Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratës së Berishës. Në një prononcim për mediat deputetja e Beratit Ermonela Felaj u shpreh se Berishën nuk e shpëton dot asnjë manovër nga humbja e zgjedhjeve. “Asnjë manovër e paligjshme nuk e shpëton dot Berishën dhe shpurën e tij nga ndëshkimi me votë popullore në 23 Qershorit, është shprehur në një reagim të menjëhershëm për mediat deputetja Ermonela Felaj. Duke treguar dosjen e hartuar, në bashkëpunim me nëpunës të ndershëm, lidhur me lëvizjet e popullsisë deputetja tha çdo shkelës do të përgjigjet para drejtësisë. Duke demonstruar edhe për mediat materialin me informacionin e mbledhur deputetja Felaj tha se ai është gati “për ta vënë në dispozicion të drejtësisë, bashkë me çdo shkelje dhe emër shkelësi që do të identifikojmë në këtë proces zgjedhor deri më 23 qershor.”
Reagimi
“Asnjë manovër e paligjshme nuk e shpëton dot Berishën dhe shpurën e tij nga ndëshkimi me votë popullore në 23 qershorit”. Kështu është shprehur në një reagim për mediat deputetja socialiste, Ermonela Felaj.
Duke treguar dosjen e hartuar, në bashkëpunim me nëpunës të ndershëm, lidhur me lëvizjet e popullsisë, deputetja tha çdo shkelës do të përgjigjet para drejtësisë.
Duke demonstruar edhe për mediat materialin me informacionin e mbledhur deputetja Felaj tha se ai është gati “për ta vënë në dispozicion të drejtësisë, bashkë me çdo shkelje dhe emër shkelësi që do të identifikojmë në këtë proces zgjedhor deri më 23 qershor”.
“Në orvatjen e dëshpëruar për të mbajtur pushtetin që po i ikën përditë nga duart, Kryeministri përpiqet çdo ditë të manipulojë shqiptarët me të pavërteta deri edhe absurde.
Sot tha që Partia Socialiste e kundërshtoi në KQZ ndarjen e mandateve dhe tani po kërkon atë që kundërshtoi.
Në fakt jo, ne kërkuam informacion për lëvizjet e dyshimta drejt Kukësit, përpara votës për ndarjen e mandateve, mbi bazën e numrit të popullsisë në çdo rajon.
Informacioni u refuzua. U refuzua edhe Komisioni Hetimor, por ne falë punës në terren, por edhe gatishmërisë që po gjejmë brenda zyrave të shtetit, nga nëpunës të ndershëm që nuk pajtohen me shkeljet e ligjit, e mblodhëm nga burime alternative informacionin.
Ja ku e kemi! Gati për ta vënë në dispozicion të drejtësisë, bashkë me çdo shkelje dhe emër shkelësi që do të identifikojmë në këtë proces zgjedhor deri më 23 qershor.
I sigurojmë autorët e këtyre lëvizjeve dhe cilindo nga zgjedhësit e keqpërdorur që do të shkelë ligjin duke u bërë pjesë e planit të kryeministrit, se do të përballet me drejtësinë sapo më 23 qershor ta çlirojmë edhe drejtësinë nga kthetrat e pushtetit të Saliut, ashtu sikundër e sigurojmë vetë Kryeministrin se asnjë manovër e paligjshme nuk e shpëton dot pushtetin e tij nga ndëshkimi me votë popullore i 23 qershorit,” tha Felaj.
ju te merni gjak ne vetull ju..na trembet tani.. fjalet tuaja as nje miop nuk i beson..ja tu shofim njeher po ju svini dot ne pushtet jo me te te kercenoni per me vone:)
Po s’ mund te vish dot ne pushtet, kur ke te besh me kriminele perballe qe vrasin diten live e naten po ashtu. Ose do u sillesh me te njejten monedhe, te dalesh e ti vrasesh dhe ti, ose do presesh qe populli te zgjohet nje dite e ti rrezoje.
Kemi te bejme me qeveri kriminele me nje kryekriminel ne koke keshtu qe dy rruge jane:
1- Te dalesh ne lufte perballe tyre.
2- Te dale populli ti permbyse.
Ne fund te fundit nga gjithe kjo histori ne populli humbasim, koston ne e paguajme dhe jo politikanet.
Ai do te mbaje pushtetin ,sepse ju keni vetem fjale dhe i keni shpresat tek nderkombetaret te cilet vetem llafe kane ,e pate se si u veprua me k,e bashkise ne tirane,Nderkombetaret vetem nje muaj para fillimit te rrevoltave e quanin Mubarakun dhe Kadafin burra shteti,keta jane nderkomb,per te hequr qafe vucidolin duhet veprim i fuqishem konkret jo llafe e twiter.