Kampionati Europian i Futbollit ka shtyrë festën e madhe të socialistëve për 25 vjetorin në datën 12 korrik, por degët e këaj force në rrethe po zhvillojnë një seri aktivitetesh në kuadër të këtij përvjetori.
Dega më e madhe ajo e Tiranës, u mblodh në muzeun historik, në një ceremoni organizuar nga Saimir Tahiri, i cili u cilësua nga të ftuarit si kryetari në detyrë i PS-së së Tiranës.
Në zgjedhjet për drejtuesit e ri të strukturave, Tirana ka zgjedhur krerët e njësive administrative, por kryesia e PS nuk ka përcaktuar ende se si do veprohet me kryetarin e Tiranës.
Thirrja e Saimir Tahirit ishte për shtimin e radhëve të socialistëve
Saimir Tahiri: Jemi në një moment histori dhe reforma në sistemin e drejtësisë është guri i themelit për të bërë atë që duhet Shqiëprinë e të ardhmes. Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer për të arritur deri më sot, por ajo që duhet është të bëhemi bashkë me shqiptarët. PS ishte me 5 mijë anëtarë sot është me mbi 18 mijë anëtarë. Ky është vetëm një hap por duhet të bëjmë më shumë. Duhet të trokasim në cdo derë për tu bërë bashkë me ne për të cuar përpara reformat që ka ndërmarrë qeveria dhe për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë dhe më të drejtë”
Ndërsa kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi bëri thirrje për ringritje të socialistëve
Gramoz Ruçi: Është koha që na duhet një organizim dhe veprim tjetër politik dhe ne socialistët do të dimë siç kemi ngritur të ringrihemi në 1992 për 5 muaj, 1994 për dy vjet dhe në 2007 për 3 vjet të tjera. Prandaj në këtë 25 vjetor të nderuar të zgjedhur të ri në krye të organizatave socialistë të mobilizojmë energjitë tona për të rritur forcuar dhe konsoliduar solidaritetin socialist.
Synimi i PS është që deri në festën e 25 vjetorit të numërojë 150 mijë anëtarë.
