PS: 62.1 për qind e shqiptarëve jetojnë në varfëri

anazapta

Partia Socialiste ka zhvilluar sot një mbledhje me temë varfërinë dhe metologjinë në institucionet ndërkombëtare. Në kushtet e mungesës së shifrave zyrtare të argumentuara për varfërinë në vend, PS u referohet shifrave të Bankës Botërore, matje të kryera në kontekstin e vendeve të rajonit.

Sipas sociologut Kosta Bajraba, varfëria në vend vijon të rritet. Aktualisht ajo qëndron në nivelin 62.1 për qind sipas BB.

“23 për qind e familjeve shqiptare janë në varfëri,  pra jetojnë në varfëri ekstreme. Ndihma ekonomike mbulon një të tretat e të varfërve. Ndihma nuk mbulon as nivelin e varfërisë ekstreme. Varfëria në Shqipëri është 62 për qind, sipas shifrave të BB, matur në kontekstin e vendeve të rajonit”, tha ai.

Bajraba tha se shifrat zyrtare përsa i përket varfërisë dhe ekonomisë në tërësi nuk janë aspak të vërteta.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *