Partia Socialiste kritikon vizitën e kryeministrit Berisha në Lezhë një ditë më parë. Duke iu referuar takimit elektoral në Lezhë, ku Berisha inuguroi sot rikonstruksionin e një rruge rurale, Ilir Beqja u shpreh se kreu i qeverisë nuk u ktheu përgjigje qytetarëve të Lezhës për papunësinë dhe përmbytjet e tokës çdo vit. Për të argumentuar faktet e tij, Beqja iu referua statistikave zyrtare të INSTAT, një institucion në varësi të qeverisë.
“Sipas njoftimit të zyrës së tij të shtypit, bëhet fjalë për një superstradë me një gjerësi 4 deri në 5 metra. Pra dhe autoveturat mezi këmbehen jo më mjetet për bujqësi. Por, në fakt në Lezhë nuk iu dha përgjigje fshatarëve të Lezhës, pse ata janë më të varfrit në Shqipëri. Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Bujqësisë, të ardhurat vjetore bruto të fshatarëve, në Lezhë janë 1500 dollarë. Pra janë 38% më pak se mesatarja e vendit, apo vetëm 125 dollarë në muaj. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës, shkalla zyrtare e varfërisë në qarkun e Lezhës, është dy herë më e madhe se mesatarja e vendit. 1 në 4 familje në Lezhë, jeton vetëm me ndihmë ekonomike. Nuk dha përgjigje pse nuk paguan dëmshpërblimet, përmbytjen e 2011 në Nënshkodër, meqenëse ishte shumë pranë Shkodrës, nuk dha përgjigje pse nuk vlerësohen dëmet e përmbytjeve të para pak javëve. Fshati shqiptar ka vetëm një rrugë, ‘Rilindjen’ me programin e partisë Socialiste. Pasi me programin e PS, fshatarët brenda 2 vjetësh do marrin certifikatën e pronësisë”, theksoi Beqja.

sepse nuk ka pergjigje pasi ka pas vepra !!
Cfare pergjigje do te jape? Ai cfaredo qe te thote nuk mund te fshehe vuajtjet e mjerimin e familjeve fshatare qe i rrenoi. Nuk i perkrahu per shfrytezimin e tokes bujeqesore, i la te permbyten dhe nuk i demshperbleu asnjehere, se per vete jeton nga gradacele dhe nuk e di kuptimin e fjales permbytje.
ne lezhe qeverisin te majtet dhe duhet te mbajne ato pergjegjesi megjithate ai ka bashkpunuar dhe ka investuar shume
Ne bashkine e Lezhes keshillin bashkiak e kane drejtuar demokratet, prandaj nuk eshte bere asgje, ashtu sic nuk ka bere asgje qeveria. Pastaj, eshte detyre e qeverise per t’i ardhur ne ndihme shtetasve ne fatkeqesi natyrore. Por ka qene kjo qeveri fatkeqesia me e madhe e shqiptareve dhe perballe kesaj harrohet cdo permbytje.
nuk ka pse te pergjigjet pasi ai i ka realizuar ato tashme ..!!
@skerdi
Cfare ka realizuar kjo qeveri? Permbytje sa here bie shi dhe qe tokat bujqesore te mbeten te pashfrytezuara ndonjehere? Apo ka realizuar leket per permbytjen ne xhepat e qeveritareve dhe fshataret e gjore s’i kane pare asnjehere me sy?
Apo rrugen e ngushte qe nuk kembehen dot dy automjete dhe e quan superstrade?
cdo dite e qeverise se Berishes ka qene vuajtje e mjerim per shqiptaret, kane qene dite qe nuk mbaronin kurre dhe qe i ka lene shenje perjete si vitet me te keqia ne historine tone.
Permbytjet do mbeten plage per banoret e ketyre zonave qe duhet te tmerrohen sa here shqiptaret e tjere gezohen kur bie shi se ka drita, nderkohe keta mbeten pa shtepi.
Saliu nuk ka bere asgje keto 8 vite dhe nuk mund te beje me asgje ne te ardhmen. Per te prioritet ka qene vetem pasurimi i familjes se tij, kthimi i pasurive e pronave shteterore per perdorim vetjak. Ai nuk ua dha, as ka per tu dhene me fshatareve as certifikate pronesie, as rimbursime per permbytje, as mbeshtetje per prodhimin vendas, se te gjitha keto bien ndesh me interesat e familjes se tij, per tu pasuruar vetem ata.
Pervec se i ka permbytur vit pas viti asgje tjeter nuk ka bere Berisha per Lezhianet……..Dhe eshte koha qe ato ta denojne per kete me 23 qershore me vote, me note proteste kunder asgjese se Berishe…….
Nuk kishte c’ju pergjigjej sepse ende pa u dhene demshperbimet e para i mbyti serisht 5 here rresht……
Edhe ate pak ekonomi te ngritur nga toka, qe ishte sa per te mjatur frymen gjalle…ja mori uji e tani i kane mbetur vetem fjalet e Berishes, dhe tokat djerr………
Qeveria Berisha eshte nje deshtim total ne cdo fushe……dhe eshte koha ta rrezojme ate me menyre demokratike me vote me 23 Qershor
E c pergjigje tu japi Berisha atyre pas gjithe ketyre gjerave qe u ka bere dhe per mjerimin ne te cilin i ka lene. Ky njeri do ndeshkuar rende nga ne dhe e vetmja menyre eshte ta ndeshkojme me Vote!
Nuk i dha pergjigje sepse nuk kishte nje te tille dhe jo vetem Lezhjaneve por edhe shume qytetareve te tjere. Saliu nuk meriton te qendroje me ne pushtet. Me 23qershor shqiperia do te rilinde 🙂
A i pyeti Berisha fshatare e gjore se sa para kane shpenzuar per ta punuar e mbjelle ate toke, duke ditur cmimin e naftes, farerave, etj? Me siguri qe jo sepse ai nuk u’a di vuajtjen hallexhinjeve se e ka kasaforten plot per vete dhe nuk e di cdo te thote te mos kesh mjell ne shtepi….
Po nuk ka pergjigje Berisha, ka vetem fjale e premitme te rreme….e keron ti mbushe mendjen popullit per ato qe nuk beri dhe i quan te bera, e per ato qe do te premton se do ti beje….U lodhem nga genjeshtrat e tua…tani meriton vetem te zhdukesh nga politika shqiptare njehere e mire…..
Edhe rruget nje kalimeshe superstrada i qan Berisha se ashtu i’a do mushaka drute thote populli, por fshati qe duket nuk do kallauz..se po ta kthej serish me gjuhe te thjeshte popullore…
Shkodranet ia dhane qe tani pergjigjen Berishes..me ikjen e 200 themeluesve te PD, nuk priten me per nje pergjigje nga Berisha qe ka 8 vite qe nuk u’a kthen…..//Tashme eshte koha per Rilindje….
E c’pergjigje tu japo Berisha ketyre?? Kjo eshte nje qeveri qe duhe larguar menjehere nga ai post pasi po na shkaterrojne te gjithe shqiperine. 23Qershori i bekuar shpresoj te vij sa me shpejtttttt