Provokohet me puthje, heq mbathjet në fushë

anazapta

Incidenti në një ndeshje të kampionatit italian të hendbollit

 

Flitet shpesh për episode pak sportivë që ndodhin gjatë ndeshjeve të futbollit, por këtë herë stafetën e ka marrë hendbolli. Gjatë një ndeshjeje të Serisë A për meshkuj, në Itali, Ivan Stuffer, lojtar i Bresanones, u provokua me një puthje në faqe nga një lojtar kundërshtar, Pasquale Maione. Stuffer e humbi krejt dhe iu përgjigj duke ulur mbathjet. Në këtë moment, gjyqtari e përjashtoi nga loja, por 26-vjeçari vazhdoi t’i ulte mbathjet deri te gjunjët dhe të bënte gjeste të pahijshme ndaj tifozëve. Federata Italiane e dënoi me dy ndeshje pezullim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *