PS dhe populizmi bajat: Nga Kanabisi, te Ballkani i Hapur, disa kauza që nuk i nxe dot thesi i “Këshillimit Kombëtar”

redaktor

 

Nga Artan Duka

Botuar në DITA

Po bëhet rutinë për qeverinë që përfundimet e Këshillimit Kombëtar t’i përdorë si referencë për qëndrimin e saj ndaj disa çështjeve të rëndësishme në vënd.

Pavarësisht risisë së masivitetit, Këshillimi Kombëtar mbetet një lloj sondazhi dhe si i tillë me pikëpyetje, kundërshti, paragjykime e hamëndje plot nga organizimi, financimi, trumbetimi, pasojat etj.

Për rrjedhojë, duke mos qënë as referendum dhe as zgjedhje e përgjithshme, ai nuk ka as peshën dhe as tagrin për plotfuqi për veprim të mëtejshëm politik.

E thënë kjo, qeveria është gjithmonë e lirë të bëjë çfarë gjykon të arsyeshme e të kuturiset me projekte deri përtej programit zgjedhor që e votëbesoi, edhe pa “viston” e Këshillimit Kombëtar. Se sa mirë apo keq vepron, nëse vizion apo abuzim, këtë koha e vota më pas e tregon.

Pjesëmarrja e gjërë qytetare në Këshillimin Kombëtar nuk është “vulë” për të shtypur “butonin” më pas. Ai është sondazh për reflektim dhe jo argument për veprim ndryshe degradon në alibi e truk politik ndaj vullnetit të qytetarit dhe standartit të përfaqësimit në demokraci.

Ndryshe nga referendumi apo zgjedhjet, Këshillimi Kombëtar, si inisiativë politike e një pale, u paragjykua apo u shpërfill jo pak, duke mos ofruar kësisoj as debat dhe as dialog (bile as monolog) për çështje që na prekin të gjithë.

Temat e rëndësishme që përmbante Këshillimi Kombëtar duhet të jenë pjesë një debati gjithëpërfshirës dhe të detajuar mes të gjitha palëve dhe shumica që vendos është shumica e votës.

Kjo jo se vota dhe shumica janë garanci absolute të së drejtës. Historia është e mbushur me fatkeqësira e autoritarizëm në emër të vullnetit të shumicës (bile, politikanët tanë të shndërruar në fetarë të thekur e dinë mirë se turma dikur zgjodhi… Barabasin!).

Por vota dhe shumica janë më e mira në dispozicion dhe nëse vihet në pikpyetje vota, aq më shumë vihen në pikpyetje sajesa si Këshillimi Kombëtar.

Kauza që nuk i nxë dot “thesi” i Këshillimit Kombëtar

Kur vjen puna tek legalizimi i kanabisit mjekësor, çështja nuk është thjesht vullnet shumice por dhe peshe e argumentit shkencor. Nëse mjekësia e njeh rolin e tij dhe ka treg për të sepse shpëton apo përmirëson cilësinë e jetës, ia vlen të merret në konsideratë edhe pa “viston” e Këshillimit Kombëtar.

Ndërmarrja e sfidave të ditës është tipar i drejtuesit vizionar dhe sa kohë çështja debatohet mes profesionistëve dhe më tej në publik, proçesi kanalizohet në rrugë ligjore dhe shteti e administron korrektësisht atë, Këshillimi Kombëtar mbetet i pavënd.

Ndryshe, sesa llogjika shkencore është Këshillimi Kombëtar ai që aprovon duke krijuar një preçedent për legalizime të mëtejshme kontradiktore në të ardhmen sikurse kanabisi për argëtim etj fenomene sociale tabu.
Ballkani i Hapur është një tjetër “elefant” që nuk mund të struket dot pas një Këshillimi Kombëtar.

Është një çështje parimore e vizionare, bile e vonuar në kohë, që si pararendëse e futjes në BE, i jep paqes e bashkëpunimit rajonal një shtysë më tej. Shmangja e kufinjve është një shtysë për njësimin e kombit shqiptar në rajon. Jemi të ndarë në disa shtete dhe aq sa heqja e kufijve mund të interpretohet si rikthim i Jugosllavisë po aq mund të përjetohet edhe si bashkimi historik i shumëpritur shqiptar!

Një realitet që do e prodhojë nesër anëtarësimi në BE ku sërisht Serbia e fantazma e Jugosllavisë do jenë po aty.

Sfida është ballafaqimi ekonomik në rajon si shtysë për investime e reformim për më tej dhe jo shmangja e konkurrencës, ndryshe, kot që kuturisemi për në BE ku tregu i hapur mbetet premisa bazë. Sa kohë Serbia është vullnetmirë për integrimin në BE, Ballkani Hapur është kohë e fituar për rajonin në rrugëtimin drejt BE.

Koha do të dëshmojë nëse aspirata e Sërbisë drejt BE tejkalon apo jo ndjeshmërinë tradicionale pro-ruse apo atavizmat historikë për realitetin në Kosovë. Ballkani Hapur është një mundësi më tej për të testuar më herët vullnetin e Sërbisë jo vetëm ndaj bashkëpunimit në rajon por dhe vetë synimeve për në BE.

Sa kohë Kosova nuk njihet nga Serbia dhe ajo nuk merr pjesë në të, ai mbetet projekt gjysmak. Ndaj dhe qeveria shqiptare ka detyrimin historik për të argumentuar e vënë kusht njohjen e Kosovës nga Serbia për jetësimin real të tij, ndryshe, Serbia nuk e ka seriozisht.

Një kusht ky që vetë BE ia ka vënë Serbisë për pranimin në të. Dhe nëse Serbia e refuzon, ajo jo vetëm Ballkanin e Hapur por as futjen në BE nuk e ka seriozisht dhe lepuri fle gjetiu.

Por ndërsa për futjen në BE, veton e ka tjetërkush (A do të pranojë BE një kalë-troje të Rusisë që ka probleme territorale në rajon?!), për Ballkanin e Hapur veton e kemi vetë në dorë sa kohë Serbia vijon me avazin e saj.
Ballkani Hapur ka nevojë për vizion, gjithëpërfshirje, realizëm dhe jo këmbëngulje në delir me dekor Këshillimin Kombëtar.

Këshillim apo karshillëk kombëtar!

Ndonse si shoqëri jemi një në dëshirën euro-atlantike, ndahemi në shumë çështje të tjera me rëndësi nga qëndrimi ndaj së shkuarës, prona, drejtësia, instrumentalizimi i fesë nga politika, tabutë sociale etj.

Nëse koha kërkon ndryshim, veprimet konkrete nuk ka pse bazohen në Këshillime Kombëtare me shumica hipotetike por në oferta politike dhe verdiktin e shumicës zgjedhore.

Qeveria Rama ngjan me “fat” kur mendon se ka përballë opozitë që nuk i peshon fjala por që realisht është ngërç për demokracinë. Autoritarizmi nuk ka “brirë” dhe servirja e Këshillimit Kombëtar e citimi i shifrave në kor si argument duke krijuar një preçedent për më pas, është një ogur që mbetet për t’u parë.

Pas tre fitoreve rradhazi, PS dhe qeveria e saj duhet të dëshmojnë akoma më tej përulësi dhe ndroje përballë qytetarit shqiptar, sidomos kur nuk ka rival politik.

Këshillimi Kombëtar nuk ka përse trumbetohet përtej rolit modest të tij dhe “basti” politik me rezultatet e tij nuk çon kund dhe si kryeministri, ashtu dhe “rreshtorët” pas, nuk vënë peng vetëm karrierat e tyre por dhe fatin e PS.

Dikur skenë e shumë “solistëve”, sot PS ka vetëm një të tillë me një “kor” të madh pas gjë që në politikë shkurajon apo deformon të renë në parti. Ajo që po ndodh sot në PD që mbajti gjatë të gjitha “vezët në një shportë”, mund të ndodhë nesër në PS.

