturës ka dështuar. Pra përqindja e lartë e ngelësve në provimin e maturës i dedikohet dhe këtij fenomeni.
Zoti Muça, DITA disponon disa detaje nga një studim që flet për një gjendje të mjerueshme të formimit dhe përgatitjes së mësuesve të matematikës në vitet e fundit. Juve e keni të konstatuar një problem të tillë?
Përgjithësisht mësues të mirë matematike vërehen tek brezi i mësuesve mbi 40-vjeç. Është fakt i njohur se në vitet 90-2000 dega e matematikës thuajse u braktis. Madje dhe në dekadën e fundit, në këtë degë, ndryshe nga sa ndodhte më parë nuk shkojnë studentët më të mirë. Nuk është një lëndë e preferuar dhe ka një problem në këtë pikë. Kjo situatë sigurisht që ka sjellë rënien e cilësisë në mësimdhënie në këtë degë dhe përbën një problem në këto dy dekadat e fundit.

mesusit e ditur te matimatikes duhet ta kene rrogen me te madhe se ata qe quhen gjyqtare e prokurore.
“MAFIA” ne veprim. poshteruese te shikosh si organizohet korigjimi i testeve (te pekten te lendeve me zgjedhje) nga personat pergjegjes te Agjensise Kombetare te vleresimit. Babezi per te fituar edhe atje ku s’ta merr mendja. Shperndarje e diferencuar e testit per korigjim qe te le dyshimin se behet per qellim fitimi te organizatoreve te vegjel (natyrisht te mbeshtetur). Fytyra te felliqura. Merre vesh Znj. ministre se ç’jane ne gjendje te bejne te pafytyrat qe u ke ngarkuar kete pergjegjesi.
Duhet rritur pergjegjesia e mesim dhenies ne te gjitha nivelet e aresimit dhe te ushtrohet kontroll periodik per vleresimet e nxenesve simester pas simestri dhe jo kjo vetem psh. ne mature. E kunderta do te sjelle keto rezultate. Niveli i shkolles parauniversitare sjell cilesine e dobet te studenteve dhe keshtu me rradhe armaten e specialisteve per Shqiperine ne Europe. Duhet rritur gjithashtu cilesia e mesuesve dhe jo vetem e atyre te matematikes, por qe kjo lende te preferohet si dikur, mesuesit respektive duhet te trajtohen pak me ndryshe.
Mesuesit duhet te testohen paperjashtim,sepse gati shumica jan te pafte.Nuk esht problemi kohor,qe nuk i pergjigjen kerkesave te brezave te rinj,por shumica jan krejtesisht te paafte,per mos thene qe e kan blere dipllomen.Ne nje fshat kam hasur fqinjen tim drejtor shkolle,kur ai ciklin 8 vjeçar nuk ishte ne gjendje ta mbaronte me forcat e veta.Kemi deputete,kryetar bashkie,
juriste.mesues…etj ne masen mbi 50% qe kan blere dipllomat.Reformimi i arsimit kerkon guxim,pothuaj nje rrevolucion,ndryshe debilat qe kemi sot do te shumfishohen.
EshteShume e vertete qe ne shkollat tona japin mesim dhe drejtojne mesues qe jane analfabete. Une kam qene mesues per 15 vite dhe pasi me larguan, ne vendin tim vendosen nje ish-nxenesen time te ciles me zor te madh i kam vene noten 5(pese). Si ajo, ne ate kolektiv prej 45 mesuesish, jane edhe 12 te tjere/a. Une jam detyruar qe femijen tim ta coje ne shkolle private sepse atje ka edhe kuhte por edhe mesues te mire, qe une i njoh. Jo te gjitha sha shkollat private jane te mira, por ndonjehere detyrohemi sepse ne shkollat shteterore ka shume te paafte qe marrin nje rroge e vegjetojne.
Arsimi eshte treguesi i pare se ku shkojme si popull.Ne se do ti besh varrin te ardhmes se nje kombi shkaterroi arsimin me metoda te rafinuara,dhe pastaj s’ka nevoje ta “pushtosh”,ai vend e ai popull pa arsim,si keto qe po shikojme,eshte i vete shkateruar.Jane shpikur lloj lloj forma per te testuar mesuesit,e perseri kemi mesues analfabete,qe nuk njohin gjuhen shqipe,c’ret nga nxenesit qe nuk dine te drejtshkruajne shqip?.Mesuesia nuk eshte thjesht profesion,por mendoj se eshte mission per te ardhmen e nje populli.Sopate e madhe duhet te bjere mbi keta mesues,e drejtori shkollash.Kontrolle te vazhdushme te behen nga drejtorite arsimore.Media duhet te marre pergjegjsite e saj.Garat e shkollave midis rajoneve duhet te behen vazhdimidht e te publikohen rezultatet.Te kontrollohen mesuesit dhe sipas rezultateve te nxenesve te gjenden forma stimulimi per pagat,apo e kunderta.Nuk ka bashkpunim me prindrit,me sofizmen qe nxenesi meson vet e mesuesi udheheq!?.Po lidhja me familjen?.Po ndjekja ne dinamike e procesit mesimor?Po fiktiviteti?Jane keto detyra te shkolles dhe te instancave te tjera?Shume pune duhet te beje i gjith sistemi per te permbysur kete situate.Te shpresojme!
Nuk e duroj dot ate zj Malaj.Ajo ka 5 vjet zv ministre e arsimit dhe ka aq shume pergjegjesi sa nuk ja merr mendja.Politika e Saliut per te hapur dyert e universitetit , per te krijuar nje brez te “shkolluarish” injorante, solli kete gjendje qe mesuesit e matikes nuk dine te bejne veprime me thyesat, apo te gjejne njeren nga brinjet e trekendeshit kenddrejte, aq sa te vjen turp nga statistikat qe kishte nxjerre me lart nje specialist i fushes ne testimin e mesuesve..Vetem aresimi i deri viteve 92-93 kishte baza dhe kerkese te forte llogarie si ne mesimdhenie edhe ne pregatitje pedagoge-studente.Per sa kohe do te blihen diplomat, do ti gjeje politika pune mesuesit, ne do ta kemi te veshtire te ngrihemi nga ky llum ku jemi fundosur.Kam edhe nje verejtje per keta te Rilindjes, duhet te tregohen me te afruar me brezin e 50 vjecareve si ne administrate edhe ne aresim, pasi eshte brezi me i pregatirtu, dhe mund ti berballoje sfidat qe paraqet si arsimi dhe ekonomia e sektoret e tjere.
Mendoj se dy jane problemet kryesore qe lidhen me kete situate me mesuesit e matematikes dhe fizikes :
1-Niveli i ulet i maturanteve qe shkojne ne Fak.Shk.Natyrore.
2-Korrupsioni ne emerimet e mesuesve.