Deklarata e Kongresit: Jo zgjedhje të parakohshme! Ngërçi, artificial

Ornela

Pas sesionit të parë të Kongresit të PS-së është miratuar një deklaratë në mënyrë unanime, e cila në thelb i jep përgjigje opozitës mbi kërkesat e saj për ndryshimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, duke dënuar dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.

Në tekst theksohet se “të vetëdijshëm se opozita në papërgjegjshmëri të plotë politike, ka krijuar një ngërç artificial duke braktisur institucionet kushtetuese të vendit, na lind detyra të përfaqësojmë pa asnjë dallim, masën e të gjithë shqiptarëve që duan një të ardhme më të mirë në vendin e tyre, një vend europian, me shumë oportunitete për gjeneratat që do të vijnë”.

Partia Socialiste nuk mund të jetë indiferente ndaj veprimeve të dhunshme dhe antidemokratike të partive opozitare dhe as nuk mund t’i nënshtrohet shantazheve publike jashtë kornizës kushtetuese. Djegia e mandateve nga një grup i deputetëve opozitarë është një akt i pashembullt kundër parimeve të demokracisë dhe parlamentarizmit, por edhe braktisje e përgjegjshmërisë politike, kushtetuese dhe institucionale ndaj vendit dhe qytetarëve. Braktisja e Kuvendit dhe dhuna sistematike ndaj rendit institucional në Shqipëri është një goditje ndaj interesave afatgjatë të Shqipërisë, impaktojnë negativisht imazhin e vendit, minojnë procesin e reformave dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE”, thuhet në deklaratën e miratuar.

Partia Socialiste gjithashtu me anë të kësaj deklarate i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të vijojnë të mbeten të angazhuar e përkushtuar në garantimin dhe ruajtjen e rendit demokratik dhe avancimin e agjendës europiane të Shqipërisë.

“Partia Socialiste është legjitimuar si forcë qeverisëse përmes votës së qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e vitit 2017. Vullneti i qytetarëve i shprehur përmes votës, legjitimiteti i qeverisë dhe afatet kushtetuese elektorale, nuk mund të deformohen me instrumente antikushtetues dhe akte antidemokratike të pakicës jashtë parlamentit. Dialogu parlamentar, politik e shoqëror mbetet e vetmja zgjidhje dhe duhet të jetë i vetmi instrument i promovuar nga të gjithë forcat politike, në favor të vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Ky Kongres vendos piketat për përgatitjen e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të Qershorit 2019 dhe zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2021”, thuhet më tej në deklaratën e miratuar në Kongres.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • DEPUTETET OPOZITARE , NUK JANE NJE GRUP , POR SHUME , ME NE KRYE KRYETARET E FORCAVE POLITIKE OPOZITARE , PAMVARESISHT SE EMERROHEN TE MAJTA APO TE DJATHTA ..! NUK ME INTERESON PER TA , POPULLI TE MBLEDHE MENDJEN , TE ZGJEDHE NJEREZ TE DENJE , TE PUNES DHE JO “MIQ” TE SUPERFUQIVE QE PO CUDITEN ME TA ..! PER MOMENTIN , “ILACI” QE DO TE QETESOJE SITUATEN JANE ZGJEDHJET E JASHTEZAKONESHME , POR ME PARE ELEMENTI I KORRUPTUAR TE DENONCOHET ..!

  • Eshte legjitime Dakort ! Por jo dhe aq e ndershme ! Mos e shitni veten te paster ! Ne se do te kishte nje Parti tjeter pra jo PD dhe LSI legjimiteti i PS do te lekundej jashte mase ! PS ka ecur dhe mund te ec vetem se ka nje Opozite te dobet dhe te pa moralshme ! Eshte pe r te ardhur keq se edhe PS po ecen ne rrugen e PD dhe LSI me shume afera te pista me konciensionet e dhena disa kompanive te dyshimta per korrupsion !
    Edhe PS nuk eshte e paster ! Propaganda e PS ne Kongres eshte bajate gjithashtu propagandistike !
    Shume skandale ne keto kohet e fundit me investimet publike tregojne se Drejtesia akoma nuk eshte ne binar !
    Sistemi i drejtesise eshte rregullatori kryesor i mardhenieve te njerzeve ne prodhimtarine ekonomike dhe investimet !
    Ne Shqiperi ka skema mashtrimi dhe manipulimi te sofistikuara ku investimet publike devijojne ne xhepat e atyre qe kane vulen dhe firmen ! Pra pushtetareve !
    Ne Kongres nuk flitet deri tani per keto skanadle Opozita nuk mund te jete objekti i shkarkimit dhe maskimit te problemeve qe ka shoqeria sot !
    Edhe sikur 5 per qind e atyre qe thote opozita duhet te miren ne konsiderat ! Por PS I HEDH POSHT TE GJITHA !
    kY ESHTE NJE TURP !

    FAJTORI KRYESOR I KRIZES NE VEND JANE TRE PARTITE DHE JO VETEM NJE PARTI !

    Tre krokodilet vec e vec e konsiderojne veten te ndershem !!!!
    Faji e kalojne tek njeri tjeteri !

    Por ajo qe i nxjerr zbuluar eshte gjendja ekonomike dhe konfliktualiteti politik !

    Zihen dhe bejne gam gam si qent !

    Te mencurit dhe ata qe jane te paster te ndershem – nuk zihen nuk bejne zhurm por zgjidhin problet !

    Keta quhen zoterinj !

    Ne Shqiperi nuk a Zoterinj !
    Ka lamasher !

  • Ne kushtet aktuale PS-ja dhe Edi Rama mbeten shpresa e vetme e ecjes se Shqiperise perpara. Fatkeqesisht. Sepse me kete opozite kriminale, te korruptuar, vrasese dhe shkaterrimtare, shqiptaret nuk kane mundesi te zgjedhin me te miren. Vendit i duhet sot nje PD e re, qe te mos jete peng i familjes Berisha dhe kanakarit te tij, Bashes. Shoh nje shprese te riperteritja e PD-se ne rast se ne krye te saj vjen Rudina Hajdari. E vetmja qe nuk i ka asnje borxh dhe detyrim “familjes”!. Ndofta e kunderta. Se “familja” edhe ne qoftese nuk ia ka vrare babain, ia ka denigruar dhe poshteruar ne kulm. Por deri sa ky ndryshim te ngjase PS-ja do te sundoje pa pushim.

  • Një deklaratë llogjike ,llogjike ,llogjike -jo kur ti ngrihet Saliut e Lulit dhe kacibuli Monikës .Populli është gjykatësi më i mirë i veprimtarisë së partive politike ,por dhe kuadrove .Poulli është doktori që mat temperaturën e sejcilës parti ,ajo që punon me temperatur normal vazhdon punën që është PS-ja ,ajo që ka temperaturë të ulët dorzohet e vret veten LSI Monika ,kurse ajo tjetra që ka temperaturë të lartë mbi 40-50 -60 gradë po valon e merr flakë ,për të marrë pushtetin në tavolinë “ikë prift të ulet hoxha ” ,kjo është vërtet e sëmurë mendërisht ,dhe doktori popull mund ti japi ilaqe ose qon në psikiatri .Kjo është PD ja e L.Bashës e Sali Brishës.që rrethon komisarjatin drejtorinë e policisë me Flamur karagjozin e Munika Karin dhe , Bardh-Ziun (spahinë) që flitet se ka qenë edhe ministër i drejtësisë PD-mavrisë Salisë.

    Populli ka aftësi e cilësi të magjishme i shikon partitë politike dhe punën e tyre me një teleskop zmadhues si ajo e observatorve që instaloen nga nasa për gjurmime të yjeve në hapsirë

    Edhe populli i shikon i ndjek i vrojton dhe voton e zgjrdhë më të mirin ,që deri tani PS-ja është[ më i miri

  • Një deklaratë llogjike ,llogjike ,llogjike -jo kur ti ngrihet Saliut e Lulit dhe kacibuli Monikës .Populli është gjykatësi më i mirë i veprimtarisë së partive politike ,por dhe kuadrove .Populli është doktori që mat temperaturën e sejcilës parti ,ajo që punon me temperatur normal vazhdon punën që është PS-ja ,ajo që ka temperaturë të ulët dorzohet e vret veten LSI Monika ,kurse ajo tjetra që ka temperaturë të lartë mbi 40-50 -60 gradë po valon e merr flakë ,për të marrë pushtetin në tavolinë “ikë prift të ulet hoxha ” ,kjo është vërtet e sëmurë mendërisht ,dhe doktori popull mund ti japi ilaqe ose qon në psikiatri .

    Kjo është PD ja e L.Bashës e Sali Brishës.që rrethon komisarjatin drejtorinë e policisë me Flamur karagjozin e Munika Karin dhe , Bardh-Ziun (spahinë) që flitet se ka qenë edhe ministër i drejtësisë PD-mavrisë Salisë.

    Populli ka aftësi e cilësi të magjishme i shikon partitë politike dhe punën e tyre me një teleskop zmadhues si ajo e observatorve që instaloen nga nasa për gjurmime të yjeve në hapsirë

    Edhe populli i shikon i ndjek i vrojton dhe voton e zgjedhë më të mirin ,që deri tani PS-ja është më i miri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *