Në vijim të fushatës “100 arsye për të mos votuar Berishën”, deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, qeveria ka dështuar me turizmin dhe çështjet e ambientit. Në një konferencë shtypi sot paradite, Bare u shpreh se Berisha nuk ka mbajtur premtimet për trajtimin e ujërave të zezë në zonën bregdetare.
“Në këtë hapje të sezonit turistik 2013 shqiptarët janë dëshmitarë të dështimit të radhës të kryeministrit në ikje. Ai dështoi me turizmin sepse degradoi në shumë sektorë thelbësor që lidhen me rurizmin, njeri prej tyre është mjedisi si pasuri kombëtare,” tha deputeti i PS.
“Në 2005, Sali Berisha premtoi zhvillim të qëndrueshëm. Sot Shqipëria është vendi unikal në Europë ku mungon zhvillimi i qëndrueshëm, ku burimet natyrore si toka, pyjet, shtretërit e lumenjve, bregdeti, peizazhi kanë pësuar degradimin më të madh.
Në 2005 u premtua, se në fundin e mandatit të parë, pra në 2009 do trajtoheshin të gjithë ujërat e zeza në zonën bregdetare. Sot pas 8 vitesh, në të gjithë zonën bregdetare, vetëm në një qytet kemi impiant të lidhur me kanalizimet urbane, që të mund të bëjë trajtim të ujërave të zeza nga pikëpamja kimike dhe biokimike. Kjo gjendje rrezikon jo vetëm zhvillimin e turizmit, por edhe shëndetin e banorëve dhe vizitorëve të këtyre zonave.
Sa i takon landfilleve, sot ka vetëm një të tillë në Bushat dhe ai është jo funksionues.
Në shumicën e qyteteve të mëdha si Vlora, Fieri, Durrësi etj. etj. mbetjet hidhen e digjen pa kriter, të përziera me mbetje të rrezikshme dhe spitalore, duke ndotur ujërat sipërfaqësorë e nëntokësorë si dhe ajrin urban”, tha Bare.
Bare tha më tej se qeveria nuk bën asgjë për të ndaluar shkatërrimin e pyjeve dhe lumenjve.
“Është thelluar dëmtimi i zonave të “mbrojtura,” pyjeve, mbulesës bimore dhe bio-diversitetit. Ambienti nga një trashëgimi e përbashkët natyrore për t’u mbrojtur, është kthyer në një mall të tregtuar në pazaret e pushtetit. Eksporti i druve të zjarrit e qymyrit të drurit lulëzon. Si pasojë e prerjeve të pyjeve ne kemi erozionin më të lartë në Europë dhe ndodhin përmbytje dramatike për nivel të ulët të reshjeve”, tha Bare.
Deputeti socialist u shpreh se me ardhjen në pushtet pas 23 qershorit, PS do të ngrejë Inspektoratin Kombëtar të Pastrimit, që do të mundësojë një Shqipëri pa plehra, brenda mandatit të parë qeverisës.
“Pas 23 qershorit ne do të fillojmë një aksion të pandalshëm për të pastruar nga mbetjet territorin e Shqipërisë.
Ne do të mundësojmë rehabilitim rrënjësor, të pyjeve, të shtretërve të lumenjve, të pasurive ujore, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm, të integruar dhe të përgjegjshëm të mjedisit.
Do të ndalojmë derdhjen e ujërave të zeza në dete, liqene dhe lumenj, për të gjitha qendrat e mëdha urbane të vendit.
Në angazhimin tonë do të përfshijmë dhe të gjithë elementët shoqërorë dhe qeverisës, biznesin, shkollën, shoqërinë civile, median, familjen dhe pushtetin lokal”, tha Bare.

Turizmit elitar i pre’ e sakatimi Qeveritar Berishian!
“Vlora ç’ka qënë ç’është e ç’do bëhet ?!“
Nga: Mehmet Metaj
Kur evokojmë shprehjen profetike të Sami Frashërit “Shqiperia ç’ka qëne ç’është e ç’do bëhet“ me semantikën e saj sinjifikative për një vend që shpresohej të ndiqte rrjedhën normale të zhvillimit kurrë nuk i ka shkuar në mend dhe më të mençurve të të gjitha kohërave se ajo do të mbetej vetëm nje ëndërr për rilindje kombëtare, se Shqiperia jonë ka patur vërtetë rilindas por kurrë nuk ka rilindur vetë. Kjo Shqiperi dikur hijerëndë pas Qeverise së Ismail bej Vlorës dhe Mbretërisë Zogolliane dhe komunizmit Enverian do të mbetej “me krye n’hi siç tha Pashko Vasa dhe pas komunizmit “lavdiplotë” do të ndodhte me komikja ajo do të katandisej në një “lodër kukullash” në duart e Nano-Berishës, dhe gjithfarë sharlatani “pa din e pa iman” që kur i vë përbri të diturve si Samiu apo burrave të shtetit si Ismail Qemali jo vetëm që nuk u besohet Shqipëria dhe Vlora këtyre dordoleceve alias politikan, por as qytetaria Shqiptare. Por me sa duket është e vërtetë dhe thënia që historia përseritet dy herë njëherë në formë tragjike dhe njëherë në formë komike-por kaq komike sa u katandis ky vend nga Nano-Berisha’t s’i ka shkuar në mend kujt.
