PS çon në Kuvend kërkesën për përjashtimin e 10 deputetëve të opozitës

Leda Hysa
Albania's opposition lawmakers throw smoke bombs inside the parliament during the election of a temporary prosecutor general, which they consider to be unconstitutional in Tirana, Monday, Dec. 18, 2017. Albanian police have clashed with opposition supporters trying to force their way into and disrupt a session of parliament. (AP Photo)

Pas trazirave të shkaktuara në Kuvend gjatë seancës parlamentare për zgjedhjen e kryeprokurores së re, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të opozitës.

Dhjetë deputetët janë të njëjtët të cilët një ditë më parë u proceduan nga policia për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të uniformave blu gjatë protestës jashtë Kuvendit ku u tentua të çahej kordoni i sigurisë nga mbështetësit e opozitës.

Mes deputeteve të opozitës që ka nisur hetim, është edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Tre prej deputetëve akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa 7 të tjerë, për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Akuza: “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike’

Flamur Noka

Grida Duma

Edi Paloka

Akuza: “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”

Monika Kryemadhi

Flamur Noka

Ervin Salianji

Endrit Braimllari

Kejdi Mehmetaj

Floida Kwrpaci

Klevis Balliu

Gent Strazimiri

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *