Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë përçarë edhe në Përmet.
Shkak është bërë zgjedhja e kryetarit dhe sekretarit të Këshillit Bashkiak. PS-ja i ka bashkuar votat me Partinë Demokratike duke marrë edhe kryetarin edhe sekretarin.
Sipas marrëveshjes, PS-së i takonte kryetari, ndërsa LSI-së sekretari. Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë bashkuar votat me kolegët demokratë për të rrëzuar kandidaturën e LSI-së.
Në fund, Veli Mehmeti i PS-së është zgjedhur sekretar i Këshillit Bashkiak. Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon deputetin Koço Kokëdhima për prishjen e marrëveshjes për ndarjen e posteve në njësinë vendore në fjalë.
Kujtojmë se kreu i Bashkisë së Përmetit vjen nga Partia Demokratike, por e majta ka mazhorancën në këshillin bashkiak. /Dita/
Mire ja kahe bere, ti zhdukin te gjithe militantet e LSI nga bashkite.Jo se keta te tjeret jane me te mire por LSI po rritet si numur vetem duke futur njerez ne pune shteti.Ne pune shteti do veje ai qe e meriton dhe jo ai qe cakton LSI se ka votuar per ate.Nuk ka ci duhen Shqiperise gjithe ato parti, mjafton 2 e majte dhe e djathte, PS, PD e jo 68 a 70 sa jane aty.
Tani katovicaret kane filluar t’i heqin maskat per te demonstruar hapur se ata qe ishim dikur, keta jemi dhe sot.
Kur te bashkohen edhe ne Tirane, demokratures komuniste nuk ka se c’ti dale me perpara.
Prisni, prisni se s’keni pare gje akoma!
Si ne Pogradec dhe Permet, krisjet PS – LSI kane qene evidente, ato do vazhdojne edhe ne te ardhmen me gjithe dashurine “Rama-Meta”.LSI gjithmon ka kerkuar te marri ate qe i takon PS.
E shkreta gjyshja e shqipes qe i shkoi jeta duke ngrene mmmm…eten e i shkreti poet qe sapo e kishte vene Lulin ne shenjester.
Shyqyr qe haleanca vazhdon me besimin e patundur tek partite pa pyetur fare per bazen.