Për fat, ndryshe nga PD, ajo është ende në kohë për t’u mos u bërë pre e “unitetit” që prodhon pushteti i gjatë dhe lidhjes së fatit të partisë me të individit pakthim.

Duke filluar me Këshillimin Kombëtar që nuk duhet të kapërcejë rolin e tij duke spekuluar me vullnetin e shumicës, ndryshe, rrezikon të degradojë në populizëm bajat dhe karshillëk kombëtar!

 

Share This Article
25 Comments
  • Keshillimi Kombetar i Rames eshte njelloj si MITINGJET GJIGANDE DISA MILIONESHE qe benin Hitleri dhe Mussolini para fillimit te Luftes se Dyte Boterore,per te VULOSUR deshiren e madhe te popujve te tyre per te sunduar boten!
    Jam i sigurte,qe ne se Rama organizon nje Keshillim tjeter tani duke shtruar pyetjen se ,”Ka zera se eshte me mire qe Shqiperia te kthehet ne MBRETERI me Edi Ramen mbret,a jeni dakort?-jam i sigurte qe do marre pergjigjen nga 1 milion shqiptare se “PO,JEMI DAKORT TE KTHEHEMI NE MBRETERI”!
    Nje popull,qe ne shumice absolute nuk ngop barkun me buke nuk i shkon ne mendje te ndikoje ne vendimarrjen politike,aq me teper kur ka perpara nje SOFIST MASHTRUES te pa pare si Edi Rama,qe diten te ben lajka dhe naten te “NGUL THIKEN”!

    • Gruas tende ja hane ate qe s’thuhet! Njerezit shqiptare jane shume provinciale,injorante, te paedukuar. Nuk i shqip,shqipja e shkruar eshte nje gjysem analfabetizem dhe ti i gruas qe ja bejne … komenton,kur je injorant!

  • “Ballkan i hapur” , apo një e tillë e ngjashme me atë të BE -së në Ballkani perëndimor si ide qëndron dhe duhet bështetur.
    Serbia është aty si komshiu ynë, prej shekuj, duam nuk duam do e kemi dhe dhjetra dekadash apo brezash sërisht komshi. Duke u konfliktuar nuk bëjmë gjë tjetër vetëm sa zgjatim agoninë tonë. Serbia është aq e madhe sa mund të bëhemi ne si shqiptarë nëse heqim barjerat kufitare me shtetet që kanë shqiptarë përbërës të saj.
    Ne nuk po bashkohemi dot me dy shtetformues shqiptarësh , Kosovë -Shqipëri për xhelozi politikanësh dhe vizion diametralisht të kundërt . A thua se jemi aq të pasur e pa probleme madhore? Nuk na i ka faj Serbia, as dhe armatimi i saj.
    Ajo e mer seriozisht që rrethohet nga shqiptarët dhe na i ka frikën.
    Ne kur i dimë dobësinë tona pse nuk bashkohemi?

  • Unë e firmosa 12 pikat e Këshillimit Kombëtar se kam besim se KM E.Rama.Pasi Ai atë që thotë e bën.Ju bët mirë që nuk e votuat,duke treguar se jeni rreshtuarë në foltoren e S.Berishës i shpallur në listën e zezë Amerikane që kundërshton çdo gjë të mirë që bën Qeveria,duke shpifur pa fakte.
    – Me këshillimin kombëtar ER as nuk vjedh e as nuk vret si Saliu.Ai u merr mendim qytetarëve për ato që mendon Ai,të cilat në të ardhmen mund të hidhen në referendum.
    -Por,meqenëse në Shqipëri nuk A OPOZIT,për Qeverinë -Opozitë është populli.Dhe ky popull e ka votuarë PS dhe E Ramën kurdoherë.
    -Dhe nëse firmosja e tyre mbi 60 % (Ma kart in)tregon se ER do marri edhe mandatin e 4,5,6..Dhe berishizmi do ngelet përjetë në opozit.
    Bashkë me Sb do përfundojnë në koshin e plehrave të historisë edhe militantët e tij përfitues 32 vjeçar.
    -FLM DITA.

    • Or Kapterri Ethem Lalaj, or Gomarica madhore KOLONEM i P… leshit. Ik e tregoju atje ne Corrush te Mallakastres kete grade KOLONEM qe te gajasesh edhe bashkekatunaret atje.

    • Ky qe shkruan me siper ne stilin tim, eshte nje kelysh bushtre, te cilin une e kam denoncuar ne SPAK. Ai perpiqet te beje pis figuren time, duke me paraqitur si ushtar te Edi Rames.
      Flm DITA

      • Kapterr Lalaj budallai i shkrete, figura jote e nje rrondokopi nuk behet me pis se c’eshte bajga prandaj kthe bythen mbrapsht e me hap rrjeshtor marsh atje te koteci ne Corrush tek Bushtrat e tua.

  • Fort i nderuar Tan Xhaxho Duka, ai fare “Keshillimi Kombetar” qe te ishte realisht sic ka emrin do ti mjaftonte nje pyetje e vetme drejtuar mbare Keshilluesve kudo ku jetojne : A e kaloni dot muajin me keto rroga, pensione e perkrahje sociale o Popull?
    Dhe nga pjesmarrja ky Keshillim real do ja kalonte atij Keshillimit virtual te gatuar nga Endri Fuga.

    • Vini Berishen K/minister or budallenj te PD! Cfare prisni? RRezoni Ramen dhe vini Saliun . Kaq e thjeshte eshte! Ai do t’u rrite rrogat dhe pensionet me firmat piramidale! Mos humbni shpresen e ardhmja i takon Saliut dhe juve qe i ngjiteni si muti pas kepuce!

  • Problemi me Sondazhin Personal te KM-se, eshte se Ai behet vetem 8 Muaji pas zgjedhjeve te pergjithshme….

    Zgjedhjet jan ato ku populli vendos te mheshtes apo jo politika/orientime apo strategji, te cilat perfshihen ne Programet e garuesve politik…..

    Cfar e pengoi kete zotri, qe keto ceshtje, edhe pse bajate ne formen e tymueses, ti bente pjes te programit politik te partis se vet…???

    Pse dreqin duhet te dalim ne votime, kur ku per ceshtje qe i mendon madhere, ben keshillime ala militantesh e petronazhistesh….

    Me kete veprim ky, ka zhvlettesuar deri ne zero te drejten kushtetuese tonen per te marr pjese, nepermjet votimit, ne Vendimarrjen per jeten dhe te ardhmen ton…..

    Por, ky keshillim ka dhe Malinjitetin brenda:
    KM-ja, nuk mban pergjegjsi per ato qe popullit i jan premtuar , dhe i ka votuar ne zgjedhje, pasi Pelivani KM do ti bindet ketij popullit te dyte, qe e ka keshilluar sic do ai…..

    Dhe ky nuk eshte populizem

    Dhe si e till duhet te hetohet

  • Pa njohjen e Kososoves qeveria shqiptare nuk duhet te kete asnje bashkepunim me Serbine e jo me te heqe kufite! Ballkani i hapur te krijohet pa serbine, asaj ti vihet kusht Kosova dhe pretendim territotorjal nga fqinjet.

  • Gabimi me i madh i Sali Berishes ne mandatin e pare,,ishte pse nuk beri Ramen minister Ceremonish.
    Keshtu edhe do ti mbyllte gojen Rames,,edhe do te shpetonte PS,nga ZOGU I QYQES,qe hodhi nga foleja gjithe vlerat intelektuale qe kishte kjo Parti,por do shpetonte Shqiperine me gjithe popullin e corroditur.

  • ca gjera nje qeveri vizionare I ben kur I kerkon koha edhe pa pritur zgjedhjet e radhes, quhet lidership… merr risk elektoral, nuk fshihet pas sondazheve, ne parim edhe kanabisi mjekesor, edhe ballkani hapur, edhe legalizimi parave te emigranteve korrekt, edhe ndarja nga maqedonia etj jane korrekte e po keshtu eshte dhe kthimi prones apo kompensimi real, vemendja e duhur per shqiptaret jashte sidomos greqi Ku greqia I mohon etj etj, pse me sondazhe do ecet? duhet te behen pika program I zgjedhor e debatohen se me sondazhe mbase del se duhet lejuar prostitucioni e kanuni e drograt pafund, legalizimi probes se rrembyer,.. bej sondazh per te shkuaren, te shohim ke monument do populli ne shesh! boll me gjepurat e shifrave, e drejta mund te mbrohet nga pakica apo dhe nje i vetem qofte por kjo nuk do te those se nuk ka peshe

  • Si mund t’i besohet nje qeverie qe pasi i ka vene ne jete gjithcka na kerkon me Keshillim mashtrues,kur ne nuk na beson as redaksia e gazetes DITA,qe censuron komentet me kritika kunder qeverise,pa asnje banalitet dhe lejon komente me fjalorin me rrugaceror te mundshem kunder kryeministrit etj!

  • Keshillimi ishte nje forme bajate per te arrit dy qellime:

    1 – Te perdoren shifrat e pjesmarrjes si mbeshtetje elektorale per Edvinin mga vet Edvini

    2 – Te bej ato qe i do karriera dhe xhepi Edvinit, duke thene qe i do populli

  • ‘KOMBETARE’ SINONIM I FRJALES ‘KOQE’,’K…’APO TOG TOG FJALESHIT ‘KOKË PALARË’????????

  • PS-ja duhet te marre me shqelma nje legen si Edi Rama.

  • Faleminderit per kete shkrim z Duka.!

    Mos prisni hajer nga bajga e PPSH e ndare ne disa pjese .Dihet eshte e provuar ,gjithe jeten historikisht kelyshet e komnizmit kane qene bythe e breke mender me SERBET .Sidomos nga 45 e deri me sot .Gjerat jane te thjeshta per tu kuptuar . Serbia nuk e njeh Kosoven dhe ky Rama puthet me Vucicin ne Beograd ,pine dhe vere te kuqe me treqind pale qejfe .Sa poshte ka rene tradhetia ,njelloj tamam edhe per problemin cam ,qe as edhe nje here , nuk e ngriten te pakten nje here politiqaret e dhjere ” patriote ” Shqiptare .Me legalizimin e Kanabisit Rama nuk duhet lejuar . Arsyet jane me se te thjeshta . Edhe sikur ta zeme se do e perpunoje per medicin , fabrikat jane shume te shtrenjta , plus edhe nuk do gjeje treg mbi te gjitha . Jane te mbushura plot farmacite ne perendim me kete medikament ,eshte i lire , ka sa te duash , kalohet pa probleme neper kufi eshte legal.. Duhet ta kene te qarte Shqiptaret Shume shtete perendimore e perpunojne dhe shkon ne 3 % doza qe eshte vetem kondra dhimbjeve , por droga i hiqet komplet , kurse Gjermanet me qe kane investuar me me kujdes e kane shpene ne 2 % ..Por po e pati Rama ne vend tjeter, do thithi gjithe rinia shqiptare dhe te haroje fare nga thithja kjo rini qe eshte shqiptare e nga vjen dhe nga e ka prejardhjen , eshte tmerr , sa anti Shqiptare eshte ky Rama ??!!i Politikanet hajdute jo patriote ne te gjithe boten , e kane kollaj te vjedhin ,ta hane rehat , jepi hashash rinise , hapi dhe disko e cdo gje shkon vaj per ta . .Nga ana tjeter duke qene qorra fermeret shqiptare do fluturojne me pras ne mendere nga ekonomia , do ja u grumbullojne fare lire , do tallen me fermeret dhe ne te bleme nga Serbet zarzavate e te tjera per ushqim ,ti bejme xhiro Serbeve .Dhe Rama tja japi eskluzivitetin burazerit te tije ose me emera te tjere , tamam sic ka vepruar me trojet e pronareve sidomos ne trojet e bregdetit .. Kujdes o popull me kete anti Shqiptare .Per ballkanin e hapur dhe per kultivimin e droges ,ta provoje Rama me referendum , dhe do ta shikoje ate te lares me dy mullaqe , populli nuk do e votoje
    .Rama eshte i pa pergjegjshem , e verteton shkelja e kushtetutes qe ai ben non stop posacerisht per pronat . Ky Rama ka bere nje betim para kushtetutes ,pse e shkel kushtetuten apo tall menderen . Ky Rama e ka detyre shtepie ceshtjen e pronave nga Brukseli , per integrimin tone ne BE apo nuk e don shqiperine ne BE . I trembet ligjit dhe transparences se BE . Dhe ngrefet si gjel deti kur thote se do ndahemi nga Maqedonia e veriut , po te vije nevoja per ne BE . Kulmi hipokrizise , cfare kujton ky, se ky eshte i zgjuar dhe te tjeret jane budallenj -.??.Rama duhet ta dije deri ku e ka hapin , eshte vetem nje cop drejtor i pergjithshem ne Shqiperi , duhet me tember plasur te zbatoje ligjin dhe kushtetuten . E nuk eshte Car ,apo Pashah .??!!Zoti Duka dua te falenderoj per kete shkrim ,respekte , por doja te thoja , me qe ju e permendeni opoziten me hallet e carjet qe ka keto kohet e fundit simbas teje , une do e komentoja ndryshe per interesin mbare Shqiptar .
    Dihet kemi 31 vite qe bajga e ndara ne tre a kater pjese te PPSH , kurre nuk kane qene kundershtare ne politike me njeri tjetrin , por ka qene vetem lufte per pushtet per te vjedhur sa me shume .E verteton pa kushte programi qe kane pasur, ka qene i njejte midis tyre ,pa ndryshuar as pike e as presje , dhe te dali po te doje ndonje burre tme kundershtoje sikur nje gje te vogel , do e falenderoja , por ska per te gjetur.
    Zoti Duka :::shqiperise do i filloje malorja e zhvillimit vetem atehere kur .:::

    PARTITE POLITIKE SHQIPTARE DO JENE KUNDERSHTARE NE POLITIKE PA KOMPROMIS ME NJERI TJETRIN ..

    Tamam sic jane partite kundershtare me njera tjetren ne boten perendimore , prandaj kane hecur , jane zhvilluar .
    Respekte z Duka .

  • Keshillimi me publikun ne forma te ndryshme perdoret ne shume vende demokratike….duan apo nuk duan shqupisat ndyresira.

  • Kakarisi pula e jote it te Dukes se gjoja Po Ben veten e kuqe per Pashket. Te ze te grupi I pulave si soj dhe sorollop o Artan Duka.

  • Te kerkosh gjoja se do besh Keshillim Kombetar,kur i ke MBYLLUR GOJEN nje populli te tere qe te ankohen ne cdo zyre shteterore dhe bashkiake kunder padrejtesive qe u bejne zyrtaret e tyre,eshte jo vetem hipokrizi e gjalle,por edhe nje tallje mizore,qe ben ky kryeminister mashtrues antipopullor!
    Rama eshte pushtetari me i [pa pershtatshem,qe duhet per te bere debate,per t’u keshilluar,se atij i pelqen vetem mendja e tij dhe i URREN ata qe kane mendime ndryshe nga ai apo me keq akoma qe e kundershtojne ate!
    Rama as si shok nuk mbahet dot,se ai eshte njeri me cilesi neveritese,ai perdor ne cdo komunikim me te tjeret talljen,cinizmin,arrogancen,perbuzjen etj,aq sa te mos keshe deshire as t’i deshosh emrin e jo me zerin!
    Nuk kam pare,lezuar etj ne jete nje njeri me kaq felliqesira njeheresh ne shpirt si Rama!
    Rama eshte fatkeqesia e shqiptareve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *