PS do të ndryshojë Statutin: Rama ka vërejtje për Rininë dhe Gruan

Ornela

Një grup prej 10 vetash do të përgatisin deri në mars ndryshimet, që socialistët do t’i bëjnë Statutit të partisë së tyre. Me vendim të Asamblesë, ekipi do të drejtohet nga numri dy i partisë, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, e përbëhet nga Arben Pëllumbi, Alfred Peza, Bledi Çuçi, Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali, Ilir Beqaj, Laert Duraj, Senida Mesi dhe Teuta Vodo.

Këto ndryshime pritet të prekin, mes të tjerash, edhe dy forumet e PS-së, atë të të Rinjve dhe forumin e Grave. Fjalët e kryeministrit në mbledhjen e fundit të Asamblesë japin idenë e asaj që pritet të ndodhë, ku për sa i përket FRESSH-it, Rama tha se kishte nxjerrë mësime nga protesta e studentëve.

“Edhe ata që ishin të forumeve të Doktoreshës dhe Artistit thonin ‘nuk i duam forumet këtu’, sepse u vjen turp të thonë jemi të forumeve. FRESSH-i nuk mund të jetë më organizata ekskluzive e rinisë socialiste. FRESSH mund të jetë një nga organizatat. Ne duhet t’u japim mundësinë të rinjve të organizohen si të duan. Ne duhet t’u japim mundësinë edhe atyre studentëve që nuk duan të merren me parti, nuk duan të merren me politikë, që për qëllimet e tyre të organizohen dhe regjistrohen si një grup interesi pranë nesh”, tha Rama.

Funksionimi deri më tani i Forumit të Grave Socialiste nuk i ka pëlqyer aspak kryetarit të partisë, i cili vuri në pikëpyetje ekzistencën në të ardhmen të vet forumit.

“Forumin e Gruas e dëgjoj vetëm kur ka zgjedhje, që zihen gratë me njëra-tjetrën, dhe nuk e shoh as ku është, as çfarë bën. Nuk ka nevojë të kemi forum gruaje. Le të organizohen të gjithë si të duan, pse duhet të kemi forumin e grave komuniste? Për çfarë arsye? Vetëm zihen me njëra-tjetrën kur ka zgjedhje, bashkohen për 8 Mars dhe bëjnë sikur shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën, e këtu mbaron. Për çfarë na duhet neve forumi i grave komuniste? Vetëm për sherr. Ndërkohë që gratë i kemi integruar në parti, ndërkohë që gratë janë integruar në të gjithë qeverinë”, tha më tej Rama.

Ndryshimet statutore do të miratohen në Kongresin e thirrur për më 23 mars, ku pritet që socialistët të bëjnë edhe ndryshime në Asamblenë dhe Kryesinë e partisë, pak muaj larg zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

o.j/dita

Share This Article
17 Comments
  • Keta kerma duhet te largohen perfundimisht nga PS
    PS duhet te riorganizohet neper bazat anembane Shqiperise dhe te bej shkeputje nga monstrat e Rilindjes.

  • Ky bastard Rama i ka vene vetes qëllimin e plote ta shkatroje plotesisht PS me klanin e tij te Ridhjeries. Sa do që te largoje nga PS dhe organizaten e rinise që eshte fidanishtia e saj edhe pse ky felliqesire ka futur helmin e tij prej gjarperi po me sa duket seshte bindur plotesisht se e ka helmuar ate. Ky maskara e kolone e peste ne PS duhet hedhur menjehere jashte radheve te PS sa nuk ka helmuar akoma renjet se trungun e saj e ka thare plotesisht. Poshte ky maskara e kaluar maskarait Shkerdhate Edi felliqesire Rama që jo vetem shkatroi PS po dhe te majten. shqipetare.

    • Ivani I madh,, Rama e ka shkaterruar PSne. Dilni ne baza dhe 90% e elektoratit te majte nuk e duan. E votojme vetem se eshte I PS. E majta ne Shqiperi duhet te beje ndarjen patjeter nga ky bandit I Berishes ne gjirine PS.
      Ose duhet te ndahet e majta ne nje parti me emer te ri, ose duhet te qerroje kete PiS qelbanik me gjithe taborrin e horrave dhe te buceve qe I mban nga pas
      Eshte koha qe Xhufi dhe Moikomi te dalin nga sfera e deklaratave per shtyp dhe te marrin pergjegjesi historike per fatin e Shqiperise.
      Dikush duhet ta filloje ndryshimin. Nese ata ngelen thjesht me deklarata dhe artikuj shtypi atehere eshte e kote, nuk jane me te mire nga te tjeret.

  • Rama je i papere! Gjithmone ben hapa qe cudisin te tjeret. Kaq shume gjera ndryshe ke bere, sa qe te vazhdosh me tej, te ka mbetur te na besh nje minister nga kopshti I femijeve, apo na bej nje minister transverstit, apo na shpik ndonje hero qe I mbante pistoletat si kaubojsat edhe kur ishte lakuriq, et. etj.

  • Rama nuk kupton gjene themelore ,politika nuk eshte shfaqje .Dhe shkaku kryesor i protestes se studenteve eshte vete Rama .Ne radhe te pare mungojne investimet ne industri,sidomos ne deget e rendesishme dhe hitech ku mund te punojne mijra te rinj ne vend qe te vegjetojne rrugeve te qyteteve per te marre nje cope leter pa vlere .Ne se nje i ri mbas shkolles se mesme gjen nje pune te mirepaguar nuk humbet kohen duke jetuar me endrra boshe .Por Rama dhe qeveria nuk kane nje program industrial ,nderkoheqe shtetin po e shnderrojne thjesht mbldhestaksash dhe shperndaers tenderesh .
    Ideja..grupe interesi ..eshte thjesht e perafert me korporativizminn fashist ,pra jo forume per ide ,moral dhe progres por thjesht logjike interesash te grupeve me qeverine .Si rrjedhoje grupet e interesit qe perbehen se pari nga oligarkia ,shtresa e prodhuesve te mesem dhe te vegjel do te kene nen kembet e tyre gjithe pjesen tjeter te popullsise ne bashkepunim me politiken .
    Une e shikoj veretet RININE SOCIALISTE te dobet ,por jo ne ate qe thote. RAMA.Te rinjte jo vetem qe nuk duhen larguar nga PS por perkundrazi duhet te kembengulin per nje kthese drejt politikave te majta duke e vene Ramen nen presion ,deri ne largimin e tij .Populli i majte qe eshte shumica ne SHQIPERI ,nuk eshte prone e RAMES por eshte forca me e madhe e vetmja qe mund ta nxjerre vendin nga varferia .

  • Rajhu i tretë dhe fillimi i fundit

    Me ndryshimet e bëra ditën e premte, është e vërtetë që Edi Rama i habiti të gjithë, por habia, jo gjithmonë lë shije pozitive. Të bësh skup, show, të tërheqësh vëmendjen, quajeni si të doni, bën pjesë në tendencat e kohës. Problemi është se ku do të arrish?

    Do të bëhesh i famshëm në showbiz? Do të fitosh para pa mund?

    Do të gjesh të dashur?

    Apo ke ndonjë motiv më të fortë, që ka nevojë për qasje serioze, siç është drejtimi i një vendi.

    Themelet e pushtetit të pamerituar fillojnë e tronditen, atëherë kur furça s’bën më punë dhe në vend të saj nis e ndjehet pesha e përgjegjësisë.

    Po të analizojmë çdo lëvizje të Edi Ramës, që kur u shfaq për herë të parë në pushtet në vitin ‘99 e deri më sot, 20 vite më vonë, ai karekterizohet nga vaniteti i theksuar dhe mospërgjegjësia.

    Sa herë është gjendur para një problemi, gjëja e parë dhe e fundit që ka bërë është të gjejë një fajtor për t’i adresuar fajin. Me megallomani, megallomani dhe vetëm megallomani ai arriti të na e hedhë të gjithëve. Veshi 2 çorape të kuq, një palë çitjane dhe një megafon në dorë për të trumbetuar perlat e njëpasnjëshme dhe kështu na e mori votën kushedi sa herë rresht.

    Na ofroi 3 qeveri, njëra më skadente se tjetra, ku karekteristikë e përbashkët është mungesa e personalitetit te shumica e anëtarëve të tyre.

    A ju kujtohet ndonjë ministër, të ketë spikatur si personalitet para se të bëhej i tillë dhe nëse po, si përfundoi puna e tij?!

    Unë kujtoj vetëm ata që i degdisi me ceremoni dhe me një shuk mëkatesh qeverisëse në trastë, duke i dhuruar vetes të gjithë luksin e paprekshmërisë, sikur ai, gjatë gjithë këtyre viteve, ishte në koma dhe jo në krye të qeverisë.

    Nuk e di Edi Rama çfarë bënte Ilir Beqja, nuk e di Edi Rama çfarë bëntë Saimir Tahiri, nuk e di Edi Rama çfarë bënte Lindita, as Arben Ahmetaj, apo Damian Gjiknuri.

    Edi Rama e ka me shpirt këtë punë, por ç’e do se janë këta bajlozët, që shfrytëzojnë naivitetin e tij dhe ia hedhin të ziut! Kush e beson?! Eh, kush e beson… .

    Problemi nis pikërisht këtu, te aftësia nuhatëse e Edi Ramës për të zgjedhur njerëzit me papersonalitet si bashkëpunëtorë. Një njeri me personalitet nuk e lë veten të përdoret si letër higjenike për të pastruar pa hezitim fajet e Edi Ramës. Ai nuk ka pse pranon t’i shërbejë padronit pa kushte dhe këtë Edi Rama e di, ndaj i zgjedh të gjithë bashkëpunëtorët njerëz rastësorë në të rëndomtë.

    Edhe Erjon Brace, Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi përveç punëve pa peshë që iu ka lënë në dorë, s’kanë për ta hapur gojën ndonjëherë, përveçse të binden me shumë elegancë, siç kanë bërë gjithmonë.

    Ky është kryeministri Edi Rama, që ta dëgjosh nga ekrani të “merr në qafë” me llafe dhe më keq akoma me pazotësinë e tij si drejtues qeverie.

    Ai ka mangësi të theksuara teknike në të gjitha fushat vitale të qeverisjes dhe mbi të gjitha është diktator në formim.

    S’pranon asnjë këshilltar afër, apo dikë që di, sepse ndjehet tmerrësisht i kompleksuar nga sa pak di vetë e c’është më e keqja nga sa pak kupton.

    Edi Rama është tipiku i çunit të llastuar, që nuk është thelluar kurrë për të zgjidhur një problem në jetën e vet. Ai deri 25vjeç çdo gjë e ka fituar nga pozitat e familjes e fare pak nga ekzibicionizmi i tij.

    Këto dy fakte mund të mjaftojnë për të ardhur në pushtet, por jo për ta ushtruar siç duhet. Ai në kokën e tij mendon se i takon çdo gjë dhe as nuk dyshon në këtë, ndaj dhe ia ka dalë të na bindë shpesh, ta ndjekim në marrëzinë e tij. Por sot na rezulton që kemi humbur më shumë kohë pas fodullëkut të tij, se sa kemi fituar ndonjë gjë.

    Një person si Edi Rama askush s’do ta dëshironte si mik sepse ka rezultuar i pabesë me të gjithë papërjashtim, as si bashkëpunëtor, sepse s’është i zoti të qullosë asgjë përveçse të aktrojë hijerëndin dhe të llafoset pafund, as si prind, mjafton telenovela me të birin që të neveritesh nga soji i njeriut të vogël, as si partner, se koha ka treguar cila tip gruaje mund të rezistojë pranë tij… .

    Pra tendenca e njeriut normal, është ta mbajë sa më larg vetes e punës, një rob të tillë.

    Atëherë pse kjo gjë bëka përjashtim për një kryetar shteti, prej të cilit pritet nivel superior?!

    Prandaj frenimi i tij te qeverisja e tretë dhe e fundit, është detyrë kombëtare. Studentëve të parëve, që edhe kanë nisur një luftë të pastër dhe pa interes, s’duhet t’u shkojë ndërmend të tërhiqen, sidomos tani. Heqja e këtij palo paraziti nga pushteti është detyrë kombëtare dhe do t’i jepte oksigjen vendit.

    Shqipëria do të bëhej një vend i jetueshëm, pa presion qesharak e me shumë të ardhura që nuk do të pengoheshin enkas për t’u vjedhur. Ne nuk do të kishim nevojë të merrnim rrugët e botës, por do të jetonim shumë më mirë të drejtuar nga njerëz teknikë, të papërzjerë në pisllëqe dhe që prosperitetin personal e kanë arritur me pastërti dhe jo si hajdutë.

    Edi Rama është mendja tipike enveriste që s’e imagjinon ta lërë pushtetin pa e rrëzuar. Ai pa i parë njerëzit të vuajnë për bukë, nuk dorëzohet. Vetëm atëherë kur të mos ngelin më këmbë shqiptari, mund t’i vijë fundi natyrshëm, por deri atëherë ai do të shfaqë një neps të frikshëm për pushtet.

    Ne duhet ta nisim duke ia nxjerrë nepsin për hundësh, ashtu siç po na e nxjerr ai ne dëshirën të rrimë në këtë vend. Dikush mund të pyesë po kë të vëmë? Mbajeni veten e di se do të ju duket qesharake, por ne mendojmë Lulzim Bashën të keqen më të vogël ndër të dy. Dhe pas një viti ka të gjitha gjasat të hedhim dhe Bashën. Partitë politike janë asete me pushtet të madh dhe duhet t’i kthehen shqiptarëve.

    Të dy këta i kanë marrë pa mund, njëri duke e blerë me lekët e 20 përqindshave të bashkisë dhe tjetri duke ia dhuruar bashkë me mëkatet e Sali Berishës.

    Skeptikët do të vrapojnë të parët të kundërshtojnë. Ata që janë me të gatshëm te durojnë një psikopat gjithë jetën se të guxojnë ndryshimin, janë dhe ata që përdoren më kollaj. Ndryshimi sado i keq qoftë është gjithmonë më i mirë se stanjacioni. Boll e kemi votuar dhe mbajtur këtë mosmirënjohës mes nesh, është koha ta vrasim frikën dhe të shohim nga e ardhmja. Partia Socialiste ka nevojë për rinovim dhe kjo mund të realizohet vetëm në opozitë. Asnjë nga ne nuk është më aq budalla sa të luftojë për pushtetin e një njeriu. Kemi nevojë për parti të hapur, demokratike dhe ku funksionon kolegjialiteti. Ne s’njohim askënd për më të zgjuar se vehten dhe këtë e ndan vetëm vota e lirë, në Shqipërinë e lirë, pas Rajhut të tretë.

    • Ti thua per inat te vjerres te fleme me mullixhine. Jo, nuk eshte kjo zgjidhja, qe te vije Basha ne vend te tij. Ne rast se PS nuk e heq Ramen, te krijohet nje parti tjeter e majte, dhe votat te shkojne atje. Kjo eshte zgjidhja. Kurre me me PD dhe LSI, se keto jane qe shkaktuan kete gjendje, me vjedhje dhe grabitje, pa u ndeshkuar.

    • E lexoja Shpatarin dhe thosha bravo , por ,
      por , kur si alternativë na jep Bashën kuptova se kemi të bëjmë me një provokator të shitur , me një palaço , se nuk më ngjan si idiot .
      Mos je vetë Basha ti , apo Berisha ?

    • E thue bute,Zef
      Edi rama eshte femija e nje krimineli, femije i sadizuar kur ishte i vogel ,qe tash sadizmin e tij e ushtron mbi ne. Ndoshta pak ne menyre ma bute se ne kohen e babes se tij,se jemi dy gjenerata mbas,po thelbi eshte aty : ky ka nje perbuzje patologjike per tjetrin, sidomos kur eshte i varfer,nuk ka asnje empatie per askkend ,se nuk ka ndjenja njerezore se eshte bir i nje krimineli,i dhunshme ne familjen e tij,e kjo tregon si Rama ka riprodhuar kete skeme familjale…kjo tregon pse ky do gjithmone qe ta ´duam’ sepse trauma e te qenit bir krimineli ne subkonshiencen e tij ,ia thot se nuk je i mire..

  • per derisa ne grupin e punes eshte Blerina Gjylameti qe ben plagjiatura dhe qe e ka mbushur administraten me farefisin e miqte e vet,ke per tia pare hajrin dhe Statutit o shoku Rama.Fajin nuk e ka Statuti,por bylmezet qe ke vene te drejtojne PS qe e shkelin Statutin sa here tu teket per nevojat e tyre. Ti shoku Rame i sheh por hesht me dashje se te pelqen kur PS shkatrrohet avash avash.

  • une di se ne bote ka organizat gruaje dhe ne jemi antar.
    Apo nuk do jemi me pjesmares .
    Une di se ne bote ka organizat Rinie dhe ne jemi antar .
    A po nuk do jemi me pjesmares.
    Mendoj se shkrirja e ketyre organizatave nuk duhet te ndodhe.
    Keto duhet te forcohen.
    Ne arsim 8 vjet e ka pasur PD
    Ne arsim 8 vjet e ka pasur LSI.
    Ne arsim dhe ne vecanti ne universitet Rektoret e dekanet dhe arsimtaret jane antar te PD dhe LSI.

  • Ku mbaron Rilindja e ku fillon PS ?
    Ç’ndryshim ka midis Rilindjes dhe PS ?
    O socialistë ku jini , ae dini ju dallimin midis tyre , unë nuk e di, ma shpjegoni !
    Përditë Edvini merr kuadro nga PD sepse ata të PS ai I përbuz …..
    I duhet rini pa ideal , gra pa ideal , për të shuar farën e së majtës , i don në një thes të rijtë dhe në një thes tjetër gratë me socialistë , demokratë , zogistë , republikanë , gej-të , ballistët posepo , me një fjalë të gjithë .
    Ku je katandisur o Partia Socialiste , o mavri , të mbyti tradhëtia !

  • Sazani,asnje dallim nuk ka : bijte e PPSHse,me metodat e PPShse..
    Sot Rama nuk mundet me ´shkarkue gjithe freshin e grupin e grave,si dikur baba i tij shpirtnor,as me i vra si baba i vete, se me nuk behet ashtu,prandaj kerkon ´vdekjen’ e tyre ne nje menyre tjeter ma te pranueshme per shekullin e ri…
    Po qillimi eshte nje njete do asgjesimin e ´armiqevé te mbrendshme….tash do na dell me komplote,pak ne forme ma moderne nga kazani e mediat…

  • Rinia eshte e ardhmja e PS dhe e Shqiperise..Shperberja e FRESSH dmth shperberja e PS.Nese kete e kerkon Kryetari aktual I PS kjo tregon qarte synimin e tij ogurzi per dobesimin dhe perfundimisht shperberjen e PS.Ky fakt flet qarte se kush eshte ne te vertete Edi Rama.Kongresi qe do te behet ne muajin mars te vendose qe t’i jape nje shqelm ne prapanice ketij uzurpatori qe duke shfrytezuar potencialin elektoral te PS u be kryeminister I vendit.Fati I tradhetareve eshte I njejte.Ne koshin e plehrave te histories!Edi Rama nuk ka asgje te perbashket me socializmin.Delegatet e kongresit kane pergjegjesi te madhe para popullit shqiptar per vendimin e drejte qe duhet te marrin per t’a shporrur nga politika kete sharlatan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *