Vajza e kryeministrit shfrytëzon ambasadorët për t’u lidhur me biznesmenë të huaj që investojnë në Shqipëria. Ambasadori ynë në Arabinë Sudite është ndërlidhësi mes Argita Berishës dhe investitorit Zafar Ansar, i cili pas konsulencës me vajzën e kryeministrit u tërhoq nga investimi.
Ky është denoncimi i radhës nga deputeti i PS, Taulant Balla, i cili prej tri javësh kërkon transparencë për pasuritë marramendëse të fëmijëve të kryeministrit Berisha.
Balla tha se Argita Berisha është mishërimi i konfliktit të interesit për konkurrencën. Duke u ndalur në kundërakuzat e PD-së ndaj kreut të opozitës, Balla tha se “familja e kryeministrit di vetëm të përbaltë”. Balla tha se vajza e kryeministrit duhet të tregojë se kush e paguan për mësimdhënie, një profesion që i sjell fitime marramendëse brenda një viti.