Zhvishu, nëse do të të jap rolin

anazapta

Favore seksuale në këmbim të një roli në film. Para kësaj kërkese janë vënë jo pak herë yjet e Hollivudit. Disa prej tyre, sigurisht femra, rrëfejnë eksperiencat e tyre të para me regjisorët.

Helen Mirren ka treguar se regjisori Maichal Winner në vitin 1964 i kishte thënë që të zhvishej dhe të shëtiste si modele në pistë para tij, në mënyrë që ta shikonte më mirë. Ajo ishte tmerruar me këtë dhe kur e kishte bërë publike, ai e kishte mohuar në tërësi këtë.

Charlize Theron ka rrëfyer se si në moshën 19-vjeçe, kur sapo kishte hyrë në botën e shoëbiznes-it, e kishte ftuar një regjisor në një audicion. Dhe për çudi, ky audicion ishte në një të shtune në mbrëmje, pikërisht në shtëpinë e tij. Sapo kishte arritur atje, ajo e kishte kuptuar se ai dëshironte seks në këmbim të rolit, por ajo nuk kishte pranuar këtë duke i thënë se e ka gjetur një vajzë të gabuar.

Njëri nga audicionet e para të Gwyneth Paltrow, ka përfunduar në mënyrë shumë të pakëndshme. Sapo kishin përfunduar audicionin, regjisori e kishte ftuar që audicionin ta vazhdonin në dhomën e tij të gjumit. Ajo e tronditur ishte larguar nga aty, duke i thënë se nuk i duhet roli i arritur në një mënyrë të tillë.

Një eksperiencë të ngjashme ka rrëfyer edhe Megan Fox. Ajo ka thënë se ishte gëzuar shumë kur kishte takuar një person të suksesshëm dhe me ndikim në shoubiznes, por ishte dëshpëruar shumë kur ai i kishte kërkuar shërbime seksuale për ta shpërblyer me një rol të madh. Ajo thotë se tmerrohet nga ata që një femër e trajtojnë si një copë mishi. Në situata të tilla janë gjetur edhe emra të tjerë si Susan Sarandon, Corey Fieldman, Marylin Monroe dhe Judie Garland.

Share This Article
11 Comments
  • Ka lezet, te gjitha goca te ndershme, asnjera se ka ngrene ate hilene e regjizorit, si te thuash asnjera se ka ngaterruar k..me dollarin.

  • Kafshe te tilla ka me shumice ngado.Kushedi sa do jene shtuar ne numer ne kete katrahuren ku jemi.Por edhe me pare ka pasur “oferta”te tilla,nga drejtori,kryetari,sekretari,pergjegjsi,shefi kuadrit etj.Me kopuku ka qene nje shef kuadri ne nje kantier ne Fierze…..nga ka dale dhe shprehja:A e din pse tkam thirre….

  • Ne ate kohe pati dale thenja e nje “shoqe-je”: Shkon ne pune e do drejtori,pastaj e do dhe sekretari,epo do dhe shefi.Ekur vete ne shtepi e do edhe ai gomari.

  • ylli fango i kerkoi favore seksuale vajzes per ta futur ne pune
    shrytezoi postin shteteror,por nuk hapeshin mbertheckat

  • Per keto probleme pyesni Jozepinen , por mos e lini pa pyetur edhe Rajmonda Bulkun se dicka di edhe ajo .

  • Ne ate kohe pati dale thenja e nje Shoqeje te Partishme: Shkon ne pune e do drejtori, pastaj e do dhe sekretari i Partise, epo mos te ngelet pa gje ja jap dhe shefit. Pu pu, kur vete ne shtepi e do edhe ai gomari. Keshtu kane punuar zellshem grate e PDH se salliut te shiqeres.

  • Keto lajme jepni juve te gazetes Dita. Keto pislleqe ju shkojne juve te komentoni. Mos u ngateroni me tema si puna e “Rruges se Kombit ” e cila eshte e paster si kristali. Juve duhet te merrni per analize perversitete si puna e ketij lajmi me aktoret dhe jo lajme me karakter patriotik.

  • Kështu ka qenë gjithmonë dhe, për fat të keq, kështu do jetë deri sa të gjallojë raca njerëzore. Të habit fakti sesi të gjitha këto aktore që përmenden më lart e paskan refuzuar kontratën. Si i hynë botës së artit, pas këtij refuzimi, apo ia nisën me regjisorë apo producentë eunukë?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *