Prrenjas, plaçkiten bizneset në seri, mister autorët

anazapta

Disa dyqane tregtare janë plaçkitur nga persona ende të paidentifikuar brenda një nate në qytezën e Prrenjasit. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se morën denoncime nga 3 tregtarë, S. H., F. D., dhe F. T., banuese në Prrenjas, që dëshmuan se kur kanë shkuar në mëngjes për aktivitetin e përditshëm, i gjetën subjektet të bastisura. Autorët kanë arritur të marrin mallra të ndryshme, konfeksione, kinkaleri, pije, ushqimore dhe të tjera. Policia po heton për autorët dhe ka gjetur shumë gjurmë gishtrinjsh.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *