Pak ditë më parë, PS e cilësoi sistemin arsimor si një tjetër dështim të qeverisë “Berisha”. Në një deklaratë për mediat, në kuadër të nismës politike “100 arsye për të mos votuar Berishën”, deputetja Ledi Shamku tha se qeveria nuk ka mbajtur premtimet për arsimin e lartë, duke e dëmtuar këtë sektor të arsimit.
Por një raport alarmant i BB për analfabetizmin funksional në Shqipëri, i publikuar një ditë më parë, bëri që PS të ripërsërisë edhe njëherë nevojën e largimit me votë të qeverisë, pikërisht për këtë arsye: rrënimin e sistemit arsimor shqiptar duke rrënuar shkollën dhe të ardhmen tonë si shoqëri.
“E keqja në arsim po përshkallëzohet dhe këtë alarm e vënë vetë ndërkombëtarët. Para pak kohësh USAID deklaroi 15% analfabetizëm të plotë në këtë vend. Ndërsa dje Banka Botërore në Raportin e saj të fundit shpalli një të vërtetë të frikshme të cilën Partia Socialiste ka kohë që e denoncon. Nga raporti i fundit i PISA, del haptas se 57% e 15-vjeçarëve në shkollat tona janë analfabetë funksionalë. Analfabetizëm funksional do të thotë se pavarësisht se ti mund të dish thjesht të shkruash e të lexosh, mbetesh te ai cak pasi ato pak njohuri nuk të vlejnë për të prodhuar punë e dinjitet për veten, familjen dhe për shoqërinë. Pra janë aftësuar të lexojnë sa për të plotësuar lotot apo për të parë reklamat me të cilat mbushin kohën e lënë bosh nga papunësia. Shikoni grafikun, vendi ynë renditet i katërti nga fundi në botë dhe prapa le vetëm Azerbajxhanin, Kazakistanin dhe Kirgistanin. I katërti nga fundi në botë, për turp të botës. Llogarisni pak ç’do të thotë, cilët janë nxënësit 15-vjeçarë të sotëm. Janë të gjithë të shkolluarit në këto 8 vjet të qeverisjes Berisha, janë ata që e kanë nisur klasën e parë me nisjen e mandatit të tij të parë”, tha Shamku.
Më tej, jao u shpreh se Berisha nuk i ka mbajtur premtimet për arsimin dhe kjo jo në mënyrë të paqëllimshme, por për të mundur të ruajë pushtetin e vet përmes injorancës.
“Ky është vallë arsimi, prioriteti i prioriteteve të Saliut?! Ky në fakt është rezultati i pushtetit të injorancës, të katërt nga fundi në botë. Krejt larg Europës ku duam të integrohemi. Përse vallë e mbolli këtë injorancë Sali Berisha? Natyrisht e mbolli me qëllim dhe qëllimi i tij i vetëm është grabitja dhe ruajtja e pushtetit. Mendimtari ltalo Calvino vëren se: “Në një vend ku shkolla shkatërrohet, shkaku i shkatërrimit nuk janë kurrë as kostot e larta dhe as mungesa e fondeve. Një vend ku shkolla shkatërrohet, është i qeverisur nga ata njerëz që humbasin pushtetin po qe se dija shpërndahet gjithkund”. Kjo është dhe arsyeja vrastare pse Sali Berisha në këto 8 vjet foli për arsimin, por në fakt mbolli injorancën derisa na shtyu krejt në fund të botës me mbi gjysmën e nxënësve analfabetë funksionalë. Që do të thotë se investimi i këtyre familjeve shqiptare në këto 8 vjet është ngrënë i gjithi nga pushteti i Saliut. Ekonomistët e Bankës Botërore përballë këtij fakti deklarojnë sot se ekonomia e Shqipërisë rrezikon seriozisht kolapsin si pasojë e mungesës së burimeve njerëzore të afta për punë dhe se këta 57 % analfabetë kështu siç janë mund të mbeten të papunë”, tha Shamku.
Ajo u shpreh se pas ardhjes në pushtet, PS do të ofrojë zgjidhje reale për një sërë problemesh që prejvitesh mbajnë mbëthyer sistemin arsimor parauniversitar, si klasat kolektive, alterteksti apo largimi nga puna i mësuesve të kualifikuar për shkak të bindjeve të tyre politike.
“Ky degradim merr fund me 23 qershor! Buxheti për arsimin do të marrë peshën që i takon, pra 5% të PBB-së sepse arsimi për ne është politika më e mirë ekonomike. Arsim për ne do të thotë punësim dhe dinjitet. Asnjë fëmijë që për shkak të varfërisë sot nuk shkon dot në shkollë nuk do të mbetet më pa shkuar në shkollë. Do të jemi aty me tekstet dhe paketën shkollore falas. Asnjë fëmijë që për shkak të largësisë së shkollës sot detyrohet të mos shkojë në shkollë nuk do të mbetet pa shkuar në shkollë. Do të vëmë në dispozicion transportin për çdo nxënës që i bie të udhëtojë më shumë se njëzetë minuta në këmbë. Jo më lumenj dhe shtigje që kaptohen në këmbë nga nxënësit. Sot Shqipëria gëlon nga klasat kolektive, ku bëjnë mësim në të njëjtën kthinë e më të njëjtin mësues nxënësi i klasës së parë dhe nxënësi i klasës së pestë. Bota ka thuajse një shekull që e ka shëruar këtë plagë. Këtu tek ne pushteti i Sali Berishës e mbolli sërish. Mbas 23 qershorit do të përballemi me plagën e klasave kolektive që prodhon veç analfabetizëm funksional dhe do ta shërojmë me vullnet politik e pasion profesional. Jo më tekste kuturu që çorodisin mendjet e nxënësve por iu ngucen me pahir mësuesve sepse i përzgjedh klientela e oborrit të Saliut. Qeverisja e Rilindjes do të rilindë dhe krejt procesin e altertekstit duke i dhënë atij dritën e vërtetë të dijes dhe duke e shkëputur nga kapja e interesave të rëndomta. Për ta luftuar këtë analfabetizëm të turpshëm do të rikthehen në punë qysh ditën e parë të Rilindjes së Arsimit të gjithë ata mësues me përvojë dhe përkushtim që pushteti i injorancës i largoi nga detyra për shkak të bindjeve të tyre politike apo të mosbindjes ndaj pushtetit të injorancës. Shikojeni mirë këtë grafik sepse kjo është edhe pikënisja jonë për ta rilindur arsimin. Këtu zë fill edhe premtimi ynë, i qartë dhe konkret. Testi i tjetër i PISA që do të gjejë Shqipërinë në fund të mandatit të parë të qeverisjes sonë, do t’i rendisë nxënësit tanë shumë më afër Europës dhe larg nga ky fund i botës ku gjenden sot”, tha Shamku.
PS: Berisha dështoi me arsimin e lartë, gënjen shqiptarët me universitete private
Deklarata e datës 23 prill – Arsimi i lartë është një tjetër dështim i qeverisë “Berisha”. Në një deklaratë për mediat, në kuadër të nismës politike “100 arsye për të mos votuar Berishën”, deputetja Ledi Shamku tha se qeveria nuk ka mbajtur premtimet për arsimin e lartë, duke e dëmtuar këtë sektor të arsimit.
“Vetëm në Fakultetin Ekonomik, ne kemi një pedagog për 100 studentë, kur duhet të kemi 1 për 18 studentë, sipas Kartës së Bolonjës. Berisha dështoi në akreditimin dhe renditjen e universiteteve. Vetëm gjysma e institucioneve morën pjesë. 65 për qind e universiteteve janë të akredituara, pra po kaq familje janë të gënjyera, pasi vetëm 4 prej universiteteve private kanë statusin universitet. Të tjerat thjesht lëshojnë diploma”, tha Shamku.
Më tej,ajo u shpreh se arsimi i lartë gjendet sot në agoni financiare. “Fondi për shkencën u premtua se do të rritej në 0.66 % PBB. Sot është pothuajse zero. Berisha miratoi reformën financiare në shkelje të Kushtetutës. Kjo reformë bën të mundur që paratë e universitetit publik t’u shpërndahen privatëve, duke dëmtuar cilësinë e arsimit publik”, tha ajo.
Pas ardhjes në pushtet, PS synon të aplikojë një skemë të re financiare për arsimin e lartë. “Ne kemi një skemë të re financiare. Harmonizim mes fondeve publike dhe private. Do të rishpërndajmë universitetet, do të përafrojmë pagat e pedagogëve mes publikut dhe privatit. Do të garantojmë akses online të bibliotekave europiane. Ne kemi edhe ëndrrën, edhe vullnetin për të rilindur arsimin e lartë”, tha Shamku.

Zonja Shamku nuk keni si mund te shpreheni se universitetet shqiptare jane nje genjeshter dhe se suporimi i ture nga qeveria Berisha paska demtuar arsimin publik . Kjo nuk eshte e vertete pasi secili student eshte i mireinformuar mbi shkollen ku do te ndjeke studimet dhe eshte i lire te zgjedhe , ai qe do te studioje , studion si ne privat ashtu dhe ne shteteror.Ju zonja Shamku nuk keni pse ofendoni ato qindra te rinj dhe te reja qe jane diplomuar ne keto universitete private dhe ti quani se na qenken pajisur me nje “diplome” pasi nuk mund te hidhni dem punen e tyre si te investitoreve stafeve akodemike dhe ate te studenteve.
Jo moj Anila cna the… pse zonja Shmaku e conka dem punen e studenteve? Se sa dine ata me diplomat e Sales kete e tregon punesimi pasi mbarojne shkollen se nuk dine te bejne asgje.
Dhe nese e ke lexuar mire prononcimin e PS-se keto nuk jame me alarmet qe nge PS-ja por te dhenat e Bankes Boterore. Jazek cfare bene me arsimin ne Shqiperi keta plehra!
PO ku ka bere ndonjehre gjera te hajrit Sali Ram Berisha? Cdo qe qe nderton ky Monster kthehet ne Piramide me kalimin e kohes.
Jo mor milet jo, nuk ja u ka fajin PS-ja per raportet e Bankes Botrore. Ashtu sic nuk u kishte fajin kur bente raportet me 96.
E ndertoi pallatin burri me lejen e rames? apo po prisni ta perfundoni tani sapo “te merrni pushtetin” ??? Ju jeni te gjithe te degjeneruar te majte e djathte dhe luftoni vetem per pasurimin tuaj, mjere ai popull se cilet politikane i kane rene per pjese.
Ja nje qyfyrexhi i Saliut. Filloi te merret me shpifje dhe me familjen e Shmakut!
A e di Migjeni kete gjendje? Po Petro Nini a e di?.E mjera Shqiperi, ne duar te kujt ke rene.Eshte pikerisht koha qe kudo ne cdo cep e rruge te shkruhen vargjet lapidar.”O moj Shqiperi e mjera Shqiperi. Kush te ka qitun me krye ne hi “.Eshte per te ardhur keq qe nje nga ata qe po i bene varrin Shqiperise dhe arsimit shqipetar, eshte dhe “Sojliu” Ceka.
Kjo eshte nje nga arsyet PER TE VOTUAR BERISHEN !!
mos u mundoni qe te perfshini gjith shqiptaret ne vorbullen e idiotsise suaj PS !
Ne 8 vitet qe Sali Berisha ka qene dhe do vazhdoje te jette ne pushtet njerezit jane shkolluar me se miri, Dhe kjo eshte nje nga arsyet pse duhet te votohet Sali Berisha…
Ha, ha, ha! Besoni Suelen, mos beso ni institucionet nderkombetare!
Nuk eshte qe e shpika une kete , por jane faktet qe flasin zoteri i dashur.
suela te mbeshtes .ke shum te drejte
tju vije zor nga vetja qe nxirrni pergenjeshtrime te tilla !!
ju nuk keni sensin e edukates ne fjale e jo me ta zbatoni ..juve ju shkolloi SAli Berisha o njerez.. se per edi ramen do ishit akoma me lope! 😀
mos u bazoni ne njerezit qe ju rrethojne PS ,per te perfshire gjith shqipetaret ..
Berisha jua beri te mundur qe te arsimoheni ne menyren me te mire te mundshme.. mos e harroni kete..Votat i perkasin vetem atij dhe askujt tjeter.. sepse ai eshte Ndryshimi PERPARA !