Provimi i shtetit, Vrapi: 50% e mësuesve rezultojnë ngelës

Bora Basholli

“Gjysma e kandidatëve për mësues nuk kanë kaluar në Provimin e Shtetit”. Kështu u shpreh Rezana Vrapi Drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Kjo e fundit theksoj faktin se, më i ulët niveli i kalueshmërisë ka qenë tek studentët që kanë përfunduar programin e arsimit fillor.

Vrapi shtoj më tej se testimet për licencën e mësuesi kanë vënë në dyshim cilësinë e fakulteteve që aplikojnë programet e mësuesi. “Nga 788 kandidatë që kërkuan të merrnin të drejtën e mësimdhënës 50% e tyre rezultuan ngelës, edhe pse kanë fituar diplomën e Universitetit“.

“Në provimin e shtetit më i ulët niveli i kalueshmërisë ka qenë tek ata që kanë përfunduar studimet e larta për arsimin fillor, ku 60% e kandidatëve nuk kanë marrë licencën”.

“49.6% e totalit të kandidatëve janë fitues, pra kanë marrë mbi 50% të pikave. Ka një proces që ka të bëjë me ankimimin e kandidatëve. Është e drejtë e tyre që nëse nuk janë dakord me rezultatin të kërkojnë rishikimin e tij. Ankimimin mund ta bëjnë brenda 5 ditësh nga momenti që kanë marrë rezultatin”

Sipas Vrapit, në një intervistë për Ora News, ngelësit mund ta japin sërish Provimin e Shtetit. Më parë ata mund t`i nënshtroheshin testit deri në 5 herë, por prej tetorit të vitit të kaluar ky limit është hequr.

“Nuk ka një limit me daljen e VKM-së në tetor të 2018 është hequr kufizimi prej 5 herësh. Mund ta japin këtë provim kundrejt një pagese, e cila është e barabartë me atë nga hera e pestë”.

Sipas të dhënave nga Qendra e Shërbimeve Arsimore asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë notën maksimale 10. Tarifa që duhet të paguajnë kandidatët për mësues në lidhje me provimin e licencës është 10 mijë lekë dhe rritet me 2 mijë e 500 lekë sa herë e që e ri-japin.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Shtrëngoje rrypin dhe pago gjobën o derr me zile, se përndryshe nuk bëhesh kollaj mësues rilindjotas. Sa më shumë ta zbrazësh sot portofolin, aq me i vlefshëm do jesh nesër për edukimin roça-poçave.

  • Po patjeter qe te tille do jene kandidatet se te tille i kane edhe mesuesit. Shikoni ç pjella kane dale nga mesues analfabet ne te gjitha nivelet e arsimit. Kur mesues ne fillore nuk dine fjaline me te vogel, kur mesues ne 9-vjeçare jane nula dhe kur me keq ne mes te Tiranes ne gjimnazet me me emer ka mesues qe nuk i dine per vete njohurite se ashtu siç dine ata e kane marre shkollen megjitheqe kane 30 vjet qe japin mesim. Cirkuid do te emertohej kjo ku eshte katandisur arsimi shqiptar. Ne krye te puneve militante, sahanlepires dhe njerez pa skrupuj. Sa per te ardhur keq. Ku po shmojme?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *