PS: Berisha vazhdon me gënjeshtra të vjetra

redaktor
Partia Socialiste ka akuzuar një ditë pas konferencës së PD për fermerët kryeministrin Berisha se ka lënë fshatin në harresë, ndërkohë që nuk ka përmbushur asnjë premtim të bërë në 2009-ën.

Anëtarja e grupit të punës për programin, Milena Harito, u shpreh se infrastrukrua, çëështja e pronave lënë për të dëshiruar.

“Njerëzit e punojnë tokën me mjete primitive, shumë pak fermerë shqiptar punojnë me mjete bashkëkohore. Pasi gënjeu katër vjet në çdo premtim për fshatin, me pafytyrësinë më të madhe, edhe në konventën e tij, nuk mori as mundimin që të shpikë gënjeshtra të reja, por ricikloi fjalë për fjalë gënjeshtra të vjetra.

Në fjalën e tij të djeshme kishte një premtim të marrë “fjalë për fjalë” nga fjalimi i tij në Parlament, mbajtur në vitin 2009 gjatë prezantimit të programit qeverisës.

Për t’i rifreskuar memorien kryeministrit sklerotik po i kujtojmë sesi të njëjtin premtim të 2009 e rilexoi dje, me moton : zgjedhje të reja – gënjeshtra të vjetra.

Në 16 Shator 2009 në fjalën e programit qeverisës tha: “Qëllimi i gjithë kësaj është që në vitin 2013 fshatrat e këtij vendi të llamburitin njëlloj si lagjet e qyteteve të Shqipërisë”

Dje në konventë tha: “në katër vitet që vijnë, çdo fshat shqiptar do të llamburitë nga dritat, njëlloj si lagjet e qyteteve tona”

Sali Berisha dështoi me çështjen e pronës, çështje e cila ka mbetur e pazgjidhur. Dëshpërimi i fermerëve ka mbërritur në pikën sa dhe ne takimet e stisura me ta, nuk ka vend që të mos ia përmendin”, deklaroi Harito.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *