Pas skandalit të publikuar nga media lidhur me kontratën e qeverisë me kompaninë Paton Boggs, Ermonela Felaj deputete e Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me faktin se kjo kontratë nuk mund dhe nuk duhet të paguhet me paratë e shqiptarëve. Në deklaratën e saj për media deputetja socialiste tha se kontrata me kompaninë e lobimit është lidhur nga personi i gabuar, në kohën e gabuar, ka përmbajtjen e gabuar dhe përdor paratë e gabuara. Për deputeten socialiste ky skandal i radhës i Kryeministrit nxjerr sërish në publik faktin se për të mbuluar harxhet e fushatës, Sali Berisha po abuzon sërish me paratë e shqiptarëve.
Reagimi i opozitës
“Dje në media është publikuar kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë e konsulencës dhe lobimit Patton Boggs. Edhe pse kontrata është lidhur në dhjetorin e fundit, ajo është mbajtur e fshehtë nga qeveria shqiptare. Tani që kontrata është bërë publike, jo nga qeveria, por falë medias, del në pah arsyeja e mbajtjes sekret të saj: Qeveria shqiptare po përdor paratë e popullit për të mbuluar harxhet e fushatës së vet elektorale. Kontrata mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Patton Boggs është firmosur nga personi i gabuar, në kohën e gabuar, ka përmbajtjen e gabuar dhe përdor paratë e gabuara.Të gjitha shërbimet që përfshihen në këtë kontratë, duke filluar nga trajnimet e deputetëve apo ministrave, ndërhyrjet për të siguruar intervista në median e huaj, bllokimet e lajmeve negative, promovimin e lajmeve pozitive, apo kurimi i imazhit të Kryeministrit, flasin qartë për një shërbim të kompanisë Patton Boggs në funksion të fushatës së ardhshme zgjedhore,” u shpreh deputetja e opozitës. Me tej ajo ka shtuar se kontrata duhet të firmosej nga zyrtarë të PD-së dhe jo nga qeveria. “Për këtë arsye, kjo kontratë mund të ishte firmosur nga ndonjë funksionar i Partisë Demokratike, por kurrsesi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Kjo kontratë duhet të paguhej nga fondet e Partisë Demokratike, por kurrsesi nga taksat e shqiptarëve. Ajo çka del qartë nga ky tjetër skandal i Kryeministrit është se për të mbuluar harxhet e fushatës, Sali Berisha po abuzon sërish me paratë e popullit,” tha deputetja e Beratit, Ermonela Felaj.
Nje minute Z.Felaj. Mos mendoni gje se Kryeministri dhe Familja eshte keq per 60 mije euro ….
Gaboni dhe shume rende biles. Nuk eshte mungesa e fondeve partijake apo familjare per nje pagese te tille qesharake(sa nje foristrade).Ne te kundert eshte kenaqesia e perdhunimit te fondeve publike ne mungese te nje transparence me to. Ashtu siç ndodhte me financimet e mediave pro qeveritare(u be nje vrime ne uje me ate çeshtje abuzive)po ashtu Saliu ka kenaqesine e nje perdhunuesi seriale qe te shperdoroje leket e taksapaguesve shqipetare. Edhe varrimin e tij politik do ta beje mundesisht sa me te shtrenjte pa prekur asnje qindarke nga xhepat e femijve biologjik apo jo biologjik (si Luli). Ai eshte personi i duhur kriminel,ne kohen e duhur para largimit, me permbajtjen e duhur fallsifikuese dhe sigurisht me parate e duhura per detyrim transparence ndaj ILDKP-se …..