Është e çuditshme se pikërisht ata që krijojnë opinion publik dhe merren me ngritjen dhe iluminimin e popullit, pikërisht tek ta, në shkrimet e tyre, vërehet një racizëm latent, një mosdurim kombëtar; sulmojnë racizmin, me qëndrime raciste. Sulmojnë fashizmin me ide fashiste, luftojnë abuzimet duke abuzuar vet.
I tillë ishte edhe artikulli i fundit i Halit Matoshit i cili mund të renditej tek shumë artikuj tjerë ektremist, që mund të lexohen vetëm në shtypin kosovar, në atë Sallamadi -Sistem ku kanosja, kërcënimi, ofendimi, racizmi dhe idetë ekstremiste, shpallen si e drejtë e shprehjes së mendimi të lirë dhe si rezultat i demokracisë, pa pasur idenë se demokracia me shtetin ligjor, ndalon më shumë se sa diktatura komuniste: demokracia mbron dinjitetin e njeriut me ligje dhe ai nuk guxon të preket, të shahet apo mëpërkëmbet. Në një vend ku kanosen të rinjët e manipuluar në Siri me 15 vite burg, por ku motivuesi i tyre është në krye të Bashkësisë Islame.
Në një vend ku profesorët e universitetit i ngjajnë matrapazëve dhe tregtarëve të kafshëve në pazarin e hajvanëve. Në një vend ku patrioti bëhet milioner. Në një vend ku edhe ushtria nuk guxon të quhet armatë, por Forcë. Në një vend, ku nuk ka shenja të një shteti modern, por të një shteti jo urban, fisnor, ku gati nuk mund të dallohet intelektuali nga rrugaçi.Në një vend ku nuk do t’ ishte i tillë, sikur të mos ishte edhe angazhimi i atyre shqiptarëve jashtë saj, jashtë Ballkanit dhe mu në atë vend, ngrihet Matoshi në këmbë dhe sulmon ardhacakët, që qenkan natyralizuar në Kosovë dhe paskan përparuar pikërisht aty. Këtë mendim e thotë pjesëtari i një populli që ka mbi 30 për qind të popullsisë jashtë vendit nga mbahet edhe populli gjallë. Nuk fshihet aty mosdurimi dhe mungesa e tolerancës ndaj një të huaji, por ndaj shqiptarëve që nuk paskan pasur fatin të linden në atë Kosovë parrajsë, ku njerzit prosperojnë. Ai shte ai qëndrim kseonofobik? Jo vetëm. Ai ishte edhe qëndrim provincialist fund e krye.
Mendim me baza të forta tribale. Pa marrë parasysh a pajtohemi me mendimet e Qosjes dhe Hivzi Islamit, duhet thënë e vërteta: Kosova nuk do t’ ishte sot aty ku është sikur të mos ishte ndihmuar nga të gjithë shqiptarët. Dhe ne, jashtë atdheut, edhe pse nuk jemi nga Kosova, me vite të tëra kemi dhënë kontributin tonë, e tani shpallemi në Kosovë: ausländer, stranieri, étranger. Nëse Halil Matoshi nderon veten dhe nuk është i obsesionuar nga idea e kombit kosovar dhe nuk është i detyruar të urrejë shqiptarë të “natyralizuar”, atëherë do t’ ishte shumë e moralshme të kërkonte ndjesë të gjithë atyre që nuk janë nga Kosova, madje edhe neve që nuk kemi pasur fatin të natyralizohemi dhe nuk kemi vjelur gjë nga ajo parrajsë kosovare, por edhe sot, mbrojmë interesat shqiptare në çdo rast dhe në çdo çast kur e kërkon nevoja.

Matoshi eshte nje SHARLATAN prej fshati,qe kerkon te dale si gjeli ne maje te plehut!!!
Nga qe nuk matet dot me aftesi me Rexhep Qosen e ka me te lehte te bashkohet me ARMIQTE E SHQIPTAREVE duke share e mallkuar cdo gje qe ka bere QOSJA i madh!!!Njerez te tille,sharlatane ka plot Kosova dhe Shqiperia,prandaj ne nuk ecim perpara,por terhiqemi ZVARRE pas ISLAMIZMIT OTOMAN!!!
Nuk eshte as e re as e papritur pamja qe kemi para syve:publiciste mediokerr si puna e ketij “gjel- kokoshit” hipin ne grumbull te plehut dhe kendojne kengen e “patriotit”duke e pare veten permes dylbive.Malli qe i ka djegur per bashkimin e trojeve dhe lartesimin e kombit, fsheh urrejtjen ndaj ardhesve ne “eldoradon” e Kosoves.Meqenese Qosja eshte nga Vuthajt e Shqiperise nen Malin e zi,disa patriote te “perveluar” per komb, fe e atedhe, nen Serbi, nuk duan ta shohin bashkeshqiptarin me sy sepse ky u ” ka rrembyer” shkolle e dituri, shkence e akademi.Keta njerez te mberthyer ne instiktin e dominimit vuajne prej okultizmit, qe i ka lene prapa kohes, u bejne hosonara idhujve te tyre falso, duke iu turrur Qoses, me vulgaritetet me te ashpra.Ky soji mediokresh prej kohesh i sherbejne keq Shqiperise e Kosoves,i bien me kembe kokes duke u bere gazi i botes.
Edhe unë do të shkruaja ashtu sikurse Halil Matoshi, nokujt mundet edhe të mos i pëlqej por ja që ashtu duhet shkruar për Rexhep Qosiq i cili gjthëmonë ka mbrojtur komunistët duke përfshirë edhe komunistët Serb
Ti Gani qenke koqe matoshi qe flet keshtu per Rexhep Qosen. O trap flet per Rexhep Qosen jo per Rugoven, di shkrim e lexim ti apo jo?
Mjerane,injorante, te shitur tek serbi jane Matoshi,Ivziu e co.Qosja eshte krenaria e mencurise shqipatre, e qendreses shqiptare, ndaj dhunes serbe.Matoshi nuk din te komunikoje shqip e jo me te kritikoje.Sa njerez te ulet ,te pamoralshem, ,antishqipatr te shpifur ,injorante ,pa vlere e moral, si Matoshi,Hivziu,Lubonja e co.
Halil Matoshi ky Esad Toptani i shekullit 21.