Po le te evokojmë dhe transpozojmë shprehjen profetike të Sami Frasherit në: “Vlora ç’ka qënë ç’është e ç’do bëhet ?!“ Dhe nëse mund “t’i japim kuptim” sentensës së Samiut të Madh për Vlorën pastaj merret me mend ajo për tërë Shqiperine dhe Kosovë-Metohinë. Dhe per Vlorën ajo do të kishte kuptim vetëm pot u referohemi vlerave historike dhe natyrore që ka ajo. Nuk po bejme “bilancin historic” se ate e ben gjithsejcili lehte. Po le te shohim se ç’u ka bërë vlerave natyrore dhe turistike të Vlorës sistemi ynë i papërgjegjshëm dhe kriminal Qeverisës gjatë këtyre 20-vjetëve tranzicion dhe sidomos kjo e fundit Qeverisja Saliiste-PD-iste?!
– Ashtu si dhe strategjia ambigue e zhvillimit të vendit, ku sundon ekonomia informale dhe Vlora ndonese u tha dikur nga Nano “që pas s’i erdhi historia” se Vlora ka potencial për zhvillimin e turizmit elitar dhe me gjithë miliardat e investimeve në turizëm që janë bërë apo “hedhur” aty nga Qeveritë e deritanishme nuk është punuar asnjë ditë me një strategji e prioritet të qartë për turizmin elitar por ajo ka rënë pre’ e investitoreve mafiozë dhe Qeverive të korruptuara Nano-Berisha dhe nga një perlë e turizmit elitar apo eko-turizmit është kthyer sot në një “magazinë pa çelësa” dhe katrahurë dhe ku po ja merrë frymën porti industrial, parku energjtik i naftës në Gjirin me turistik të Vlorës, parku eoliki Karaburunit, TEC-i dhe depozitat e naftës por dhe investitorëve privatë që kan perfituar dhe synojnë të përfitojnë nga turizmi pa plan në këtë rivierë që do të sfidonte rajonin dhe çudiste botën po të trajtohej e menaxhohej nga nje shtet serioz.
– Si gjithë Riviera bregdetare dhe ajo e Vlorës, dhe nga Narta deri në Ksamil, mafia e tokave në bashkepunim me administratën Qeveritare dhe lokale ka bërë kërdinë me pronësitë e vjetra të tokës, duke shpallur pronarë gjithfarë njerëzish të lidhur me pushtetin, që nuk i lidh asgjë me ato prona, dhe kan zaptuar teritore e ndërtojne pallate tyrli “vikungu” dhe së fundi Riviera e Ujit të Ftohtë është ‘pushtuar” dhe nga Lul Basha nga Dibra por ky ndërton pallate jo vetëm në tokë por dhe në det !.
– Riviera Shqiptare ka vite që trajtohet me vandalizem Qeveritar dhe si pronë private dje e Nanos e Co dhe sot e Berishës dhe Vikinget, duke sakatuar dhe bërë gërmime në Parkun Kombëtar të Llogarasë, Gadishullin e Karaburunin duke ndërtuar “parkun eolik” në kundërshtim me Ligjin e Zonave të Mbrojtura: Nr. 8906 Dt. 6.06.2002.
– Në shkelje flagrante të ketij ligji nisur nga Nano sharlatani dhe bitisur nga sivëllai tij Berishë-hajvani ju një kompanie të huaj 183.000 m2 territor të bregdetit dhe gjirit të Vlorës e gjithë Adriatikut, një vendimemarrje që do trondiste çdo Qeveri të çdo vendi në botë vetëm tek ne kjo kaloj duke injoruar dhe kundërshtitë e ambientalisteve dhe shtypur dhe revoltat e Vlonjatëve dhe burgosur ata gjë që s’e ka bërë dot as fashizmi Musolinian, ndërsa Berishës po “i qajne sytë er miratimin e tre ligjeve dhe futjen e vendit në BE!”..
Vlora ka të shpallura si zona të mbrojtura turistike 45,138 ha, ose 12 % e totalit të Republikës, por këto jo vetëm kan mbetur në letër por ato janë trajtuar me vandalizëm sidomos nga Qeverisja PD-iste, dhe Parku Kombetar i Llogarasë, megjithëse u propzuar nga grupi i ekspertëve kombëtar dhe ndërkombëtar te Strategjisë së Biodiversitetit (2000) të bëhej një park-model tokësor dhe detar me nje siperfaqe te zgjeruar 35,000 ha (duke u shpalluar si zonë e mbrojtur gjerdani-bio-ekologjik “Llogara-Orikum-Karaburun-Sazan kjo nuk u bë nga Qeveria PD-iste për të e kompromentuar nga ndërtuesit e paligjshëm dhe ai sot ka mbetur i rrudhur në një sipërfaqe rreth 1000 ha dhe i kërcenohet çdo ditë nga ndërtimet pa leje që po i kanosen nga të gjitha anët nga Orikumi e përpjetë.
Zonat e mbrojtura të injoruara dhe vandalizuara të Vlorës janë:
1. Porto Palermo, 600 ha,Kat. I-re zone Strikt e Mbrojtur (SPA);
2. PK-Llogara, PK, (1010 ha apo 35,000 ha ?!); Kat. II-te, VKM nr. 96,datë 21.11.1966 dhe V.K.M. 2000 (SPVB)
3. Parku Kombetar Deta “Karaburun-Sazan”, Kat. II, 12,428, VKM nr.289, datë 28.04.2010;
4. Gadishulli Karaburunit, 20,000 ha, RNM, Kat. IV, Urdhër MB, 22.02.1968, 1977,
5. Grykederdhja e lumit Vjosa- Pishë Poro (Vlora), 3,400 ha, Rezerve natyrore e menaxhuar, (Kategoria IV)
6. Zona e mbrojtur “Vjosë-Nartë”, VKM nr.680,datë 22.10.2004, 19,738 ha;
7. Kanioni i Gjipesë, Peisazh i mbrojtur, Kategoria e V, 1,200 ha (SPVB);
Por keto zona perveçse nuk janë trajtuar si të tilla dhe janë mbushur me ndërtime pa leje, me parqe eolike dhe TEC-e, me mbetje nafte as nuk ka nisur puna për një prioritet të zhvillimit të planifikuar turistik dhe eko-turistik pale’ të eko-turizmit dhe të turizmit elitar të tyre.
Përgjigja e kësaj katrahure dhe vandalizme Qeveritare është e thjeshtë si “veza e Kolombit”-Vlora duhet të rivendos dhe të ketë prioritet turizmin (eko-turizmin dhe turizmin elitar) por pa injoruar dhe potencialin e saj portual por ky zhvillim urban pa cënuar të parin apo të gjithën. Kjo strategji dhe ky prioritet e nënvizuar mirë në Qeverisjen Re të PS-së duhet ta ketë si parim-kushtetues për Vlorën, por dhe për Sarandën, Butrintin, Ksamilin, Borshin, Himarën, Qeparon e Dhërmiun, Kuçin, e gjithë rivierën dhe labërinë, tërë teritorin peisazhistik unik jonian nëse duam të fillojmë t’a bëjmë një ditë Vlorën e Ismail Qemalit dhe Shqipërinë e Samiut atë që duhet dhe i ka hije të jetë Vlora dhe Shqipëria.
turizmi nje fushe tjeter ku tregohet deshtimi i berishes dhe kompanise se tij
po ku eshte nje fushe pervec korrupsionit qe ka patur sukses berisha
Turizmi eshte nje tjeter deshtim i Berishes…Ujrat e zeza ende vazhdojne te derdhen ne dete, ne Durres…
Berisha ne cdo sezon verore vetem trefishon me mendjen e tij numerin e turisteve, por nuk sheh kushtet e turizmit ne shqiperi, ku ende ne Sarande e Vlore nuk ka uje e drita. turp i zotit
Bregdeti eshte mbushur me plera, pritet vetem ndonje grup vullnetaresh te pastroi bregun se qeveria ka hall fushate
Ndertimet pa leje kane zene cdo hapsire te zonave bregdetare, cdo vit nderohen me dhjetra pallate, nuk lane pishe pa prere..Asnje plan urbanistik nuk zbatohet..nje katrahure e vertet jane zonat bregdetare
Per me shume vemendje nga turizmi shqiptare, per me shume investime ne kete fushe, ne duhet te votojm Partine Socialiste
Ne shqiperi turizmi malore dhe dimeror eshte harruar fare nga shteti, per te ai nuk egziston, mbahet gjalle vetem nga njerezit qe e duan vendin e tyre dhe duan te promovojne bukurit shqiptare..
Zoti na ka falur nukuri te rralla shteti ne vend qe ti mirmbaje e ti shtoi, por po i shkaterron…..Rilindje
Berisha njeriu vetem qe nuk mund te themi qe punon per shqiptaret .. baza e tij eshte interesi vetjak .. ndaj dhe sot jemi katandisur ne nje mjerim te tille
Ai eshte i deshtuar ne cdo fushe jo vetem ne turizem.
Pastrimi i territorit nga mbetejet e kudogjendura eshte gjeja me e mir qe do te behet.